MARTESA DHE YJET Unë, kur do të vendos kurorë?

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
11/08/2019

MARTESA DHE YJET

Unë, kur do të vendos kurorë?

Sa shpesh e pastroni dollapin? Shkëlqim dhe vetëm shkëlqim do të keni, nëse arrini të pastroni edhe vidat, dhe në fund do ta nxirrni nga muri. Herën tjetër që do të shkoni në kishë qëndroni në rradhë dhe është e mundur që t’i kapni lulet që hedh nusja dhe do të shfaqet partneri yt. Por më pas çfarë ndodh?

Lexoni me kujdes me kë shkoni.

DASHI

 

Qëndrimi ndaj martesës:

 

Shenja që fillon rrethin zodiak brenda një verbimi dhe eksperience të re. Padurimi, nxitimi dhe shpejtësia e lindur e bëjnë atë mjaft të dyshueshëm ndaj idesë së lidhjes dhe jetës shoqërore. Si shenjë e momentit Dashi interesohet më shumë për sundimin dhe fitimin se sa për të mbajtur një lidhje të fortë. Edhe sepse kjo është për të dy sekset e shenjës, energjia mashkullore e Dashit përqëndrohet më mirë tek burrat Dash. Jo se gruaja nuk ka fuqi, por sistemi shoqëror e do pak më të mposhtur. Si shenjë nuk është më e ngrohta në martesë, ndaj dhe kanë një përqindje shumë të madhe në divorce. Nuk duhet të harrojmë se ka qenë shenjë e Marsit që në fillim dhe zoti i luftës nuhat kudo rreziqe dhe çmendet kur shikon se rrezikon liria e tij personale.

DEMI

 

Qëndrimi ndaj martesës:

 

E kundërta nga Dashi, Demi e mbështet më shumë idenë e martesës, mjafton të merren parasysh disa gjëra. Qëndrueshmëria, realizmi, nevoja për siguri materiale dhe sentimentale janë plus për martesën. Natyra e zhvilluar e shenjës përforcon idenë e sigurisë dhe të qëndrimit dhe në qoftë se  tërhiqet deri ku nuk mban më, atëherë dëmton harmoninë e martesës. Kuptimi i disa problemeve praktike të jetës nga shenja dhe të sigurimit material, mund të duket si mosinteresim nga ana e personit tjetër që në të vërtetë nuk është diçka e tillë. Dashuria dhe kimia erotike në kombinim me sjelljen e mirë dhe të saktë të tjetrit, janë gjërat më të duhura që do ta bënin një Dem të martohej.

BINJAKËT

 

Qëndrimi ndaj martesës:

 

Shenja e Binjakëve ka idenë më të mirë për martesën. Kjo ndodh sepse është natyra e shenjës që vështirë lidhet dhe vështirë ndahet. Natyra e zgjuar dhe e gjerë e Binjakëve, vështirë të hyjë në ndonjë lidhje sepse në përgjithësi merr tensione dhe kufizime nga jeta e saj. Si mund të kufizohet kjo shenjë nga momenti që e zotëron Mërkuri me fletë, lajmëtari i zotëve?! Është një shenjë, e cila i shmanget sa më shumë të mundet lidhjes së ngushtë sentimentale dhe personale. Nevoja e tij për ambjent të gjerë dhe ndërrim të shpeshtë të skenave dhe të eksperiencave e bën të duket mendjelehtë në temat e dashurisë. Martesa është tradicionale dhe e rreptë, kështu që është e panjohur për këtë shenjë.

GAFORRJA

 

Qëndrimi ndaj martesës:

 

Gaforrja ka famën e familjarit sidomos në qoftë se është përfaqësuese femër e shenjës. Sunduesja e shenjës së Hënës, nëna e madhe ka një ndjenjë shumë të zhvilluar të sigurisë sentimentale, ndaj dhe shpesh herë gratë Gaforre karakterizohen nga ndjenja e tyre amësore. Por dhe burrat nuk mbeten pas, sepse kanë natyrën e Hënës ndaj ndikohen shumë nga nëna e tyre dhe pastaj nga bashkëshortja e tyre. Në qoftë se  ka lidhje negative psikologjike me familjen, burri Gaforre mund të kërkojë me mani të gjejë gruan ideale të jetës së tij, të cilën që sigurisht nuk e gjen kurrë. Por në përgjithësi burrat Gaforre janë familjarë të shkëlqyer dhe zhvillojnë lidhje shumë të forta. Me njërën mënyrë apo tjetrën dëgjon mendimin e familjes para se të vendosë për diçka.  

LUANI

 

Qëndrimi ndaj martesës:

 

Psikologjia e Luanit nuk është e kundërt ndaj martesës, mjafton që ajo të jetë dakort me kërkesat e shenjës. Luani kërkon shumë gjëra nga jeta e tij. Natyra atësore e shenjës është si rezultat i Diellit, planetit udhëheqës i cili e dallon për zemërgjerësi dhe shkëlqim personal. Dielli mashkullor shkon më shumë me burrin megjithëse dhe gruaja Luan e shikon Diellin e saj gjithmonë në ballin e bashkëshortit të ardhshëm, ndaj dhe është në veçanti e ngrohtë në idenë e martesës. E keqja e tij është se ai shikon më shumë veten e tij dhe shpesh herë nuk shikon kuptimin e rëndësishëm të martesës. Kjo gjë ndodh dhe me gratë. Por njëkohësisht kërkojnë një partner që të jetë i pasur, i fuqishëm dhe që të ketë një shkëlqim të veçantë mbi vete. Përveç besnikërisë që e kanë të dy sekset, burri Luan do të ndjehet si zot në shtëpinë e tij.

VIRGJËRESHA

 

Qëndrimi ndaj martesës:

 

Programimi, kritika dhe qëndrimi skolastik i shenjës ndaj të gjithë aspekteve të jetës krijojnë një skemë ndoshta të vështirë ndaj martesës. Si shenjë e dhurimit dhe e shërbimit ka ndjenjë më të madhe detyrimi ndaj jetës. Parimi punëtor i lindur ndikon me mënyra të ndryshme në idenë e martesës që kalon nga mikroskopi i zbërthimit, diçka që është e ditur me rreziqe. Ndaj dhe humbet shpesh herë treni, meqë Virgjëresha sheh pemën dhe jo pyllin. Kjo shpjegon gjithashtu ekzistencën e martesave mes Virgjëreshave. Si shenjë tradicionale e Mërkurit gjithçka mund të kalojë nga truri. Detyrimi luan gjithmonë rolin kryesor ndaj dhe ka si qëllim të kalojë nga të gjitha anët e jetës.  

 

PESHORJA

 

Qëndrimi ndaj martesës:

 

Në simbolizimin e rrethit zodiak është përfaqësues në idenë e martesës. Pozicioni i tij në mesin e rrethit simbolizon balancë mes nevojave të tij dhe nevojave të të tjerëve. Është i pasuruar me cilësi, që janë më të pranueshme ndaj martesës si takt, respekt, diplomaci etj. Natyra e tij e theksuar shoqërore e bën të kërkueshëm ndaj dhe ka shumë të njohur rreth tij. Si njeri është ambicioz, që i pëlqejnë fjalët e bukura të të tjerëve, por njëkohësisht është dhe i pavendosur sepse merr parasysh gjithçka. Gruaja Peshore është më afër psikologjisë së shenjës se sa burri. Rëndësi ka se janë persona të dashuruar me idenë e martesës sepse kanë nevojë për shoqëri. Vetmia në përgjithësi është armiku më i rrezikshëm për ata.

AKREPI

 

Qëndrimi ndaj martesës:

 

Natyra e Akrepi të shkakton shumë dhimbje koke tek ai që do të vendosë të jetojë me të. Por është një shenjë shumë e thellë shoqëruese, e cila jep rëndësi në çdo lloj ndërrimi energjik dhe sidomos në ndjenja dhe në pasionin e madh. Dëshira e sekreteve, mbyllja në vetvete dhe shumëllojshmëria e ndjenjave i japin ngjyrë dashurisë dhe martesës, por njëkohësisht duhet të jetë i pregatitur dikush që të përballojë ndjenjat e vrullshme. Natyra e tij nuk e përballon jetën dhe sigurisht as martesën. Ana e qëndrueshme dhe e plotë e shenjës, mund të reagojë me kalimin e kohës me mendjelehtësi. Kjo shenjë jep shumë erotizëm për të dy sekset.

SHIGJETARI

 

Qëndrimi ndaj martesës:

 

Natyra e mençur dhe e zjarrtë e Shigjetarit vështirë të pranojë çdo lloj lidhje sidomos atë të martesës. Vendbanimi tradicional i Jupiterit shtyn në çdo lloj faze dhe Shigjetari është një shenjë e cila kërkon të zbulojë horizonte të reja. Është kërkues i peripecisë, ka etje për dije dhe ndërrim mendimesh, ndaj dhe vështirë të qëndrojë diku. Kështu Shigjetari nuk lidhet lehtë. Kjo nuk do të thotë se nuk interesohet për lidhjet personale, por i jeton dhe ato si një peripeci. Ndaj dhe është shumë e mundshme që Shigjetari të gjendet më shumë në rrugë se sa në shtëpi. Kështu që edhe divorcet janë shumë të shpeshta për Shigjetarët.  

BRICJAPI

 

Qëndrimi ndaj martesës:

 

Do të mund të thoshte dikush se programimi, profesionaliteti, serioziteti, parimi dhe organizimi janë cilësi klasike të Bricjapit. Nuk shkojnë me idenë e martesës, por Bricjapi nuk është i kundërt me martesën në qoftë se  është për arsye ngritjeje sociale ose thjesht për dëshirë personale. Parimet tradicionale dhe natyra serioze e shenjës i japin shtyrje për lidhje kohëgjata ndaj dhe martesa me një Bricjap i reziston kalimit të kohës. Respekti i Bricjapit për vlerat tradicionale dhe natyra e tij e mprehtë, nuk vijnë në kundërshtim me parimet e familjes së tij. Shenja tradicionale e Saturnit është ambicioz si për burrat dhe për gratë, megjithëse burrat mesa duket mund të sinkronizohen më shpejt dhe më mirë.

UJORI

 

Qëndrimi ndaj martesës:

 

Ndjenjat sociale, të lira dhe të këndshme të Ujorit vijnë në kundërshtim me idenë e lidhjes me një person tjetër. Është e vërtetë se Ujori është më i mirë për shok, sesa si i dashur apo bashkëshort sepse vështirësohet të hyjë në kufizimet e ngushta që kërkon martesa. Sa më tensionuese të bëhet martesa, aq më e mundshme është që të ikë një Ujor. Ka nevojë më shumë për një lidhje të lirë dhe pa shumë detyrime. Shumë i vështirë në shprehjen sentimentale, preferon të kalojë nga prova e logjikës me rezultat të duket shumë i ftohtë ndaj të tjerëve. Kjo gjë tregon shumë qartë se Ujori vështirësohet të tregojë interesin e tij për një lidhje personale. Natyra e shenjës që kërkon pavarësi dhe liri, nuk e lejon të japë shumë në një martesë.

PESHQIT

 

Qëndrimi ndaj martesës:

 

Natyrë shumë sentimentale që vështirë mund t’ju mbushësh mendjen për diçka, me rezultat të gjendet gjithmonë i ngatërruar në peripeci shumë serioze dashurie. Romantizmi dhe prirja e shenjës për ikje nga tensionet e realitetit, krijojnë ndjenja dyshimi dhe pasigurie si tek ai dhe tek partneri i tij. Me siguri që japin jashtëzakonisht shumë kur ndjehen të dashuruar, duke arritur të lenë dhe veten e tyre pas dore, diçka që është shumë e sjellshme, por që mund të bjerë shumë lehtë viktimë. Është shumë e vështirë ta kap dikush këtë shenjë sepse ka një joshje hipnotizuese dhe zhgënjyese. Kërkon sigurinë, duke krijuar shpesh herë pasiguri tek partneri i tij. Psikologjia e shenjës është më shumë e dhënë tek gratë se sa tek burrat, të cilët vështirësohen të vendosin një rregull në jetë.

 

 

 

Shiko gjithashtu