Fillon një muaj sfidues, me ndryshime intensive, por gjithashtu mundësi të rëndësishme për disa shenja të zodiakut. Prill, sigurisht nga unë personalisht nuk mund të klasifikohet si një nga muajt më të lehtë të vitit, por sfidat janë ato që na bëjnë më të fortë dhe me anë të testeve ne njohim dhe shfrytëzuar potencialin tonë. Megjithatë, është e rëndësishme të mos harrohet se edhe në momentet e vështira, ne përjetojmë rrethana fitimprurëse dhe duhet të jemi vigjilentë për ti dalluar dhe pranuar për interesin tonë. Kalendari astrologjik i prillit mund të jetë një udhëzues i mirë për të planifikuar aktivitetet tuaja.
1- 10 prill
Prilli është një muaj që fillon më vështirësi, testime, zhgënjime ,me ngjarje intensive që shkaktojnë stres, reflektim dhe sjellin trazira, sqarime dhe ngjarjet vetëm të lehta nuk mund të klasifikohet. Dhjetë ditët e para të prillit, ditët e Pashkëve sigurisht jepin mesazhin se durimi, organizimi i duhur janë koncepte që tregohen të nevojshme për të trajtuar vështirësit. E gjithë kjo ngjarje e vështirë është shkaktuar nga takimi i ashpër i Marsit – Saturnit në këndin e 8-të të Bricjapit (2/4). Gjatë kësaj kohe ju do të jeni të shqetësuar jo vetëm me ngjarje personale, por edhe me Botën. Zhvillimet që ndodhin tani do të japin një parashikim për zhvillimet që do të ndodhin në fund të vitit 2019 ose në fillim të vitit 2020. Në një nivel personal,shenjat e zodiakut prekur drejtpërdrejt nga vështirësitë e atyre ditëve janë Dashi,Gaforrja, Peshorja ,Bricjapi lindur në fund të dhjetëditëve të para, ata që kanë lindur në fund të muajit të shenjës e tyre (në fund të muajit mars, qershor, shtator, dhjetor). Kritike periudha për këto shenja që kanë të lindur në fillim të dhjetë ditëshit e dytë e kryqit impulsiv (Dashi,Gaforrja, Peshorja ,Bricjapi ), paraprirë nga Hëna e plotë 31/3 tek Peshorja.
Çfarë mund të prisni në nivel personal në dhjetë ditët e para të muajit prill?
Nivelet e ulëta të energjisë, probleme në gjendjen fizike kryesisht eshtrat dhe dhëmbët dhe ndarje si në marrëdhëniet dhe në bashkëpunimet, testime dhe problemet që kërkojnë kohë, përpjekje,mund dhe durim për t’u marrë me to.Nuk do të mungojnë grindjet, problemet, tendencat egoiste që janë të lidhura drejtpërdrejt me pushtetin.
Mos harroni se Merkuri lëviz në drejtim të kundërt më Dashin impulsiv, përkrah Diellit (1 prill),duke formuar katërkëndesh me Marsin (4 Prill), dhe me Saturnin (5 prill). Pra, ditët po karakterizohen nga pengesat në komunikim, është e rëndësishme që ti kushtoni vëmendje të veçantë organizimit e lëvizjeve tuaja, për të shmangur shtyrjet,mendimeve pesimiste dhe zemërimeve.
Në kuadër të gjithë kësaj klimë të vështirë, vjen trekëndëshi i Afërditës me Demin, Saturni tek Bricjapi në 7 prill, që na japin një mesazh gjatë Pashkëve se dashuria e vërtetë është ilaç , për çdo provë që kalojmë në jetë. Pra, në ditët e Pashkëve ne mund të gëzoni më në fund dashurinë, ngrohtësinë, bashkimin e vërtetë dhe kuptimplotë që afrohet me vlerat tuaja të vërteta. Demi, Akrepi, Virgjëresha dhe Peshqit të dhjetë ditëve të para do të kenë mundesinë ditët e Pashkëve të forcojnë dhe formalizojnë një marrëdhënie ose një pritshmëri të tyre. Gaforrja dhe Bricjapi i dhjetë ditët të para, do të keni sukses gjatë Pashkëve duke lënë pas hidhërimin e ditëve të fundit dhe të vini më afër të dashurve dhe atyre qe ju vlerëssoni në jetën tuaj
11-20 prill
Dhjetë ditëshin e dytë të prillit është qartësisht shumë më i dobishme, freskuese dhe atmosfera përreth jush gradualisht fillon të këtë një erë pranverë.
Në 11 prill formohet katërkëndesh mes Diellit nga Dashit dhe Plutonit nga Bricjapi (në këndin 21), një kënd shqetësuese për Dashin,Gaforrjën, Peshorjën ,Bricjapin e dhjetë ditëshit e tretë.Ky kënd do të jetë shumë intensive tendencat e zotërimit , konkurrencës, xhelozisë, nevoja për zbatimin dhe qëndrimet autoritare, të cilat përkohësisht do të krijojë një klimë të tensionuar. Tregoni vëmendje më sjelljet që kanë karakteristikat e mësipërme, ose që kanë elementin e intrigave në sfond.
Megjithatë,trekëndeshi I dobishme mes Afërditës nga Demi dhe Marsit nga Bricjapi (në këndin 13), krijon kushtet të favorshme për dashurinë,njohje të reja ,mundësi dhe aktivizime për çeshtje krijuese, arti apo argëtimi. Të favorizuar do të jenë Demi, Virgjëresha, Bricjapi,Gaforrja, Akrepi, Peshqit e dhjetë ditëshit e dytë dhe ata që kanë planete personale pranë këndit 13-të. Atmosfera erotike vazhdon për të njëjtat shenja dhe në 12 prill, ku Afërdita tek Demi formon gjashtëkëndësh me Neptunin në këndin e 15-të. Frymëzimi, kreativiteti, humori dhe frymëzimi artistik si dhe konceptet romantike do të jenë të theksuara këto ditë.
Ne 14 prill arrihet kulmi edhe formohet gjashtëkëndëshi mes Jupiterit nga Akrepi (në lëvizje në drejtim të kundërt këtë herë) me Plutonin nga Bricjapi këtë herë nga këndi 21. Mundësi të konsiderueshme rritje, progres dhe përmirësim për gjendjën tuaj psikologjike dhe financiare do të shihni gjatë muajit prillit Demi, Virgjëresha, Bricjapi, Gaforrja, Akrepi, Peshqit e dhjetë ditëshit e tretë. Shfrytëzoni këto mundësi që do të shfaqën në jetën tuaj dhe në fund të fundit përpiquni të vazhdoni përpara.
Në të njëjtën ditë formohet gjashtëkëndësh mes Marsit nga Bricjapi me Neptunin nga Peshqit,ju bënë më vigjilent menderisht, forcon besimin, idealet, talentet artistike, romancen dhe idealizmin tuaj. Të favorizuarit e këtij këndi do të jenë Demi, Virgjëresha, Bricjapi, Gaforrja, Akrepi, Peshqit e dhjetë ditëshit e dytë dhe ata që kanë planete personale pranë këndit e 15-të.
Hëna e re e muajit zhvillohet në 16 prill në këndin 26 të Dashit përkrah Uranit. Një cikël i ri fillon dinamik, shpërthyes dhe revolucionar për Dashin,Gaforrën, Peshorën,Bricjapin e dhjetë ditëshit e tretë që gjendën nën valët e ndryshimeve.
Në 15 prill Merkuri kthehet në në shenjën e Dashit, klima gradualisht përmirësohet në komunikim,por mos u nxitoni të vazhdoni më marrëveshje, blerjet të mëdhaja apo vendime të rëndësishme, të prisni nga data 18 prill e tutje për të vepruar.
Në 17 prill Afërdita formon trekëndesh me Plutonin duke stimuluar pasionet erotike dhe kënaqësitë ndërsa në të njëjtën ditë Afërdita nga Jupiteri jep një shtysë më të guximshme, shumë më joshëse. Këto kënde do të japin një ndjenjë të fortë dhe shumë të kënaqshme për Demin, Virgjëreshën, Bricjapin, Gaforrjën, Akrepin Peshqit e dhjetë ditëshit e tretë dhe ata që kanë planete personale pranë këndit 21 te shenjave të mësipërme. .
Në 18 prill Saturni fillon duke lëvizur në drejtim të kundërt nga Bricjapit si dhe ne 2 shtator 2018. Në këtë periudhë do të lëvizi nga këndi 8 në 2 fatin e shenjës, i cili do të nxisi Dashin,Gaforrjën, Peshorjën ,Bricjapin e dhjetë ditëshit e pare për rishqyrtime,organizime, analizime, rindërtime rregullash dhe parimesh si dhe çështjet që ju kanë shqetësuar nga dhjetori i 2017.
Pak para se Dielli të lëri Dashin,gjendet përkrahë me Uranin (hera e fundit në shenjën e Dashit). Që nga 16 prillit shenjat e kryqit impulsiv (Dashi,Gaforrja, Peshorja ,Bricjapi ) lindur në dhjetë ditëshin e tretë, por afër datës 16 të muajit nis një periudhë e konsiderueshme ndryshimi.
21-30 prill
Dhjetë ditët e treta të prillit ka variacione , duke mbyllur muajin fort,më momente episodike, me disa shenja të zodiakut të jenë fitues dhe të kënaqur, ndërsa të tjerët do të jetë mjaft në depresion.
Në 22 prill Plutoni kthehet më lëvizje në drejtim të kundërt nga shenja e Bricjapit deri në fund të shtatorit. Plutoni do të zhvendoset nga këndi 21 deri në 18 dhe në këtë periudhë është e rëndësishme të drejtoheni drejt vetes dhe të arrijni të rindërtojni potencialin tuaj.
Në 24 prill, Marsi nga Bricjapi formon gjashtëkëndësh me Jupiterin nga Akrepi deri në këndin 20. Këtë ditë ju mund të përfitoni nga dinamizmi, vendosmëria dhe të bëni plane që mund të fillojnë me sukses të padiskutushëm.Energjia pozitive, erotizmi dhe aktivizimi në çdo fushë mbizoterojnë.Fituesit do të jenë Demi, Virgjëresha, Bricjapi, Gaforrja, Akrepi, Peshqit lindur në fund të dhjetë ditëshit e dytë dhe fillim të të dhjetë ditëshit e tretë.
Në të njëjtën ditë kalimi i Afërditës në shenjën e Binjakëve, në një pozicion që ndikon në komunikim siguron kushtet ideale për takime erotike, argëtim dhe kënaqësi. Fituesit do të jenë Binjakët, Peshorja, Ujori ,Luani, Shigjetari.Favorizime dhe ndihma në ekonomi do të shohin demi dhe Akrepi.
Ne datën 25 katëkëndesi I Merkurit nga Dashi me Saturnin nga Bricjapi (në këndin 9) do të shkaktojë një ndjenjë të përkohshme pesimizmi në mënyrën e të menduarit dhe nuk do të keni lajme të mira në komunikim dhe gjithashtu do të keni mosmarrëveshje që do të sjellin lot, kufizime dhe distanca. Shenjat që janë të prekura janë Dashi,Gaforrja, Peshorja ,Bricjapi e dhjetë ditëshit e parë, sidomos ata që kanë lindur në fund të muajit shenjës e tyre.
Nga data 26 prill deri në fund të muajit është një periudhë kritike ku duhet të kini kujdes me veprimet tuaja, duke u mbrojtur nga planet,intrigat,duke i kushtuar vëmendje parandjenjave negative qe do të keni. Takimi i Marsit me Plutonin do të krijojë një rritje te shpejtë dhe të fortë të episodeve të dhunshme eksplozive, të intrigave, skandaleve, zbulimeve dhe energjia rreth jush do të jetë veçanërisht e tensionua duke sjell lodhje psikologjike. Shenjat qe duhet të kenë më shumë kujdes janë Dashi,Gaforrja, Peshorja ,Bricjapi e dhjetë ditëshit e tretë dhe ata që kanë planete personale pranë këndit 21 e shenjave të mësipërme.
Trekëndeshi I formuar nga Dielli tek Demi me Saturnin në shenjën e Bricjapi në datën 29(një ditë para hënës së plotë), është për të siguruar dhe favorizuar sigurinë dhe stabilitetin tek shenjat e Tokës (Demi Virgjëresha, Bricjapi) dhe shenjave të ujit (Gaforrja, Akrepi Peshqit) të dhjetë ditëve të para . Duke shkuar drejt ditëve të fundit të muajit, përfaqësuesit e mësipërme e zodiakut dhe ata që kanë planete personale pranë këndit e 9-të këtyre shenjave do të jetë në gjendje për të krijuar baza më të qëndrueshme në fushat të jetës së tyre.
Në ditën e fundit të muajit, Hëna e Plotë e Prillit zhvillohet në këndin 9,28 gradë tek Akrepi! Është një hënë që nxit instinktet intensive, sjell zhvillime të rëndësishme në çështjet financiare dhe bankare dhe krijon një humor pesimist.
1 prill – Takimi i Diellit / Merkurit-pozitiv për të diskutuar çështje personale. Ne mund të analizojmë të tjerët dhe të bëhemi të kuptueshëm më ata. Favorizohet Dashi.
2 prill – Takimi i Marsit / Saturnit – Planete të vështira që sjellin konflikte, dhunë dhe probleme. Rreziku i një aksidenti. Lodhja dhe ankthi. Ndikon tek Bricjapi.
4 prill – Katërkëndeshi Merkuri / Marsi – Takim negativ që nuk favorizon komunikimin, sjell ulje dhe ngritje në punët tuaja. Ka nerva, mospërputhje dhe humor të keq. Nuk favorizohen Dashi dhe Bricjapi.
5 prill – Katërkëndeshi Merkuri / Saturni – Lodhja,harxhoni energjinë tuaj,detyroheni të bëni gjëra që nuk doni. Është një kënd kërkues dhe të cilin nuk mund ta përballojmë. Mos bëni nisje të reja dhe nëse nuk keni përfitime. Nuk favorizohen Dashi dhe Bricjapi.
7 prill – trekëndëshi Afërdita / Saturni -ndihmë dhe shpërblim, ka një ekuilibër midis ndjenjave relative dhe paras. Kërkoni mirë për partneritete dhe koncesione reciproke. Favorizohen demat dhe bishat.
11 prill – Katërkëndeshi i Diellit / Plutoni – sjellja juaj është e keqe dhe disa nga ju mund të duan të përfitojnë nga ju. Nuk favorizohen Dashi dhe Bricjapi.Trekëndëshi Afërdita /Marsi- favorizon Demin dhe Bricjapin . Eroticizëm intensiv dhe bukuri.Plotësimi i dëshirave.
12 prill – gjashtëkëndëshi Afërdita / Neptuni – romancë dhe idealizëm, dashuri dhe butësi. Favorizohet Demi dhe Peshqit.
14 prill – Katërkëndeshi Jupiteri/ Plutoni – problemet kanë gjetur një zgjidhje,keni një mendje të qartë për të menduar për veprimet tuaja, ka seriozitet dhe maturi. Ndryshime pozitive. Favorizohen Akrepi dhe Bricjapët.
Gjashtëkëndëshi Marsi / Neptuni – favorizon imagjinatën, kreativitetin,mbizoteron qartësia dhe ndjenja e gjerave.Fitoni atë që doni. Favorizohen Bricjapi dhe Peshqit.
15 prill – Merkuri në një ddrejtim të drejtë
16 prill – Hënë e re tek Dashi
17 prill – Afërdita përball Jupiterit- Ekzagjerime dhe humbje, ekstreme. Nuk favorizohen Demat dhe Akrepat.
18 prill – Saturni në një lëvizje në drejtim të kundërt.Takimi i Diellit /Uranin – ndodhin ndryshime të papritura.Ndikohet Dashi.
20 prill – Dielli tek Demi
22 prill – Plutoni në një lëvizje në drejtim të kundërt
24 prill – gjashtëkëndëshi Jupiterit / Marsi mund të shaqen mundësi të mira,të kapërceni vështirësi dhe të gjeni zgjidhje për çeshtje që ju kanë stresuar. Ditë e mirë për udhëtime. Bricjapi dhe Akrepa janë të favorizuar.
25 prill – Merkuri / Saturn:lodhje,jeni duke humbur energjinë tuaj,jeni të detyruar të bëni gjëra që nuk doni. Është një kënd kërkues dhe nuk mund ta përballoni më lehtësi. Mos bëni nisje të reja dhe nëse nuk keni përfitime. Nuk favorizohen Dashi dhe Bricjapi.
26 prill – Takimi Marsit / Plutonit – Mendoni mirë para se të flisni dhe të merrni vendime. Favorizohet Bricjapi.
29 prill – Trekëndësh Diell-Saturn – zhvillime pozitive dhe sukses, ju arrini qëllimet tuaja, stabilitetin dhe përfitimet e deshiruara. Nuk favorizohen Demi dhe Bricjapi.
30 prill – Hëna e plotë tek Akrepi
Dashi:
Shumica e planetit tuaj janë zhvendosur në pjesën lindore të hartës tuaj që nga data 20 e muajit të kaluar. Me shtëpinë tuaj të parë, ju ndiheni më të pavarur se kurrë, tani mund të bëni lëvizjet që dëshironi në jetën tuaj, edhe pse përgjegjësitë e jetës suaj profesionale mund t’ju kufizojnë disi. Nëse keni nevojë të bëni ndryshime, tani do të keni fuqinë për ta bërë atë ashtu siç dëshironi. Deri në 20 prill, do të përjetoni momente të këndshme dhe do të jeni vetvetja. Ju do të dëshironi të argëtoheni, të gëzoni jetën tuaj, të jeni më krijues dhe të bëni më shumë në të njëjtën kohë. Zgjidhjet do të gjenden dhe ju vendosni rregullat e lojës. Do të përqendroheni më shumë në jetën tuaj të jashtme dhe më pak në atë personale.Muaji duket të jetë mjaft pozitiv. Në 20 prill, Dielli do të hyjë në shtëpinë tuaj të dytë dhe kjo do të jetë një periudhë positive ekonomikisht për ju. Dhe Afërdita do të gjendet në të njëjtën shtëpi deri në 24 të muajit edhe pse kjo do t’ju bëjë pak më konservator për sa i përket shpenzimeve, është një shenjë e mirë dhe do ju ndihmojë mjaftueshëm.Ata qe kanë një profesion të pavarur do të keni mundësi për njohje të reja, ndërsa në të njëjtën kohë ndiqni synimet ekonomike.
Ditët më të mira për dashurinë: 1, 7, 8, 16, 17, 27, 28
Ditët më të mira për financat: 2, 3, 7, 8, 12, 13, 16, 17, 21, 22, 27, 29, 30
Ditët më të mira për karrierën: 7, 8, 16, 25
Demi:
Prilli pritet të jetë mjaft pozitiv për ju ku energjia juaj do të jetë në nivele të përsosura. Në shumë momente të lumtura,është periudha për të hapur horizontet tuaja dhe tani gjithçka do të duket më pozitive. Përveç kësaj, shumica e planeteve në këtë periudhë mbështesin lumturinë tuaj personale. Kështu që ju mund të bëni tani më shumë ndryshime dhe plane për të ardhmen.Nuk do të jetë nevoja të mundoheni dhe të vuani për të bërë kompromise. Është koha për të luajtur me rregullat tuaja ku aftësitë tuaja do të luajnë një rol të rendesishëm. Nëse bëni dhe merrni vendime të mençura atëherë këtë vit ju do të ndiheni më rehat. Jeta juaj shpirtërore do të jetë më e rëndësishme deri në 20 të muajit, ku duhet të mësoni nga gabimet tuaja. Ndryshimet në çeshtjet ekonomike do të kenë një efekt pozitiv në jetën tuaj dhe familjen tuaj.Deri në 24 prill Afërdita do ju japi më shumë magji pamjes tuaj, por gjithashtu do të sjellë mundësi që do ju bëjnë të lumtur, veçanërisht në punën tuaj . Dielli lëviz në shenjën tuaj në 20 prill ku ju dhuron një përmirësim të përgjithshëm të imazhit tuaj. Koha për të përdorur talentet dhe aftësitë tuaja si dhe jeta juaj personale do të përmirësohet.Pengesa e vetme do të jetë lëvizja në drejtim të kundërt e Plutonit në datën 22 , por kjo nuk do të ndalojë dashurinë të zhvillohet thjesht do të ngadalsoi pak hapat e hedhura.
Ditët më të mira për dashurinë: 2, 3, 7, 8, 16, 17, 25, 26, 27, 29
Ditët më të mira për financat: 2, 3, 4, 5, 6, 12, 13, 14, 15, 18, 19, 21, 22, 23, 24, 29, 24
Ditët më të mira për karrierën: 6, 9, 10, 15, 24
Binjakët:
Ndryshimi planetar në hartën tuaj në shkurt, tani arrin kulmin dhe vazhdon dhe për dy muajt e ardhshëm, në pjesën lindore të hartën tuaj. Është koha që të tërhiqni dhe të zhvilloni aftësitë dhe talentet tuaja, si në jetën tuaj profesionale ashtu edhe në jetën tuaj personale.Pra, në një mënyrë, ju do keni më shumë njohje në mjedisin tuaj shoqëror, por ju do të ndiheni më të fortë sepse ju dini se kush jeni dhe çfarë dëshironi saktësisht.Pra, duhet të ktheheni tek ata që do ju bëjnë më të lumtur. Është koha të jeni vetvetja, të bëni ndryshimet që dëshironi, por gjithashtu të krijoni kushtet sipas asaj që ju përshtatet dhe ju pëlqen. Lumturia varet nga ju, por ende ju keni mbështetjen planetare. Afërdita do të shkojë në shenjën tuaj në 24 të muajit dhe kjo do të thotë një periudhë pjellore për femrat në veçanti, financiarisht dhe emocionalisht. Por në përgjithësi do të sjellë më shumë kënaqësi në jetën tuaj, pamja juaj do të rinovohet dhe do të përmirësohet, I kushtoni kohë vetës suaj. Jupiteri është planeti i dashurisë edhe nga qe lëviz në drejtim të kundërt do të ngadalësojë gjëra të vogla, për më tepër nuk ka nevojë që të nguteni.
Ditët më të mira për dashurinë: 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 12, 13, 16, 17, 21, 22, 27, 29, 30
Ditët më të mira për financat: 2, 3, 4, 5, 12, 13, 14, 15, 16, 21, 22, 25, 29, 30
Ditët më të mira për karrierën: 2, 3, 12, 13, 21, 22, 29, 30
Gaforrja:
Shumë nga ato që kemi shkruar në mars kanë ende ndikim në prill. Karriera juaj mbetet çështja kryesore për jetën tuaj edhe pse financat do të jenë më të favorshme, por të dyja janë të lidhura për shkak se reputacioni juaj profesional luan një rol në ato që ju fitoni. Familja dhe shtëpia janë të rëndësishme për ju, por ju nuk gjendeni nën presion të veçantë këtë periudhë. Përkundrazi, financat tuaja janë përmirësuar shumë. Dielli, planeti i financave tuaja, udhëton me Uranin nga data 17 deri në 19 prill dhe kjo mund të tregojë disa shqetësime për probleme te vogla me financat, ndoshta të lidhura me ndonjë ndryshim të papritur ose kosto të papritur ku duhet të veproni . Natyrisht, në varësi të hartës suaj mund të vijnë para nga diku që nuk e kishit menduar ose pritur. Në datën 20 prill, Dielli do të shkojë në shtëpinë tuaj të 11-të dhe interneti mund të luajë një rol të rëndësishëm. Megjithatë, kjo sjell ngjarje positive në ekonomi pasi Dielli do të kalojë drejt shenjës se qendrushme të Demi. Paratë mund të shpenzohen edhe më teknologjinë.Disa konflikte ose komplikime mund të ndodhin në dashuri, me Saturnin, gjatë gjithë vitit, gjërat nuk do të jenë aq të relaksuara, por me Marsin këtë muaj në shtëpinë tuaj të shtatë, gjërat do të jenë më intensive. Shëndeti juaj mund të ketë nevojë për vëmendje gjatë gjithë muajit për shkak të ankthit.
Ditët më të mira për dashurinë: 7, 8, 16, 17, 25, 27
Ditët më të mira për financat: 2, 3, 4, 5, 12, 13, 14, 15, 16, 21, 22, 23, 24, 25, 29, 30
Ditët më të mira për karrierën: 7, 8, 14, 15, 16, 17, 25, 26
Luani:
Ky muaj është mjaft pozitiv me disa suksese që do ju japin një lumturi të madhe. Shtëpia juaj e 9-të mbetet e fortë aty ku do të keni mbështetje emocionale mbi çështjet ligjore, studimet, udhëtimet për punë dhe do të keni lajme të mira në përgjithësi. Megjithëse ju dëshironi të udhëtoni nga data 1-3 Prilli por do të keni vonesa për shkak te takimit Mars-Uran. Sa më shumë të përfrohen udhëtimeve biznesi sesa kënaqësie. Jeta juaj e dashurisë dhe jeta juaj personale, në përgjithësi do të shkëlqejnë, pasi ju do të merrni sfida dhe eksitime nga Urani kryesisht nga data 17-19 të muajit, ku do të keni mundësi në sektorin e dashurisë. Ju do të përpiqeni të jeni me të tjerët, të afroheni me ta ose të afroheni me njeriun tuaj nëse jeni të lidhur. Mundësitë për njohje dhe marrëdhënie të reja mund të ndodhin në vendet që lidhen me shtëpinë tuaj 9. Situatat financiare do të jenë pozitive, megjithëse Merkuri, që është në levizje më drejtim të kundërt deri në 15 të muajit, mund të ngadalësojë gjërat duke shkaktuar vonesa, por duhet të jeni të kujdesshëm me transaksionet tuaja. Është e rëndësishme që ju të mos nxitoni, pasi Merkuri do të kalojë në një shenjë impulsive Dashin. Shmangni marrjen e vendimeve të rëndësishme financiare deri më 15 prill. Afërdita do ju ndihmojë të përmirësoni imazhin tuaj personal dhe professional në mënyrë që të arrini qëllimet tuaja. Në 20 të muajit mund të ndodhin njohje të reja, vëmendjen e të tjerëve në hapësirën tuaj të punë tju drejtohet ju.Duhet të jeni gati për të organizuar dhe mos harroni se paraqitja juaj do të luajë një rol të rëndësishëm në karrierën tuaj.
Ditët më të mira për dashurinë: 6, 7, 8, 9, 10, 11, 15, 16, 17, 24, 27
Ditët më të mira për financat: 2, 3, 4, 5, 6, 12, 13, 14, 15, 21, 22, 23, 24, 25, 26, 29, 30
Ditët më të mira për karrierën: 7, 8, 16, 17, 27
Virgjeresha:
Ky muaj është i rëndësishëm për jetën tuaj personale dhe erotike, ku do të keni më shumë aktivitete. Familja juaj gjithashtu mund të luajë një rol, ndoshta mund të lidhen me një person nga e kaluara. Problemi këtu është që ju jeni duke kërkuar për të përsëritur lumturinë që keni pasur në të kaluarën në vend të kërkoni për të ardhmën.Deri në 24 prill, të gjitha planetet janë të përqendruara në pjesën perëndimore të hartës tuaj ku jeta juaj sociale do të jetë mjaft intensive.Takimet me njerëz të tjerë, aftësitë tuaja do ju sjellin bashkëpunim dhe sukses. Lërini dëshirat tuaja personale për një periudhë. Nëse ka situata të bezdisshme, përcaktoni se çfarë janë dhe përshtatuni kushteve në përputhje me rrethanat. Përveç kësaj, mos u shqetësoni dhe do të afrohet koha kur ju do jeni në gjendje të bëni vet ndryshime .Shtëpia juaj e 8-të do të jetë e forte deri në 20 të muajit, e cila do të favorizojë çështjet si dieta, aktivitetet seksuale do të rriten, por do të jeni në gjendje për të hequr qafe gjera të padobishme kryesisht nga pikëpamja psikologjike. Ju do të keni shumë për të mësuar për thjeshtësinë tani dhe në muajit ne vazhdim.Afërdita e cila është planeti I financave tuaja, për shumë kohë do të jetë tek Demi,në shtëpinë tuaj të 9 e cila tregon optimizëm dhe fitime, ndërsa në 24 prill do të promovohet puna tuaj, marrëdhëniet tuaja profesionale dhe marrëdhëniet tuaja me prindërit.
Ditët më të mira për dashurinë: 2, 3, 7, 8, 12, 13, 16, 17, 21, 22, 27, 29, 30
Ditët më të mira për financat: 1, 2, 3, 7, 8, 12, 13, 16, 17, 21, 22, 27, 28, 29, 30
Ditët më të mira për karrierën: 4, 5, 6, 14, 15, 18, 19, 23, 24
Peshorja:
Shikoni shëndetin tuaj, dietën tuaj, si dhe ankthin .Marsi planeti i dashurisë këtë muaj do të kalojë në shtëpinë tuaj të 4 dhe deri në21 prill, do të vazhdojnë situatat që kemi folur ne mars. Megjithatë ju jeni më social,keni njohuri të reja dhe ftesat për mbledhje të ndryshme apo çdo gjë që ju intereson. Urani, sigurisht, në shtëpinë e shtatë ju jep një frymë paqëndrueshmërie dhe pasigurie.Argetohuni, por asgjë serioze nuk do të ndodhë nëse jeni beqar. Për ata që kanë një marrëdhënie, ata duhet të mbajnë një balancë këtë periudhë. Ekonomia duket të jetë pozitive, por lëvizja ne drejtim të kundërt të Plutonit në 22 prill, së bashku me Jupiterin në 9 mars, gjërat do të ngadalësohet. Nuk është fundi I botës, por duhet të jeni më të kujdesshëm me paratë dhe t’i shikoni gjërat më me kujdes. Vendime të rëndësishme financiare të bëhën para datës 22 të muajit, jo më pas. Pasi këto planete do të fillojnë lëvizjen ne drejtim të kundërt e tyre, ju duhet të jeni me të kujdesshëm me detajet financiare, të cilat do të rishikohen. Shtëpia juaj e 8 është mjaft e fortë sidomos pas 20 prill, ku ju mund të bëni një sqarim të mirë. Afërdita do të jetë në të njëjtën shtëpi deri në datën 24 ku do të rrisë epshin dhe do të ripërtërijë pamjen tuaj.
Ditët më të mira për dashurinë: 7, 8, 14, 15, 16, 17, 25, 26, 27
Ditët më të mira për financat: 2, 3, 7, 8, 12, 13, 16, 17, 21, 22, 25, 26, 29, 30
Ditët më të mira për karrierën: 4, 5, 14, 15, 16, 21, 22, 25
Akrepi:
Muaji është shumë pozitiv për ata që kërkojnë punë të re, me Marsin në shtëpinë tuaj të tretë do të keni mundësi për punë përtej orëve normale. Dhe ju këtë muaj duhet të jeni të kujdesshëm me stresin. Plutoni, megjithatë është sundimtari i horoskopit tuaj dhe do të fillojë lëvizjën në drejtim të kundërt në 22 prill dhe kjo disi do të dobësojë besimin e zgjedhjeve tuaja.Ju keni dyshime dhe mos u shtyni të bëni disa gjëra në qoftë se ju nuk ndiheni gati. Kjo nuk ju ndihmon të shprehni aftësitë tuaja profesionale ashtu siç ju doni, por në nivelin personal marrëdhëniet tuaja do të bëhën më të mira pas dates 20 të muajit. Përveç kësaj, atëherë ju do të keni një humor shumë intensive erotike. Planeti I Afërditës i dashurisë do të kalojnë pjesën më të madhe të muajit në shtëpinë tuaj të shtatë dhe Dielli do të jetë atje nga data 20 prilli. Kjo është pozitive sepse shumë prej jush do të keni mundësi të krijojni marrëdhënie dhe partneritete të rëndësishme. Ka një mundësi që të dyja mund të ndodhin,gjithashtu mund dhe të kombinohen. Megjithatë, aktiviteti i bollshëm pritet të ekzistojë, pasi do të tërhiqni nga njerëzit me forcë dhe pozitë. Jeta juaj sociale do të jetë gjithashtu intensive. Për sa i përket parave, ju duhet të luftoni shumë këtë muaj.
Ditët më të mira për dashurinë: 7, 8, 16, 17, 27
Ditët më të mira për financat: 2, 3, 4, 5, 6, 12, 13, 21, 22, 29, 30
Ditët më të mira për karrierën: 4, 5, 14, 15, 16, 23, 24, 25
Shigjetari:
Që nga data 18 shkurt, pjesa sociale e hartës tuaj është rritur jashtëzakonisht shumë dhe jeta juaj sociale do të jetë mjaft intensive për një kohë të gjatë. Prej dates 20 prill do të punoni mjaftueshëm, planet tuaja do të jenë të suksesshme.Dhe ata që kërkojnë punë do të kenë shumë mundësi për të gjetur diçka interesante.Pas 20 prillit, do ti keni këto mundësi, pavarësisht nëse jeni më pak social,kjo do të këtë pak rëndësi. Ajo që ju dëshironi do të ketë sukses. Merkuri në lëvizje në drejtim të kundërt do të ngadalësohen për pak kohë situatat dhe ju duhet të jeni më të kujdesshëm, pas dates 15 të muajit.Merkuri do të kalojë shtëpinë tuaj të 5-të dhe kjo është e lidhur me sjelljen tuaj të përgjithshme erotik, argëtimet dhe miqtë, të cilat do të jenë më të lehta. Ju do të dëshironi të argëtoheni dhe të keni një kohë të mirë. Gjithçka mund të ndodhë, por asgjë e përhershme dhe serioze. Mos harroni se me Merkuri në lëvizje në drejtim të kundërt nuk I bënë marrëdhëniet më serioze. Në 24 prill,Afërdita do të hyjë në shtëpinë tuaj të 7-të dhe do të ketë shenja romantike,njohje dhe bashkëpunime që mund të jenë fitimprurëse. Shtëpia e parave është gjithashtu mjaft e fortë këtë muaj, pasi Marsi do të mbështesë financat tuaja.
Ditët më të mira për dashurinë: 4, 5, 6, 7, 8, 14, 15, 16, 17, 18, 19, 23, 24, 27
Ditët më të mira për financat: 2, 3, 7, 8, 12, 13, 16, 21, 22, 25, 29, 30
Ditët më të mira për karrierën: 4, 5, 6, 14, 15, 23, 24, 25, 26
Bricjapi:
Vazhdoni të mbani ekuilibrin në trupin tuaj dhe t’i kushtoni vëmendje ankthit tuaj. Natyrisht, ju nuk duhet të injoroni mesazhet që trupi juaj ju jep ndërsa ju duhet të pushoni. Kjo do të ndryshojë pas datës 20 të muajit. Marsi kalon në shenjën tuaj dhe kjo tregon padurimin, që mund të jetë një problem për punët tuaja personale. Çdo gjë dëshironi të bëhet shpejt, por ka një tendencë për të bërë gabime edhe aksidente. Ju duhet të kontrolloni humorin tuaj.Shtëpia juaj e katërt është jeta juaj personale dhe familja që do të jenë mjaft e forta deri më 20 prill kështu që gjithë vëmendja juaj do të përqendrohet aty. Planeti i karrierës tuaj, Afërdita, deri në 24 të muajit do të jetë në shtëpinë e 5-të. Kjo tregon përkushtimin ndaj fëmijëve ose afrimitet më çështje të karrierës në një mënyrë krijuese. Është e qartë,gjithashtu se ju bën thirrje që të patur më shumë argëtim, diçka që ju nevojitet këtë periudhë që jeni duke menduar për ide të ndryshme krijuese për të ecur përpara.Prilli është pozitiv për sa i përket financave tuaja, sidomos në mes të muajit, ju mund të rrisni rezervat tuaja.
Ditët më të mira për dashurinë: 4, 5, 7, 8, 14, 15, 16, 17, 21, 22, 25, 27
Ditët më të mira për financat: 2, 3, 6, 9, 10, 11, 12, 13, 15, 21, 22, 24, 29, 30
Ditët më të mira për karrierën: 1, 7, 8, 16, 17, 27, 28
Ujori:
Shumë gjëra pozitive ndodhin në fushën e karrierës tuaj këtë muaj,për atë që ju deshironi dhe për atë që ju punoni, rriteni me ritëm të rregullt. Në këtë pikë, nuk duhet të bëni asgjë, përveçse të lejoni që ngjarjet të ndodhin dhe të lëvizin vet. Sigurisht, Plutoni dhe Jupiter janë në lëvizje në drejtim të kundërt këtë muaj, i pari që nga data 22 prilli. Kjo do të thotë shumë se është koha që ta përqendroni vëmendjen në familjen ose në jetën tuaj personale në përgjithësi. Me kaq shumë pushtet dhe energji do të ndërtoni një bazë për shumë gjëra të rëndësishme si martesa dhe karriera si dhe përparimi juaj në çeshtje personale.Ndersa më Jupiterin shtëpia juaj e tretë është mjaft e fortë për të përballuar proçeset e nevojshme, komunikimi është pozitiv për ata që studiojnë dhe udhëtojnë. Natyrisht, pa i vënë nën presion situatat. Kujdesuni më mbitensionet. Financat tuaja do të jenë shumë të mira sidomos pas 20 prillit. Çështjet e dashurisë gjithashtu do të tregojnë përparim dhe muaji do të jetë i këndshëm.
Ditët më të mira për dashurinë: 4, 5, 7, 8, 14, 15, 16, 17, 23, 24, 25, 27
Ditët më të mira për financat: 2, 3, 12, 13, 21, 22, 29, 30
Ditët më të mira për karrierën: 2, 3, 7, 8, 16, 17, 25, 26, 29
Peshqit:
Që nga 18 shkurti, potenciali juaj planetar po mblidhet në fund të hartës tuaj për muajt e ardhshëm. Është koha që të përqendroheni në çështje personale si marrëdhëniet, familja dhe në shtëpi. Koha për të pushuar dhe rindërtuar forcat tuaja për të ndërmarrë hapin tjetër në punët tuaj ku do të fillojë pas gushtit. Planeti i karrierës tuaj Jupiterit do të jetë në lëvizje në drejtim të kundërt kështu që tani ju nuk mund të keni një pamje të qartë të gjërave, ndërsa më vonë do të keni. Por kjo është një kohë për të organizuar dhe për të parashikuar atë që dëshironi të bëni. Megjithatë, ky muaj do të jetë pozitiv në aspektin e financave tuaja. Ata që kërkojnë punë, prilli mund të sjellin mundësi të mira, ndërsa ata që kanë punë do të punojnë jashtë orarit. Merkuri, që është planeti i dashurisë për ju, do kalojë në shtëpinë e parave edhe pse do të keni vonesa, në përgjithësi do të keni mbështetje nga familja ose faktorë të tjerë. Kujdesuni ndaj stresit.
Ditët më të mira për dashurinë: 4, 5, 6, 7, 8, 14, 15, 16, 17, 23, 24, 25, 26, 27
Ditët më të mira për financat: 2, 3, 7, 8, 12, 13, 14, 15, 16, 17, 21, 22, 25, 26, 29, 30
Ditët më të mira për karrierën: 2, 3, 4, 5, 6, 12, 13, 21, 22, 29, 30