Merkuri duke lëvizur tek Binjakët nga data 12 deri në 28 Maj, ndodhet në shtëpinë e tij, në shenjën që duhet të udhëheqë. Keshtu që, këtu Merkuri nuk lejon që ndjenjat e tij të bëhen pengesë për ato që duhet të bëhen, pasi dhe Binjakët janë një shenjë të mendimit kuptues. Komunikimi jonë atëher, karakterizohet nga socializimi, shpejtësi, lehtësia dhe në përgjithësi do të ekzistojë shumë dëshirë për të folur me të tjerët. Qartazi, ky pozicion nuk do të sjellë biseda të thella, por thjeshtë do të lejojë komunikimin e mirë.
Për më tepër, Merkuri tek Binjakët, ka lehtësinë për tu marrë me shumë gjëra njëkohësisht dhe të lejojë zhvillimin e interesave të shumta, pasi tani do të jemi më të cuditshëm.
Kalimi i Merkurit nga Binjakët, aktivizon të lindurit në shenja si Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari dhe Peshqit dhe i fton të marrin vendime.Jep mundësi dhe ide të papritura Dashëve dhe Luanëve, dhe krijimi opinionesh dhe lehtësi Peshorjeve dhe Ujorëve.
Kendet që do të bëjë Merkuri gjatë kalimit të tij nga Binjakët
Në 12 Maj, Merkuri krijon trekëndësh me Saturnin e kundërt.Shikoni më shumë rreth këtij këndi.
Në 22 Maj, Merkuri krijon katror me Neptunin.Shikoni më shumë për këtë kënd.
Në 22 Maj, Merkuri takon Afërditën e kundërt. Shikoni më shumë për këtë kënd.
Kalimi i Merkurit nga Binjakët dhe shenjat e zodiakut
Dashi
Merkuri kalon nha shtëpia e tretë diellore, shtëpia e komunikimit, kuptimit, përshtatjes, llogjikës dhe zhvendosjeve.Kështu që, tani mundeni të komunikoni më rezultat, këtë periudhë dhe do të ndjeni se mund të thoni fjalët e përshtatshme, në castin e përshtatshëm tek personat e përshtatshëm.Komunikimi që ju karakterizon nga dialogu, sinqeriteti dhe llogjika, dhe paralelisht mund të reagoni në gjithcka shpejtë dhe me vrull.Eshtë një periudhë e mirë gjithashtu, për të shkuar ndonjë eskursion. Këtë periudhë, për më tepër, do të keni vecanërisht dëshirë për të mësuar dhe do dëshironi të mësoni gjëra të reja nëpërmjet të tjerëve dhe bisedave. Fjala juaj atëher, është pika juaj më e fortë dhe mund t’ju bëjë të mirë, ndaj shfrytëzojeni.
Demi
Merkuri do të lëvizë në shtëpinë tuaj të dytë diellore, në shtëpinë që ka të bëjë me financat tuaja dhe me c’do lloj investimi sentimental dhe material. Kështu që dëshironi, këtë periudhëtë shihni idetë tuaj të bëhen realitet dhe vepra. Nuk do të nxitoheni të veproni por do të merrni kohën tuaj dhe të kontrolloni lëvizjen mirë, sepse doni që gjërat të bëhen drejtë. Dëshironi që gjërat të bëhen me qartësi dhe të jenë mjaft të përcaktuara dhe kështu dëshironi gjithashtu të jetë dhe komunikimi juaj. Në përgjithësi, fundja është një periudhë e mirë për tema ekonomike dhe të pasurisë së paluajtshme, ndërkohë edhe cështjet tuaja profesionale do të favorizohen, nëse lejoni që timoni ta marri llogjika me praktikën. Ndërkohë, ana negative i këtij pozicioni, është se mund të hecin shumë cështje njëkohëshit dhe do t’ju jetë disi e vështirë nëse bëni shumë gjëra njëkohësisht që ju manipulojnë dhe vëmëndjen tuaj.
Binjakët
Udhëheqësi juaj, Merkuri, duke kaluar në shenjën tuaj dhe në shtëpinë tuaj të parë diellore, do të bëjë komunikimin tuaj të arrijë në majat e tij, që fundja dhe është pika juaj e fortë. Fjalimi juaj është i drejtpërdrejtë, i shpejtë, flisni saktësisht për këtë temë, lehtësisht mund të ndikoni dëgjuesit tuaj dhe t'i bindni ata për argumentet tuaja. Përveç kësaj, shpejtësia me të cilën do të lëvizni do të jetë shumë më e shpejtë dhe ritmi i jetës tuaj të përditshme do të rritet. Në fund të fundit, Mërkuri do të ndihmojë gjithashtu përshtatjen tuaj, kështu që nëse ka një çështje të ndryshimit të të dhënave në këtë kohë, mos kini frikë. Sidoqoftë, dobësia e këtij pozicioni është që të menduarit tuaj mund të shkojë në të njëjtën kohë në shumë tema të ndryshme, veçanërisht rreth datës 22/5, dhe përpiqeni të bëni shumë gjëra së bashku dhe shpejt, kështu që ju duhet të gjeni një masë në to dhe tëveproni bazuar në një program.
Gaforrja
Merkuri do të hyjë në shtëpinë tuaj të 12 diellore dhe jus jell në duke, tema që lidhen me nëndërgjegjien tuaj. Kështu, keni një qëndrim për të lëvizur fshehtas këtë periudhë dhe përpiqeni të fshiheni nga të gjithë dhe gjithcka, kryesisht dhe nga vetja. Mbajini të fshehura idetë dhe mendimet tuaja pasi nuk do të ndiheni rehat për t'ju hapur njerëzve, por në këtë kohë do të bëheni një dëgjues i mirë për ata. Do të shihni që punoni më mirë dhe në mënyrë efikase kur jeni vetëm, si profesionalisht ashtu edhe psikologjikisht. Kjo do t'ju çojë në një gjendje rindërtimi dhe përgjegjësie për ato që kanë ndodhur në periudhën e fundit të jetës tuaj dhe ta pastroni atë në mendjen tuaj. Intuita juaj gjithashtu, luan një rol të rëndësishëm gjatë kësaj kohe dhe do të mbështeteni shumë në të. Si përfundim, për shkak se flisni me mjaft emocion dhe mister, mund të fitoni publikun tuaj.
Luani
Merkuri do tëlëvizë në shtëpinë tuaj të 11 diellore, të inovacionit, idealeve, pavarësisë dhe qëllimeve dhe ju ndihmon shumë në zhvillimin personal pasi doni të merrni pjesë në publik dhe për këtë mund të përfshiheni në aktivitete shoqërore dhe të bëheni anëtar i një klubi ose ndonjë lëvizje. Do të kërkoni të kaloni kohë me njerëz me të cilët mund të komunikoni në përgjithësi për çështje të përgjithshme që kanë të bëjnë kryesisht me çështje sociale, por edhe me shqetësimet tuaja shpirtërore. Në të njëjtën kohë, do tëpërpiqeni të punoni në projekte në grup këto ditë, sepse në këtë mënyrë do tëperformoni më mirë dhe keni mundësinë të gjeni zgjidhje jokonvencionale dhe inovative për çështje të ndryshme. Në të njëjtën kohë, kjo pozitë e Mërkurit është e shkëlqyeshme për kontaktet tuaja me njerëzit e mjedisit tuaj miqësor, të cilët madje ju sjellin informacione të rëndësishme, por edhe për pjesëmarrjen tuaj në grupe!
Virgjëresha
Merkuri, udhëheqësi juaj bashkë me Binjakër, kalon nga shtëpia juaj e 10, e karrierës, e pozicionit tuaj social dhe të dëtyrës.Këtë periudhë dëshironi të gjeni mënyra për të arritur aspiratat dhe ëndërrat tuaja dhe Merkuri ju jep mundësinë të mendoni realisht dhe të shikoni figurën më të madhe të gjërave, ndaj dhe ju është më e lehtë të bëni plane afatgjata për jetën. Në të njëjtën kohë, jeta juaj profesionale luan një rol të rëndësishëm këtë periudhë pasi ekziston dhe lëvizshmëri e theksuar dhe zhvillime por do të shpenzoni shumë orë në punë për të mos lënë asgjë përgjysëm. Ana juaj negative e këtij pozicioni, është se ju shqetëson mjaftueshëm mendimi i të tjerëve dhe kjo luan një rol të rëndësishëm në zgjedhjet tuaja dhe në përditshmërinë tuaj, vecanërisht rreth datës 22 Maj. Do të bëheni, atëher, të kujdesshëm në fjalët tuaja, pavarësisht se kjo do t’ju sjellë më pranë personave në pozicion më të lartë se ju në punë.
Peshorja
Merkuri do të lëvizë në shtëpinë tuaj të 9 diellore dhe shoqërore ndaj shenjës së Binjakëve. Kështu që doni të komunikoni mendimet dhe eksperiencat tuaja, ndaj dhe jeni mjaft bashkëbisedues i mirë këtë periudhë.Ama, jeni mjaft të pandryshueshëm me mendimin e kundërt dhe kjo mund të sjellë tensione në jetën tuaj personale. Në përgjithësi, dëshironi të zhvilloni shpirtin tuaj dhe të fitoni dije më të lartë në tema që ju interesojnë dhe ndaj mund të hyni në një procedurë mësimi si një seminar ose të filloni një master ose të mësoni një gjuhë të huaj. Fundja, përditshmëria juaj dhe temat e rutinës ju lodhin, ndërkohë që mund të vini në kontakt me persona që lidhen me jashtë vëndit. Do të gjeni mënyrë për të parë anën më të madhe të gjërave dhe të përdorni saktë informacionet, atëher do të shpërbleheni mjaftueshëm në këtë fushë.
Akrepi
Merkuri do të hyjë në shtëpinë tuaj të tetë diellore, që ka lidhje me plotësimin e nevojave tuaja, psikologjike dhe sentimentale, dëshirën seksuale dhe të gjitha cështjet ekonomike që lidhen me të tjerë. Për shkak se këto ditë do të keni nevojë për tu marrë mjaftueshëm me veten tuaj dhe ta zbuloni në thellësi, do të hyni në një periudhë të mbyllur. Tashmë, nuk ju intereson sipërfaqja e gjërave dhe kërkoni në thelb njohurinë në to. Por kjo, ju bën të mos besoni të tjerët dhe të kontrolloni c’do informacion që do të merrni. Jeni më të mistershëm dhe kjo mund të sjellë tensione në jetën tuaj personale pasi njerëzit mund të ndjejnë se u fshihni gjëra. Komunikimi juaj ama, është mjaft efektiv, pasi fjala juaj do të jetë e fortë, e vendosur dhe me argumenta të forta. Si përfundim, financat tuaja mund të shfaqin tema ga borxhet tuaja ose nga paratë e partnerit, nëse keni portofol të përbashkët.
Shigjetari
Merkuri do të lëvizë në shtëpinë tuaj të 7 diellore, të bashkëpunimit dhe të lidhjeve ndërpersonale. Bashkëpunimet tuaja atëher, do të kenë fjalën e parë në jetën tuaj këtë periudhë dhe c’do lloj marrëveshje, ose profesionale, ose erotike ose shoqërore, do t’ju shqetësoje këtë periudhë. Ndaj keni nevojë për të komunikuar me të tjerët dhe tu afroheni. Këto ditë do t’ju sjellin njerëz të rinj, që mund të vijnë në formën e një kolegu ose të një lidhje të re, e cila do të zgjasë një periudhë të gjatë kohore. Në përgjithësi, fundja, komunikimi me partnerin tuaj përmirësohet dhe kjo ndihmon mjaftueshëm në përditshmërinë e lidhjes.Nëpërmjet fjalës tuaj do të fitoni mbi të tjerët, por nuk do të duroni dot vetminë. Fundja, jeni më efektiv kur punoni në grupe, ndaj kini kujdes nga njerëzit që nuk ju janë të sinqertë rreth datës 22 Maj.
Bricjapi
Merkuri kalon në shtëpinë tuaj të 6 diellore, që lidhet me përditshmërinë, punën, shëndetin dhe programatizimin.Këtë periudhë atëher, do të përmirësoni përditshmërinë tuaj, e cila do të ketë mjaft ritme te forta dhe të shpejtë dhe do të kërkojë maksimunin e mundësive tuaja.nuk përjashtohet të ekzistojë një ngartesë e fortë punë që do të nevojitet për një programatizim të mirë dhe organizim nga ana juaj. Puna juaj gjithashtu, luan një rol të rëndësishëm për ju dhe njëkohësisht mundeni të merreni me shëndetin, ushqimin dhe kujdesin tuaj.Fundja, dëshironi të ndiheni më mirë më veten dhe trupin tuaj në nivel thelbësor. Si përfundim, jeta juaj personale, mund të shfaqë zhvillime brenda ambjentit tuaj të punës, ndërkohë që një njohje e re mund të shfaqet brenda ndonjë kolegu tuaj.
Ujori
Merkuri kalon nga shtëpia juaj e 5 diellore, e lumturisë, argëtimit, krijimit, dashurisë, flirtit dhe fëmijëve. Atëher, do të ndiheni më produktiv gjatë këtij kalimi në nivel të përditshëm, do të përballeni me jetën dhe përditshmërinë tuaj si një lojë këtë periudhë dhe po të përpiqeni të kënaqni sa më shumë mundet, ndërkohë që paralelisht jeni vecanërisht social dhe me humor të lartë. Tani doni të flirtoni dhe do t’ju jepen shumë mundësi për dicka të tillë. Ndërkohë, ana negative e këtij kalimi është se funksiononi me një dozë pjekurie dhe fëmijërie. Në cështjet tuaja erotike do të kaloni në një periudhë të mirë dhe do të afroheni me të dashurit tuaj. Si përfundim. Jeni në një periudhë të mirë për të bërë një fëmijë, nëse dëshironi, ndërkohë nëse keni tashmë prind, do të kaloni kohë me fëmijët tuaj dhe do të merreni me mendimet tuaja.
Peshqit
Merkuri në shtëpinë tuaj të 4 diellore, të familjes dhe të shtëpisë. Atëher, tema që lidhen me këto fusha do të fshaqen këtë kohë, ndërkohë që preferoni tyë kaloni kohë me persona që ndjeni shmë familjarë, ndaj dhe do dëshironi të kaloni më shumë kohëbrenda në shtëpi. Ka mundësi, ndonjë person i rrethit tuaj familjar të ketë nevojë për ndihmën tuaj për të përballur një cështje të tijën.Rrethi juaj familjar, fundja, është mbështetja më e mirë që mund të keni këtë periudhë për c’do cështje. Ana negative e këtij këndi është se jeni më mënyrë të ekzagjeruar sentimental në komunikimin tuaj dhe vështirësoheni me cështje të përditshmërisë, pasi llogjika dhe programi mungojnë, vecanërisht rreth datës 22 Maj.