Marsi në shoqërimin me Plutonin në 23/03… Fuqia është në duart tuaja
Nga data 18 Mars deri në 26 Mars, Marsi do ndodhet në shoqërim me Plutonin në shenjën e rreptë të Bricjapit, një kënd I vështirë për Dashët, Gaforret, Peshoreve dhe Bricjapët të cilët kanë lindur dhjetditëshin e tretë dhe pë rata që kanë si horoskop ose/dhe planete personale (Hënën, Merkurin, Afërditën, dhe Marsin) nga grada 18 deri në të 23 të shenjave të mësipërme.
Një fuqi e lashtë drejton jetën tuaj këtë periudhë, ju do të mbështeteni tëk fuqia juaj dhe dëshirën e papritur të Marsit dhe vullnetin e plotë impenjativ dhe transformues të Plutonit për të ndryshuar jetën tuaj, pa u interesuar për askënd dhe asgjë. Ky kombinim është shumë I fuqishëm dhe i rrezikshëm pasi krijon përplasje, egërsi akoma dhe dhunë. Do të bëheni plotësisht të xhindosur me cilindo del pengesë në synimet tuaja, pasi jeni të pasionuar për ti arritur, dhe nëse dikush ju pengon shpërtheni si vullkan.
Cështje pasurie dhe kontrolli do të vijnë në pamje këtë periudhë, ku do të ushtroni fuqinë tuaj dhe veproni me egërsi në përpjekjet tuaja për të ndryshuar një situatë. Ky kënd është katalitike për një transformim rrënjësor por brenda shpërthimeve të dhunshme. Reagoni me vendosshmëri, energji dhe enthusiazëm për të arritur qëllimet tuaja, jeni të guximshëm dhe asgjë nuk ju tremb të arrini atë që doni sin ë dashuri si dhe financiare. Mënyra e fshehtë e reagimit tuaj, thellësia shpirtërore në energjitë tuaj dhe aftësia për të analizuar psikologjikisht të tjerët, ju ndihmon të dilni nga errësira në dritë dhe të zbuloni intriga seksuale, situate secrete dhe shkëmbime misterioze.
Ndoshta gjatë kësaj periudhe luftoni akoma dhe veten tuaj! Diku brenda përplasjes së brëndshme fshihet njëpasion I shfrenuan, një vendosshmëri e plotë dhe dëshirë për të bërë c’fare doni. Përballuni me djallët tuaj këtë jave dhe lërini mënjëanë lidhjet që ju pengojnë në dëshirat tuaja. Nëse e drejtoni të gjithë këtë vrull në kanalet tuaja riprodhuese, atëher mundeni të arrini majën e botës!