Nga data 21 deri në 31 mars Dielli tek I zjarrti dhe energjiku Dash formon katërkëndesh më Saturnin tek ambiciozi Bricjap,një aspekt i vështirë për Dashin,Gaforrën, Peshorjën dhe Bricjapin të lindur ne dhjetë ditëshin e parë dhe për ata që kanë horoskop ose planetet personale (Hënë, Merkurin,Afërditën dhe Marsin) këndi me gradë 0 deri në 10-të të shenjave të mësipërme.
Dielli tek Dashi krijon mendime liberale dhe pavarësie dhe Marsi tek Bricjapi zgjeron vizionet tuaja, por veprimet tuaja këto dy javë do të jetë egoiste dhe arrogante dhe do të ndikojë tek ata rreth jush.Ju shikoni vetëm ambiciet tuaja duke bërë gabime pakujdesje dhe mbivlerësoni aftësitë tuaja. Ju mund të dëshironi të tregoni veten tuaj më shumë nga sa duhet në këto dhjetë ditë.Nëse ka tensione me disa njerëz të rëndësishëm, pyesni veten nëse ju jeni bërë shkak më kërkesat tuaja të tepërta dhe egos tuaj.
Këto dhjetë ditë në qoftë se paraqitet ndonjë rast (sentimental, profesional, financiar) doni të ndërmerrni rreziqe dhe ti shfrytëzoni.Ndërkohë,urreni çfarë ka të bëjë me imtësira të mërzitshme të rutinës tuaj të përditshme dhe preferoni të angazhoheni në aktivitete të ndryshme,pra është një kohë e mirë për të filluar palestren!Gjithashtu do të jetë e zgjuar nga ana juaj të zgjidhni qëllimet dhe dëshirat tuaja me mençuri dhe të mendoj se çdo veprim I juaj mund të gjenerojnë konkurrencë dhe konfliktin, duke llogaritur pasojat e vendimeve dhe veprimeve tuaja.
Këto dhjetë ditë mund të jenë stresuese dhe imponues për veprimet tuaja,pra duhet të jeni të kujdesshëm për të mos lënë pas dore personat që mund të kënë nevojën tuaj.Ky kënd ju jep sharmin dhe pasionin e fortë këto dhjetë ditë.Gjithashtu, në qoftë se ju jeni të përfshirë në sporte,ju do të keni energji të fortë dhe do të jeni shumë aktive, por vëmendje për aksidente të mundshme.