Urtësia dhe kurioziteti I çojnë të gjitha veprimet e Miut, i cili me mençurinë dhe dinakërinë e tij gjithmonë gjen rrugën për të arritur atë që dëshiron. Gjithnjësocial dhe i përkushtuar ndaj popullaritetit, ai vazhdimisht kërkon të përmirësojë pozicionin e tij personal dhe social në shoqeri. Pikat e dobëta të tij janë padurimi dhe mungesa e koncentrimit. Fuqia e tij është mendja e tij analitike, e cila mund ta bëjë disa ta konsiderojnë atë cinik. Ai është ambicioz, ai nuk dëshiron të duket në plan të dytë dhe në sajë të iniciativës dhe konkurrencës së tij ai zakonisht i arrin qëllimet e tij.
Ai ka një aftësi të pashembullt për të gjetur zgjidhje për të gjitha problemet, pavarësisht nëse janë problemet e tij apo të tjerëve.Sidomos në lidhje me rastin e dyt, të gjithë do t’i drejtohen atij, për ti gjetur zgjidhjen e problemeve. Ai do ta vlerësojë thellësisht situatën, do të zbulojë se çfarë është e gabuar dhe do të japë përgjigjen që do i përshtatet të gjithëve. Disa përfaqësues të kësaj shenje gjithashtu kanë një aftësi paralele për të zgjidhur problemet me objekte, duke riparuar pajisjet e çdo lloji. Sido që të jetë, ata gjithmonë duan të merren me diçka që do të jetë një sfidë për mendjen e tyre.
Ata i kushtojnë rëndësi të madhe pamjes së jashtme dhe kushtojnë mjaft kohë dhe para për t’u kujdesur për bukurinë e tyre. Disa përfaqësuae të kësaj shenje janë egoist ndaj kësaj cështjeje çështje, shpesh indiferent nëse do të bëhën barrë për buxhetin e familjes, por janë kaq të adhurueshëm saqë gjithshka u falet.
Emocionalisht, dalluar disa tendenca ciklike, duke kaluar nga gëzimi në zhgënjim.Ata bëhen shumë nervoz nëse ndihen të bllokuar në rutinë.
Në aspektin e marrëdhënieve sentimentale, Majmuni shpesh duket se preferon suksesin profesional ndaj atij sentimental. Nuk është i lehtë për tu pushtuar,, ka tendenca të narcizmit dhe nuk mund të përballojë marrëdhëniet afatgjata. Ai shpesh martohet më shumë se një herë, sepse ai nuk qëndron për shumë kohë i lumtur në një marrdhënie dhe gjithmonë ka ndjesinë se me patnerin tjetër ai do të jetë më i lumtur. Nëse dikush dëshiron ta mbajë atë pranë tij, ai duhet të krijojë në jetën e tyre të përbashkët, kushte që ngjallin interest ë vazhdueshëm, me imagjinatë dhe origjinalitet. Shenjat që i përshtaten më së miri në dashuri janë Miu dhe Dragoi.
Vitet e tij më të mira janë Miu (2016), dhe gjithashtu dhe Miu (2020).Ai ndesh disa vështirësi në Derri (2019) dhe Tigri (2022).