Kalendari Astrologjik I muajt Korrik 2018

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
04/07/2018

Parashikimet  mujore – KORRIK 2018

5 Korrik – Kundërshtimi i Merkurit -Marsit – Kalimi negativ për marrëveshjet dhe blerjet elektronike. Qëndroni objektive dhe mos i lini nervat  të zënë vendin e arsyes. Mund të ketë vonesa dhe pengesa. Kujdes të tregojnë Luani dhe Ujori.

8 Korrik – Trekëndëshi i Diellit-Neptunit – Ju ndihmon të kapërceni vështirësitë, keni optimizem, ëndrra, dashuri, emocione të forta. Peshqit dhe Gaforrja favorizohen.

9 Korrik – Katerkëndëshi i Merkurit-Jupiterit – Mos bëni fillime të reja, premtimet nuk respektohen, shmangni marrëveshjet profesionale, vlerësime të keqija të situatave. Nuk mund t’i zbatojmë planet tuaja.Ndikohen Luani dhe Akrepi.

10 Korrik – Jupiteri tek Akrepi në një drejtim në orën 5:41 të mbasdites

12 Korrik – Kundërshtimi i Diellit -Plutonit – Lodhja dhe sjellja e keqe e paleve te treta, shpërthimet emocionale, lojëra pushteti. Ndikohen Gaforrja dhe Bricjapi.

13 Korrik – Eklipsi Diellor tek  Gaforrja.

14 Korrik – Trekëndëshi Afërditës -Saturnit- Shpërblim, sukses në punë dhe në marrëdhëniet tuaja personale.Balancim në marrëdhëniet tuaja, stabilitetit ekonomik dhe humor i mirë.Favorizohen Virgjëresha dhe Demi.

22 Korrik – Gjashtëkëndëshi i Afërditës -Jupiterit -Tendenca për ekzagjerime dhe humbje në financa, ekstreme,shpërdorime. Janë të favorizuar Virgjëreshat.

Dielli tek Luani në orën 11:01

24 Korrik – Kundërshtimi i Afërditës -Neptunit – Pasiguri dhe vështirësi të përgjigjeni ndaj ndjenjave të të tjerëve. Mund të kërkoni gjëra joreale nga të tjerët dhe të ekzagjeroni situatat. Ndikohen Peshqit dhe Virgjëresha.

25 Korrik – Katerkëndëshi i Diellit -Urani – Trazira dhe probleme të papritura, ka nervozizëm dhe shpesh dilni jashtë vetes.Gjithashtu mund të dilni nga programi dhe të bëni ndryshime të vogla. Ndikohen Luani dhe Demi.

26 Korrik Merkuri retrospektiv

27 Korrik – Eklipsi i plotë i Hënes tek Ujori

28 Korrik– Trekëndëshi Afërditës-Plutonit – Emocione të forta, bashkëpunime të mira, mundësi të mira, rritje fitimesh dhe të ardhurash. Virgjëresha dhe Bricjapi janë të favorizuar.

Dashi:

Marsi si sundimtari i horoskopit tuaj tregon se Koriiku është një muaj i rëndësishëm, ku ju do të jeni mjaft te zënë me aktivitete ne grup dhe me gjëra që ju interesojnë. Është një muaj që duhet të jeni gati për gjithçka.Eklipsi  Diellor tek Gaforrja në datën 13 Korrik do të zhvillohet në shtëpinë tuaj të 4 që ka të bejë më shtëpinë,familjen dhe jetën tuaj personale. Të lindurit nga data 8-15 Prill do ta ndihen mjaft intensive. Ju duhet të jeni të qetë dhe sidomos gjatë eklipsit të dytë pas datës 22 të muajit. Eklipsi i parë do të sjellë ndryshime në marrëdhëniet tuaja personale,me prindërit dhe me ata që ndani të njëjtën çati. Disa prej jush duhet të prisni ndryshime dhe marrëdhënie që do testohen, si dhe financat e familjes tuaj.Eklipsi i dytë Hënor tek Ujori në datën 27 Korrik do të jetë edhe me më shumë ndryshime. Do të zhvillohet në shtëpinë tuaj të 11, e cila është rrethi juaj miqësor, qëllimet dhe shpresat tuaja për të ardhmen.Do krijohen kriza në miqësinë dhe bashkëpunimet ne grup do te testohen.Duhet gjithashtu të shmangni aktivitetet të rënda dhe të rrezikshme si dhe stresuese . Përforconi veten, mendoni për veten tuaj dhe si doni që të tjerët t’ju shohin për gjashtë muajt e ardhshëm.

Ditët më të mira për dashurinë: 5, 6, 16, 18, 19, 25, 26

Ditët më të mira për financat: 1, 5, 6, 7, 8, 12, 13, 16, 20, 21, 25, 26, 27, 28, 29

Ditët më të mira për karrierën: 7, 8, 16, 25, 26

Demi:

Ajo që ju karakterizon është kokëfortësia por gjithashtu keni aftësinë të keni sukses kur të tjerët  heqin dorë. Urani në shtëpinë tuaj të parë dhe dy eklipse të këtij muaji do ju bëjnë të dilni pak nga ujrat tuaja ndërsa disa prej jush do detyroheni të bëni një fillim të ri. Të dy eklipset do të ndikojnë shumë fort. Eklipsi  Diellor tek Gaforrja në datën 13 Korrik do të ndikojë në shtëpinë tuaj dhe familjen tuaj.Marrëdhëniet  familjare dhe personale do të testohen ndërsa shkaktojnë kujtime nga e kaluara. Një anëtar i familjes mund të ketë nevojë të marrë një vendim të rëndësishëm. Shumë gjëra nuk janë ashtu siç duken në jetën tuaj personale dhe eklipsi do ta zbulojë atë. Eklipsi Diellor do të ndikojë në mjedisin familjar dhe në marrëdhëniet me vëllezërit tuaj dhe mënyrën se si komunikoni tek të tjerët idet dhe filozofit ,gjithashtu do të sjellë  ndjenjat e shtypura në sipërfaqe.Eklipsi i plotë Hënor tek Ujori në 27 Korrik, do ju detyrojë që të bëni ndryshime të rëndësishme.Eklipsi  do të zhvillohet në shtëpinë tuaj të 10, ku do të bëhen ndryshime në karrierën tuaj dhe jetën profesionale, rregullat mund të ndryshojnë dhe të ndikojnë tek njerëzit të cilët janë siper jush në detyrë. Ju sigurisht, pritet ti përjetoni ato më mjaft energji, pasi ajo ndikon në shtëpinë tuaj e  12, e cila është psikologjia juaj.

Ditët më të mira për dashurinë: 5, 6, 7, 8, 16, 17, 20, 21, 25, 26

Ditët më të mira për financat: 1, 5, 6, 10, 11, 12, 13, 14, 15, 20, 21, 22, 23, 24, 27, 28, 29

Ditët më të mira për karrierën: 1, 7, 16, 25, 27, 28, 29

Binjaket:

Muaji do të jetë i këndshëm për ju me eklipset të garantojnë një periudhë mjaft aventureske për ju. Gjëja e sigurt është se ju nuk do të mërziteni. Eklipsi  Diellor tek Gaforrja në datën 13 Korrik do të mbahet në shtëpinë e financave.Kjo ka lidhje me politikën ekonomike dhe strategjit ku ju mund të bëni disa korrigjime në lidhje me trajtimin e tyre. Mund të duhet të jeni më realist në lidhje më të ardhurat dhe materialet. Ndryshimet që do të bëni do të jenë pozitive. Ndryshime mund të bëhen edhe për shkak të vlerave që besoni ndërsa mund të përjetoni ndonjë stres gjatë kësaj periudhe. Ndryshimet dhe mënyra e jetesës që mund të habisë shumë me vendimet tuaja. Ndryshimet profesionale por do të jenë për mirë. Eklipsi i plotë Hënor tek Ujori në 27 Korrik, do të mbahet në shtëpinë 9 , shmangni udhëtimet gjatë eklipsit. Studentët do të bëjnë ndryshime të mëdhaja në planet e tyre dhe financat pritet të ndikohen kryesisht për ata që janë aktivë në sektorin e biznesit.Dielli dhe Urani janë të prekur nga ky eklips duke testuar marrëdhëniet miqësore dhe planet e ardhshme. Kontrolloni kompjuterin tuaj dhe ripërcaktuar qëllimet tuaja  për muajt e ardhshëm.

Ditët më të mira për dashurinë: 1, 5, 6, 12, 13, 16, 20, 21, 22, 23, 24, 25, 26, 27, 28, 29

Ditët më të mira për financat: 1, 3, 4, 12, 13, 20, 21, 22, 27, 28, 29

Ditët më të mira për karrierën: 3, 4, 12, 13, 20, 21, 30, 31

Gaforrja:

Megjithëse në thelb nuk kishte ndikime planetare që prekin financat tuaja këtë muaj, kjo shtëpi filloi të përforcohet më shumë nga Qershori.Afërdita  zhvendoset atje në 19 Qershor, ndërsa Merkuri në 29 të muajt.Me kalimi e Diellit në datën 22, në shtëpinë e financave  duket se  krijohën mundësi pozitive dhe ndryshime me një ndikim pozitiv në familje.Afërdita lë shtëpinë tuaj të 2-të në 10 Korrik dhe Merkuri do të jetë atje, duke krijuar kushtet e duhura për blerje dhe shitje të rëndësishme. Marsi nga ana tjetër tregon një aktivitet intensiv profesional për t’ju sjellë momente lumturie dhe suksesi.Të dy eklipset do të bëjë muajin e ditëlindjes tuaj mjaft interesant. Eklipsi  Diellor tek Gaforrja në datën 13 Korrik  do  ju tregojë se çfarë është ajo që  duhet të rregulloni për të balancuar financat tuaja.Natyrisht ju do të keni mundësi për të ripërcaktuar imazhin dhe pamjen tuaj personale duke bërë ndryshime pozitive. Eklipsi i plotë Hënor tek Ujori në 27 Korrik do të zhvillohet në shtëpinë tuaj të 8 ku çdo ngjarje do të ketë një ndikim në shpirtin tuaj. Marsi dhe Urani  do të sjellin ulje dhe ngritje profesionale dhe mundësi të mira .

Ditët më të mira për dashurinë: 5, 6, 7, 8, 16, 25, 26

Ditët më të mira për financat: 1, 3, 4, 12, 13, 14, 15, 20, 21, 22, 27, 28, 29

Ditët më të mira për karrierën: 1, 5, 6, 10, 11, 18, 19, 27, 28, 29

Luani:

Mund të konsiderohet si një muaj pozitiv, por të dy eklipset gati për te tronditur disi gjërat për të bërë  ndryshimet që  duhen. Megjithëse eklipset nuk janë gjithmonë të këndshme, ato do t’ju shërbejnë në disa mënyra. Mirë, do ishte mos të bënit plane për muajt e ardhshëm.Eklipsi  Diellor tek Gaforrja në datën 13 Korrik pritet të mbahet në shtëpinë tuaj të 12  ku ju do të përjetoni ngjarje që do të ndikojnë në shpirtin tuaj. Ndryshimet do të ndikojnë tek ju rrenjesisht  dhe gjithashtu do të sjellin ndryshime në mënyrën se si e shihni jetën tuaj. Plutoni , lidhur me familjen tuaj, gjashtë muajt e ardhshëm do të sjellë zbulime dhe ndryshime të thella përsa i përket jo vetëm jetës tuaj personale, por edhe shtëpisë , stilit tuaj të jetës.Eklipsi i plotë Hënor tek Ujori në 27 Korrik është më i rëndësishme për faktin se vitin e kaluar solli një seri  ndryshimesh dramatike në jetën tuaj personale dhe tek marrëdhëniet. Pra, ky eklipsi  do të testoi marrëdhëniet  dhe bashkëpunimet e rëndësishme. Është e qartë se ekziston rreziku, por ndryshimet dhe incidentet do të jenë të mira për ju duke sqaruar  situatat. Si Marsi dhe Urani janë të prekur drejtpërdrejt nga eklipsi hënor, ju duhet të jeni të kujdesshëm me  udhëtimet dhe çështje të tjera ligjore.

Ditët më të mira për dashurinë: 1, 5, 6, 7, 16, 25, 26, 27, 28, 29

Ditët më të mira për financat: 1, 5, 6, 12, 13, 14, 15, 16, 17, 20, 21, 22, 23, 24, 27, 28, 29

Ditët më të mira për karrierën: 5, 6, 7, 8, 16, 25, 26

Virgjëresha:

Qëllimi i këtij eklipsi është për të mbajtur larg pengesat që vonojnë progresin dhe planet që keni në jetën tuaj. Pra, ju prisni të keni një ndikim pozitiv në jetën tuaj, edhe pse kjo nuk realizohet  gjithmonë në mënyrën më të mirë.Eklipsi  Diellor tek Gaforrja në datën 13 Korrik ,do të mbahet në shtëpinë e 11-të horoskopit tuaj diellor i cili do të ndikojë në miqësinë tuaj, e cila pritet të testohet. Disa miqësi do të mbijetojnë, ndërsa ato që nuk janë të mira për ju do të jenë në rrezik dhe do të shemben ose thjesht do të zhduken nga jeta juaj. Një i afërm mund të ketë një problem serioz me financat e tij dhe do të detyrohet të bëjë ndryshime dramatike.Eklipsi do të sjellë ndërprerje në kompaninë ose organizatën që po punoni për një bashkëpunim në ekip. Ju gjithashtu mund të keni nevojë të riparoni pajisjet si celularët dhe kompjuterat. Plutoni është prekur nga eklipset  në shtëpinë  tuaj të 3 kështu që ju duhet të jeni të kujdesshëm me lëvizjet,më mënyrën se si komunikoni me të tjerët. Eklipsi i plotë Hënor tek Ujori në 27 Korrik do të ndikojë në shtëpinë tuaj të 6 dhe kjo tregon ndryshimet në vendin dhe kushtet e punës. Ajo gjithashtu paralajmeron ndryshime drastike që ju bëjnë të shqetësoheni për shëndetin tuaj. Marsi dhe Urani prekur nga eklipset do të ishte mirë  të shmangni aktivitetet e forta gjatë kësaj periudhe, por edhe eksperimente në lidhje me pamjen tuaj personale dhe sjelljen e përgjithshme në vendin e punës.

Ditët më të mira për dashurinë: 3, 4, 5, 6, 12, 13, 16, 20, 21, 25, 26, 30, 31

Ditët më të mira për financat: 1, 5, 6, 12, 13, 16, 18, 19, 20, 21, 25, 26, 27, 28, 29

Ditët më të mira për karrierën: 5, 6, 10, 11, 14, 15, 22, 23, 24

Peshorja:

Edhe pse Korriku mund të jetë një muaj pozitiv për ju  eklipset mund të trazojnë harmoninë dhe qetësinë që ekziston rreth jush. Eklipsi  Diellor tek Gaforrja në datën 13 Korrik do të jetë në shtëpinë e 10-të horoskopit tuaj diellor , do të prishi marrëdhëniet tuaja me eprorët në vendin e punës dhe do të jeni e detyruar për të bërë  veprime  për tu përshtatur më regullat të reja. Eklipset provojnë marrëdhëniet tuaja me të tjerët dhe e njëjta gje mund të ndodhë në vendin e punës, më marrëdhëniet profesionale, ose me eprorët . Ndryshime të rëndësishme mund të ndodhin në lidhje me financat e prindërve tuaj.Megjithatë, me Plutonin këtu, mund të nënvlerësoni veten. Ndoshta ekziston një zgjidhje për planet tuaja financiare, por ju duhet të ndërmerrni veprimet e duhura për rregullimet e nevojshme.Eklipsi i plotë Hënor tek Ujori në 27 Korrik do të zhvillohet  në shtepinë tuaj të 5-të qe ka të bejë më familjen dhe kreativitetin. Keto mund të jenë subjekt  ndryshimesh të natyrës profesionale. Por ju duhet të jeni më realist me elementet financiare. Eklipsi do të ndikojë dy planetët, Marsin dhe Uranin, ku do të testojnë marrëdhëniet tuaja në përgjithësi, madje edhe ato personale.

Ditët më të mira për dashurinë: 1, 5, 6, 10, 11, 16, 18, 19, 25, 26, 27, 28, 29

Ditët më të mira për financat: 1, 7, 8, 12, 13, 16, 17, 20, 21, 25, 26, 27, 28, 29

Ditët më të mira për karrierën: 3, 4, 12, 13, 21, 22

Akrepi:

Korriku mund të konsiderohet një muaj shumë i mirë për ju.Do të ketë aktivitet të mjaftueshëm dhe intensiv në profesionin tuaj. Eklipsi  Diellor tek Gaforrja në datën 13 Korrik do të hapi dyert profesionale dhe do të sjellë mundësi. Kjo do të ndodhë në shtepinë e 9-të . Pra, duket se jeni duke u përgatitur fortë për diçka shumë të mirë që do t’ju sjellë sukses në planet tuaja.Pengesat duket se janë zhdukur, tabela e shahut është rikthehet nga fillimi. Rregullat e lojës rivendosen. Ekziston gjithashtu mundësia e udhëtimit, por shmangni ato në 27-28 korrik për shkak të eklipsit e plotë të Hënës. Përkundrazi, organizohuni sa më mirë që mundeni. Marrëdhëniet do të testohen dhe ju duhet të jeni të armatosur me më shumë durim. Eklipsi diellor ndikon tek Plutoni i cili është sundimtari i horoskopit tuaj dhe do të ishte e preferueshme të mos bëni ndonjë gjë të rëndësishme gjatë ditëve të eklipsit Diellor. Eklipsi i plotë Hënor tek Ujori në 27/28 do të ndikojë në shtëpi 4 tuaj, Marsin dhe Uranin, kështu që ju duhet të jeni të kujdesshëm me marrëdhëniet tuaja familjare dhe çështjet që lidhen me shtëpinë tuaj ose  anëtarëve të saj.

Ditët më të mira për dashurinë: 5, 6, 7, 8, 16, 25, 26

Ditët më të mira për financat: 1, 12, 13, 20, 21, 22, 23, 24, 27, 28, 29

Ditët më të mira për karrierën: 3, 4, 12, 13, 14, 15, 21, 22

Shigjetari:

Nga pikëpamja praktike, dy eklipset pritet të ndërpresin balancën e gjerave.Sigurisht, kaluat eklipseve më të keqija të jetës tuaj, por ju duhet të bëni një përpjekje tjetër.Eklipsi  Diellor tek Gaforrja në datën 13 Korrik në shtëpinë tuaj të 8 që do të thotë se do të jetë e rëndësishme për ju në një nivel psikologjik. Kjo mund të sjellë përvoja të çuditshme metafizike, por gjithashtu lidhet me një krizë ekonomike më paratë e palës së tretë. Ndoshta duhet të jeni të kujdesshëm ose të bëni disa ndryshime, por do të jenë të menaxhueshme.Dielli qeveris dhe shtëpinë tuaj të 9, kështu që besimi juaj do të testohen, ju duhet të jeni të kujdesshëm në qoftë se ju duhet të udhëtoni, ose në qoftë se ju bëni ndonjë ndryshim profesional.Plutoni sjell një periudhë  kaosi në mendjen tuaj dhe të cilen do duhet ta vendosni në një rregull që të arrini atë që dëshironi.Eklipsi i plotë Hënor tek Ujori në 27 Korrik do të zhvillohet në shtëpinë tuaj te 3 dhe do të sjelli të njëjtat gjera me eklipsin diellor. Duhet të jeni më të kujdesshëm në lidhje me lëvizjet,udhëtimet, marrëdhëniet me vëllezërit dhe mjedisin tuaj,me mjetet e komunikimit dhe mënyrën se si komunikoni me të tjerët.

Ditët më të mira për dashurinë: 5, 6, 10, 11, 14, 15, 22, 23, 24

Ditët më të mira për financat: 1, 7, 8, 12, 13, 16, 20, 21, 25, 26, 27, 28, 29

Ditët më të mira për karrierën: 5, 6, 14, 15, 16, 17, 22, 23, 24

Bricjapi:

Marrëdhëniet tuaj në përgjithësi priten të testohen këtë muaj.Eklipsi i parë ti muajit do të jetë tek Gaforrja në datën 13 Korrik tek shtëpia e 7-të  e horoskopit tuaj diellor kështu siç e kuptoni marrëdhëniet profesionale dhe personale do të testohen.Te mirat do të mbijetojnë, ndërsa marrëdhëniet e dobta do të kenë vështirësi dhe nuk do të mbijetojnë dot. Për shkak të ndikimit të fortë të Plutonit nga eklipset, dhe miqësitë tuaja do të testohen intensivisht. Nëse jo domosdoshmërisht dinamika e tyre marrëdhënieve do të testohen kur ju do të jeni në gjendje për të gjykuar disa nga këto. Kujdes duhet të tregoni  dhe me menaxhimin  financiar te palëve të treta. Eklipsi i plotë Hënor tek Ujori në 27 Korrik do të ndikojë në financat tuaja si dhe në shtëpinë tuaj te dytë. Ju duhet të jeni më racionale në lidhje me menaxhimin e tyre, për të miratuar një strategji të re. Për më tepër, Marsi dhe Urani mund të krijojnë tensione në jetën tuaj familjare si dhe  shpenzime te ekzagjeruara  në lidhje me shtëpinë tuaj.

Ditët më të mira për dashurinë: 3, 4, 5, 6, 12, 13, 16, 21, 22, 25, 26

Ditët më të mira për financat: 1, 7, 12, 13, 16, 20, 21, 25, 27, 28, 29

Ditët më të mira për karrierën: 5, 6, 16, 18, 19, 25, 26

Ujori:

Marsi është në shenjën tuaj në datën 16 maj dhe do të jetë atje për një kohë të gjatë. Kjo ka të mirën e saj dhe të keqën . E mira është se Marsi nxit furnizimet tuaja me energji dhe kurajo për të vazhduar. Nga ana tjetër, kjo ju bën të padurueshëm, dhe mund të ju jap më shumë ankth gje që ju bënë të prirur për aksidente. Eklipsi  Diellor tek Gaforrja në datën 13 Korrik, do ju detyrojë që të bëni ndryshime të detyruara në lidhje me punën tuaj.Do ishte mirë që gjërat të rrjedhin natyrshëm, pa i shtyrë situatat .Marrëdhëniet tuaja personale mund të testohen dhe ju duhet të jeni të kujdesshëm dhe të durueshëm,ju  mund të jete e nevojshme të mbështesni gjysmën tuaj tjetër. Eklipsi i plotë Hënor  në 27 Korrik në shenjën tuaj është shumë i fortë dhe do të ndikojë direkt. Me Marsin dhe Uranin të prekur nga eklipsi duhet të jeni të kujdesshëm më ngarjet, shëndetin tuaj, më shpejtësinë dhe në përgjithësi është një mundësi e mirë për të rifreskuar veten.

Ditët më të mira për dashurinë: 3, 4, 5, 6, 12, 13, 14, 15, 16, 21, 22, 25, 26

Ditët më të mira për financat: 1, 3, 4, 12, 13, 20, 21, 27, 28, 29, 30, 31

Ditët më të mira për karrierën: 7, 8, 16, 17, 20, 21, 25, 26

Peshqit:

Edhe pse kjo është një periudhë ku të gjithë shkojnë diku, udhëtojnë , shkojnë në pushime, megjithatë eklipsi Diellor do të mbahet në 13 Korrik tek Gaforrja, Plutoni është planeti që do të preket  kështu që ju duhet të jenë të kujdesshëm në qoftë se jeni duke shkuar  diku.Edhe më mirë do të ishte për të shmangur levizjet, veçanërisht nëse ato janë  udhëtime të gjata rreth datave të dy eklipset. Në thelb, eklipsi diellor do të ndikojë në shtëpinë 6 -të, kështu që lidhet me ndryshime në vendin e punës ku ju duhet të përshtateni me ato, por mund të kenë ndikim në shëndetin tuaj.

Eklipsi i plotë Hënor  në 27 Korrik në shenjën e Ujorit, do të zhvillohet në shtëpinë tuaj 12-të dhe ndoshta  mund të sjellë ndjenja sipërfaqësore që u shtypën për kohë të gjatë. Ju jeni të ftuar për të vendosur një rregull brenda rrëmujës qe ekziston.Ju mund të keni vështirësi me financat ose më jetën personale. Marsi dhe Urani mund të krijojnë shpërqendrim të brendshëm ju duhet ripërcaktoni veten përmes kaosit tuaj të brendshme.

Ditët më të mira për dashurinë: 5, 6, 14, 15, 16, 17, 22, 23, 24, 25, 26

Ditët më të mira për financat: 1, 5, 6, 10, 11, 12, 13, 18, 19, 20, 21, 27, 28, 29

Ditët më të mira për karrierën: 1, 12, 13, 20, 21, 22, 23, 24, 27, 28, 29

Shiko gjithashtu