Hëna e Plotë- Eklipsi Hënor në 26 Maj 2021: Si do ndikojë në 12 shenajt

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Eklipsi parë për 2021 do realizohet në 26 Maj në boshtin Shigjetari – Binjakët dhe ndikimi saj do jetë i fort. Ashtu si kemi thënë shumë herë një eklips Hënor është gjithnjë Hëna Plotë dhe specifikja është Mbi – Hënë e plotë , pasI Hëna do ndodhet më pranë tokës.

Eklipsi i Hënës së Plotë “së gjakosur”, ashtu si quhet hëna e Majit, mund të rrisë pasionin me të cilin mbrojmë besimet tona dhe ndoshta nuk do mungojnë zënkat, pasi nuk do kemi fleksibilitetin e të menduarit dhe ndoshta të mos jemi objektiv dhe të llogjikshëm. Do ti gjykojmë të gjitha me ndjenjë dhe do veprojmë para se të mendojmë. Akoma, shenja ku realizohet  Hëna e Plotë është Shigjetari dhe është shenja që dashuron lirinë dhe ndoshta të gjitha ato masat që janë marrë për shmangien e përhapjes së koronavirusit të na duken jashtzakonisht kufizuese dhe të na mbysin. Gjithashtu, Shigjetari dashuron udhëtimet, adventurën dhe zgjerimin shpirtëror, kështu që kjo hënë na kërkon të vlersojmë jetën dhe zgjedhjet tona nga këndvështrimi gjërë, të shohim imazhin dhe të mos humbasim detajet.

Ndryshimet dhe përmbysjet

Eklipset janë periudha tronditëse dhe sjellin ndryshime të papritura. Eklipsi Hënor tek Shigjetari mund të na bëjë më sentimental, të ndjeshëm dhe delikatë. Mund të sjellë fundin në një situatë apo një lidhje dhe apo kjo humbje të sjellë dhimbje dhe mërzitje, por do duhet të mbajmë mend gjithnjë se pas një fundi vjen një fillim i ri. Fundja, Shigjetari si shenjë e ndryshueshme e zjarrit nuk I pëlqejnë lidhjet, I pëlqejnë ndryshimet dhe sheh gjithnjë me optimizëm këndvështrime të reja që hapën përpara tij, duke shijuar të renë që i duket impresionuese.

Kjo hënë e “gjakosur” mund të sjellë lartësim në një situatë, të zbulojë sekrete të fshehura mirë, por edhe të ndezë fenomene ekstremisht gjeografike apo meteorologjike.

Katrori që do krijoje me Jupiterin që ndodhet tek Peshqit, por është udhëheqësi Shigjetarit, mund të na bëjë të arrijmë në ekstreme në një lidhje apo në një situatë që na besdis dhe të themi fjalë të mëdha në përpjekjen tonë të largojmë c’do gjë që na kufizon. Durimi dhe maturia do jenë “mjetet” më të rëndësishme për menaxhimin e energjisë Hënore, për të mos marrim vendime që do bëhemi pishman. Fundja, mos harrojmë se Saturni është fenomenalisht në rrugë të kundërt dhe do ndjekë dhe Merkuri, duke sjellë shqetësim dhe turbullirë në mendimet tona. Gjithashtu, lajmet e gënjeshtërta do zbehen dhe do duhet të përpunojmë më shumë informacionet që marrim dhe të mos konsiderojmë asgjë të mirqënë.

Eklipset janë një kapitull i madh dhe rëndësishëm të astrologjisë, pasi sjellin ndryshime definitive, ndryshime të mëdha dhe papritura në jetët tona. Eklipsi Hënor në 26 Maj është eklipsi parë i 2021 dhe me siguri do të na ndikojë vecanërisht shumë. Bëhet fjalë për një eklips diellor Hëne në boshtin Shigjetari- Binjakët me Hënën tek Shigjetari, por nuk do jetë i padukshëm nga shteti jonë pasi do krijohet orët e mësdrekës së 26 Majit. I dukshëm do jetë kryesisht në Australi, Azinë Jug-lindore, Amerikën Jugore. Por si ta shihim, si jo, kjo nuk do të thotë se nuk do ndjejmë ndikimin e saj. Eklipsi Hënor është gjithnjë Hëna e Plotë. Specifikja do jetë Super-Hënë e Plotë, pasi Hëna do ndodhet më pranë tokës nga c’do Hënë tjetër e Plotë të 2021 dhe nëse e lejojnë rrethanat kohore do duhet më e shndritshme dhe e madhe. Eklipset Hënore dhe vecanërisht një eklips që përket me hënën “ e gjakosur të Majit”, shumë herë mund të sjellin  një fund të papritur në një lidhje apo një situatë, të grumbullojnë me mënyrë të fortë ndjenjat tona dhe të na bëjnë vecanërisht të ndjeshëm. Por ajo që duhet të kuptojmë është se përfundon apo ikën me një eklips, sado e dhimbshme që është momenti kur ndodh, do jetë ajo që do na shtyjë në përparim më të madh dhe në zhvillim e jetës tonë, akoma dhe nëse atë moment që përjetojmë një fund nuk mundemi ta shohim qartë.

Këndet që krijon eklipsi Hënor

Boshti Binjakët- Shigjetari ku do zërë vënd eklipsi Hënor lidhet me fushat e komunikimit, të zhvendosjeve, të turizmit, edukimit, fesë, ligjeve dhe marrdhënieve ndërkombëtare. Këndi kryesor është katrori me Jupiterin e sapo hyrë tek Peshqit. Ky kënd, në kombinim me Merkurin që kthehet në vijë të kundërt fenomenalisht në fund të Majit, mund të krijojë shqetësim të vecant dhe rrethana turbulluese për të zbuluar të vërtetën. Lajmet e rreme do jenë të shumta dhe do duhet të jemi më të kujdesshëm në informacionet që marrim. Pritet të kryesojë më shumë fanatizmi në pjesën politike- partiake, nga ana fetare, ndërkohë do tronditen ndoshta dhe disa lidhje midis shtetesh. Sigurisht nga një eklips Hënor të gjithë do ndikohemi, disa më pak disa më shumë. Eklipsi specific do ndikojë të gjithë sa kanë Diell apo horoskop nga grada e 2 deri në të 8 të shenjës tyre apo horoskopit tyre. Eklipsi Hënor ndikon më shumë shenjat e ndryshueshme: Binjakët, Virgjëreshat, Shigjetarët dhe Peshqit, por sa kanë Diellin apo Horoskopin e tyre nga grada e 2 deri në të 8 të shenjës apo horoskopit të tyre.

Ekzistojnë ama 4 shenja që do ndjejnë më drejtpërdrejt dhe shumë ndikimin e kësaj hëne. Ato janë: BINJAKET – VIRGJERESHA- SHIGJETARI- PESHQIT

Le të shohim ama se në cilën fushë do ndikojë eklipsi Hënës së Plotë të “gjakosur” perfaqësuesit e zodiakut.

DASHI

Ndryshimet të papritura, të paparashikueshme dhe zbulime mund të trazojnë programin tuaj dhe ndryshojnë planet tuaja. Ndryshimet mund të lidhen jo vetëm me pjesën tuaj profesionale, por edhe me cështje udhëtimesh, studimesh, kontaktesh me të huaj dhe jashtë vëndit dhe cështje ligjore. Këto cështje do ju shqetësojnë më shumë dhe ndoshta do duhet ti vlersoni nga e para dhe të ndryshoni këndvështrimin me të cilin i menaxhoni. Por mundet eklipsi t’ju sjellë dhe një mundësi në këto fusha dhe të arrini të zgjeroni edukimin tuaj, shpirtërimin tuaj apo të publikoni idetë tuaja në internet. Ndoshta tani gjeni një person që t’ju frymzojë dhe të cojë mendimin tuaj më poshtë dhe të përbëjë shkak për të ndryshuar objektin apo terrenin e interesit ku besonit se donit të ndiqnit. Këto ndryshime munden fillimisht t’ju trondisin, pasi duken të paqëndrueshme, por ndoshta në të ardhmen të pranohet se janë më e mira për ju. Hëna e Plotë ju shtyn të kërkoni vizionin tuaj, të arrini më larg dhe të fitoni këndvështrime të reja. Gjithashtu, mund të gjeni lodhje, pasi keni marrë përsipër detyrime të tjerve dhe nuk duroni më me problemet e tyre dhe e vetmja që doni është të shihni nevojat tuaj.

 

DEMI

Cështjet që do sjellë në sipërfaqje eklipsi lidhen me financat. Investime, trashgimi, siguracione, cështje ushqimore, shpërblime, bonuse, të ardhurat e partnerit apo para të personave të tretë që mund të menaxhoni ju do ju shqetësojnë. Nuk është e nevojshme se do ndodhë dicka e keqe, mundet ndryshimi tgë jetë pozitiv apo mundet të keni fitime të papritura apo nëse ndodh dicka dhe ndërprehet një e ardhur të gjeni mënyrën dhe ta zëvëndësoni me dicka tjetër. Si Dema sigurisht, sapo të dëgjoni ndryshimin në financat tuaja ju ndërpritet fryma, tregoni qetësi dhe mos tronditeni. Fundja, kjo hënë mund t’ju bëjë të doni ju të ndryshoni dikca për të rritur të ardhurat dhe fitimet tuaja dhe të vendosni disa marrveshje të reja apo bashkpunime. Por mos harroni ama se keni dhe planetë të kundërt dhe do duhet të prisni pak për planet tuaja. Tani mund të nevojitet të bëni vetëm planifikimin. Gjithashtu, e vetkuptueshme nëse keni lënë pas dore disa detyrime dhe llogaritje dhe keni borxhe tani do ti gjeni përpara jush. Nga ana tjetër, kjo hënë do ndricojë dhe dëshirat tuaja dhe nëse jeni në një lidhje që ju kufizon, ndoshta do gjeni guximin për të thënë lamtumirë sapo që t’ju prishet rehatia.

 

BINJAKET

Eklipsi i Hënës së Plotë së “gjakosur” do gjykojë lidhjet dhe bashkpunimet tuaja, për të marrë vendime. Të mbani mend se asgjë nuk është e mirqënë dhe agjë nuk zgjat përgjithmonë nëse nuk e ushqejmë, nuk kujdesemi dhe nuk e ndihmojmë. Kështu nëse jeni në ndonjë lidhje apo bashkpunim që nuk ju bën të lumtur apo ju nuk ofroni tek të tjerët atë që kanë nevojë, të jeni të gatshëm për ndryshime dhe vendime. Nga ana tjetër, nëse gjithcka shkon mirë dhe ju jep gjithcka në këto lidhje, atëher ndryshimet do jenë pozitive dhe personat që lidheni do ju tregojnë mirësinë e tyre. Ndoshta hëna ndricon dhe disa lëvizje të fshehta që janë bërë në të kaluarën dhe tani të mësoni disa të vërteta që nga njëra anë do ju lëndojnë, por nga ana tjetër do ju sqarojnë imazhin. Sigurisht, për shkak se Merkuri, që është dhe udhëheqësi juaj, përgatitet për rrugëtimin e tij të kundërt, të jeni shumë të kujdesshëm se c’do gjë që mësoni dhe të përpunoni mirë c’do informacion që merrni për të mos akuzuar persona të gabuar për arsyje të gabuara. E vetmja e sigurt është se do duhet të ruani tone të ulta dhe të mos jeni kontradiktore dhe provokues. Për shkak se në cështjet tuaja profesionale do keni shumë propozime mos… mbani pishtarin, pasi të vetmen që do arrini është të shkelmoni fatin tuaj dhe të shkatërroni reputacionin tuaj.

Ju Binjakët ajror do jeni ditëlindjet tuaja kur fillon periudha e eklipseve. Eklipsi Hënor- Hëna Plotë në 26/5 ndikon fushën e lidhjeve, martesës dhe bashkpunimeve. Me ndonjë mënyrë kur ditëlindjet tonë janë pranë apo në ditën e eklipsit, ndikimi saj zgjerohet në të gjithë vitin tonë të ditëlindjes. Kështu, sa keni Diell apo horoskopin tuaj nga grada e 2 deri në të 8 të Binjakëve, duket se do nevojitet të merrni disa vendime për vazhdimsinë dhe zhvillimin e një lidhjeje, një bashkpunimi apo martese. Disa mund të nevojitet të përfundoni me një situatë e cila nuk ju ofronte gëzim dhe kënaqësi nga asnjë asnë. Të tjerë mundet përkundrazi të mendoni të dërgoni një lidhje në tjetër nivel apo dhe ta zyrtarizoni. Ajo që me siguri duhet të bëni pa patur frikë ju Binjakët, është të hapni mëndjen dhe zemrën tuaj në eksperienca të reja dhe mënyra të reja qasjeje të tjerve në jetën tuaj, ose nga ana profesionale ose personale. Shumë herë kur një eklips ndodh në shenjën përballë tuajës, vendimet i marrin të tjerët dhe ne nevojitet të reagojmë apo të përshtatemi në to. Vec se lidhjeve, gjithnjë periudha eklipseve ndikon dhe shëndetin tonë fizik, shpirtëror, psikik. Të jeni më të kujdesshëm këto ditë dhe të shplodheni.

 

GAFORRJA

Fushat e punës, shëndetit, situatës fizike, por të psikologjisë tuaj dhe të nënndërgjegjies aktivizohen me këtë hënë, ku sido që të jetë ju ndikon pasi Hëna është udhëheqësi shenjës tuaj. Ndoshta ndiheni pak më të rënë, pak më të ndjeshëm dhe mbylur në vetvete, por mos presiononi veten tuaj, merrni kohën tuaj, qëndroni vetëm dhe mendoni nevojat tuaja. Janë të sakta zgjedhjet që keni bërë? Rutina juaj e përditshme në punë ju ndihmon apo ju lodh? C’farë bëni për shëndetin dhe mirqënien tuaj? Përgjigjet që do jepni tek vetja juaj do duhet të bëhen drejtuesi juaj për të ndryshuar përditshmërinë tuaj. Akoma, mund të arrini në kufinjtë e lodhjes fizike dhe psikologjikë, pasi mund të ekzistojnë ndryshime të papritura në programin tuaj. Mundet, për shembull, të mungojë një koleg papritmas dhe të duhet të bëni punën e tij apo të shfaqet dicka që t’ju mbajë më shumë në zyrë apo në punë. Katrori Hënës së Plotë me Jupiterin mund t’ju bëjë të mos keni përqendrim dhe vëmëndjen tuaj të shpërqendrohet dhe e gjithë kjo situatë t’ju nevrikosë dhe t’ju bëjë të shpërtheni dhe të grindeni vazhdimisht. Nuk është keq të kërkoni ndihmë dhe të përpiqeni të gjeni disa orë për tu shplodhur dhe të kujdeseni për veten tuaj, përndryshe do shembeni.

 

LUANI

Eklipsi ndikon fushën e dashurisë, krijimtarisë dhe fëmijëve, por edhe të shokëve dhe të planeve që keni për jetën tuaj. Mos u surprizoni nëse papritmas shfaqet një dashuri e re apo përfundon një e vjetër. Mos u habisni nëse një lidhje shoqërore merr një devijim më erotik apo nëse vendosni të bëheni prindër. Të gjitha luhen me këtë hënë dhe pozitivet dhe negativet. Ajo që duhet të bëni ju është të mos jeni impulsive dhe të keni sytë tuaja hapur në mundësi. Mos merrni vendime që janë definitive dhe lërjani kohës të tregojë sesa ia vlejnë personat dhe situatat. Gjithashtu, do jeni më krijues, por edhe më të gatshëm të merrni pjesë në aktivitete të përbashkta me shokë dhe persona që kanë të njëjtat interesa me ju, por dhe me fëmijët tuaj nëse jeni prindër. Ndërkohë, Hëna e Plotë krijon katror me Jupiterin që ndodhet në shtëpinë e 8 të horoskopit tuaj diellor dhe kjo do të thotë se ndoshta ndizen disa frikrat tuaja përsa I përket lidhjet serjoze apo mund të trondisë besimin tuaj për disa persona. Dëgjoni instiktin tuaj që nuk do ju tradhtojë.

 

VIRGJERESHA

Vëmëndja juaj në fushën e karrierës- familjes kthen eklipsin Hënor të Majit dhe ju bie zilja e rrezikut. Mos I tërhiqni gjërat në ekstreme dhe ndoshta do duhet të bëni një hap pas për të shmangur përplasjet me kolegë, partnerin tuaj dhe persona të familjes tuaj. Do ndiheni më të paqëndrueshëm sentimentalisht dhe do ju kapin ankesat se ju jepni shumë dhe të tjerët asgjë. Se ju vraponi dhe të tjerët i presin  të gjitha të gatshme. Mund të mendoni të kaluarën dhe të rikujtoni ngjarje që ju lënduar, të mendoni sesi ju sollën prindërit tuaj, të afërmit tuaj dhe të bëheni më sentimental. Mundet tani të doni të vendosni kufinjt tuaj dhe të ndalojnë të ngatërrogen dhe të kenë mendim për jetën tuaj, të doni të largoheni pak, të zhvendoseni. Nëse qëndroni në shtëpinë tuaj prindërore, ndoshta merrni dhe vendimin të ikni dhe të jetoni vetëm. C’do gjë që të ndodhë, c’do gjë që t’ju shqetësojë, lejojini vetes tuaj të krijojë rrethanat dhe një ambjent ku të mund të shprehet me qetësi dhe të mos i mbani brenda vetes, pasi përvetësoni ankthet tuaja.

Eklipsi Hënor do ndikojë më shumë Virgjëreshën ku keni Diellin apo horoskopin tuaj nga grada e 2 deri në të 8 të shenjës tuaj. Për ju Virgjëreshat, eklipsi Hënor troket në zemrën e horoskopit, në një fushë celës që lidhet me shtëpinë, pasurinë e paluajtshme, familjen tuaj, të kalurën , dhe kujtimet tuaja. Kjo fusha është nga më të ndjeshmet dhe pjesët delikate të horoskopit tonë. Disa herë nuk nevojitet të ndodhë ndodnjë ngjarje e cila të na krijojë pasiguri, pasi jeni shenja që përvetëson të gjitha ndjenjat e tij. Kështu që ka mundësi të përjetoni më shumë shqetësim këto ditë apo të zhyteni në të kaluarën dhe të shtyheni në kujtime të pakëndshme apo ndjenja. Nga ana tjetër, ka mundësi të ekzistojë një ndryshim përsa i përket shtëpisë. Mund të programatizoni apo të shfaqet papritmas nevoja e një zhvendosjeje. Pritet akoma të shfaqet një cështje me disa të afërm të ngushtë, të cilën duhet të kujdeseni të zgjidhet.

 

PESHORJA

Me ritme të shpejta vjen eklipsi për të vendosur zjarr në përditshmërinë tuaj. Përgatituni të vraponi dhe të bjerë zilja kuqe. Presioni në program do jetë i madh, të gjithë do duan dicka nga ju dhe atje ku mendonit se i kishit sistemuar të gjitha, ndonjë ndryshim apo përmbysje do ju bëjë të rifilloni nga e para për të vendosur një rregull. Mund të anullohen takime, udhëtime, plane, por edhe të mos mundeni të komunikoni saktë. Lodhja juaj është e mirqënë dhe nevrat tuaja do jenë në maksimum, pasi nuk do mundeni të qetësoheni askund dhe do shpërtheni në këdo që ju thotë një fjalë më tepër. Komshiu, vëllezrit tuaj, dikush në rrugë… nuk di kush do jetë “fatlumi”, por ju që shqyheni për aftësitë tuaja dipllomatike do keni turbo! C’farë nuk keni thënë të gjithë këto vite, do ti thoni tani dhe do përpiqeni të vendosni kufinj. Do sqaroni gjërat dhe kushdo do t’ju ndjekë, ju fundja nuk do jeni të disponueshëm të bëni për një herë tjetër as edhe një hap pas. Përpiqeni ama, të tregoni qetësi, pasi mund të prishni lidhje dhe më pas të bëheni pishman. Shprehuni, por me takt, e dini ju.

 

AKREPI

Ndryshime të papritura në financa sjell eklipsi, por nuk është e nevojshme se do jenë për keq, kjo do përcaktohet nga mënyra që ju do menaxhoni cështjet që do shfaqen. Mundet këto ndryshime ti aspironi vetë ju, nëse për shembull keni lodhur duke qënë në një punë ku nuk njihen saktrificat tuaja dhe të vendosni të shikoni diku tjetër dicka. Hëna e Plotë fundja, mund t’ju sjellë dhe mundësi të reja, por do duhet të jeni të qetë për tu vlersuar saktë. Kurthi me këtë hënë është se do ju ngarkohë sentimentalisht dhe ky është gabimi më i madh që mund ti bëni vetes. Tani nuk duhet të shihni asgjë me “syzet transformuese” të ndjeshmërisë dhe do duhet të jeni “zbatues të ftohtë”. Për shembull, nëse jeni një biznes ku nuk shkojnë mirë gjërat, por mendoni se nuk mundeni ta mbyllni për arsyje sentimentale, kjo do jetë gabim. Duhet të largoheni nga pjesa ndjenjave tuaja, pasi do ju thithin në thellësi. Distancohuni dhe shihni me llogjikë të ftohtë nëse ekziston ndonjë fitim, nëse ia vlen mundi dhe mund të përmirësojë ekonomikisht dhe bëni lëvizjet ku duhet dhe hapi ardhshëm për përfitimin tuaj. Lini në jetën tuaj vetëm punë fitimprurëse dhe bashkpunime. Vlersoni dhe mënyrën sesi menaxhoni financat tuaja dhe të ardhurat. Gjithashtu, mund të keni më shumë qefe për tu argëtuar, të dilni dhe të njihni persona të rinj që t’ju bëjnë klik erotikisht, por koha do tregojë nëse ia vlejnë të qëndrojnë në jetën tuaj.

 

SHIGJETARI

Eklipsi i hënës së “gjakosur” shkruan emrin tuaj dhe erdhi momenti të merrni vendimet tuaja që do ndryshojnë jetën tuaj. Hëna e Plotë do ju vërë në procedurë të mendoni c’farë nuk ju pëlqen në lidhjet tuaja, në bashkpunimet tuaja, në veten tuaj dhe të bëni ndryshimet rrënjësore që nevojiten për tu bërë më të lumtur dhe gëzuar. Do keni një shqetësim të brendshëm, do haheni me rrobat tuaja dhe do kritikoni të gjithë dhe gjithcka rreth jush. C’farë gabime kanë bërë dhe c’farë bëtë ju? Sapo të përfundoni, secili do marrë atë që vlen dhe ju në rrugën për të ardhmen që do hapnit. Po, pasiguritë për të nesërmen janë të shumta, por dhe një jetë pa ëndrra nuk përshtatet tek Shigjetarët. Hëna e Plotë do ju lëkundë dhe do ju “shëmbë” c’do gjë që nuk është stabile dhe tashmë në terre të ri do vendosni baza të një veteje të transformuese, më optimiste dhe më të shndritshme, duke patur pranë juaj ata që doni dhe të cilët ju besojnë dhe ju duan. Pësimet e të kaluarës do qëndrojnë pas dhe ju do përparoni të përpara të pagjunjëzuar. Por, nuk nevojitet të merrni një shtrues rruge dhe ti shkelni të gjithë, do mendim të qartë dhe durim për vendime serjosze. Dhe përshkak se hëna do ju bëjë dhe më sentimental, dhe përshkak se Merkuri përgatitet për rrugëtim fenomenalisht të kundërt, kini kujdes mos bëni vlersime të gabuara. Merrni kohën tuaj dhe të mos jeni impulsiv. Flaka juaj të djegë të thatat, jo dhe të njomtat…

Eklipsi krijohet në shenjën tuaj, kështu vendosni kandidaturë serjoze të jeni ju që do ndikoheni më shumë nga të gjithë. Vecanërisht nëse Dielli apo horoskopi juaj ndodhet nga grada 2 deri në të 8 të shenjës, atëher ndikimi do jetë i drejtpërdrejt dhe do krijojë më shumë shqetësime në jetën tuaj, pasi do e përjetoni me më shumë tension në krahasim me Shigjetarët e tjetër. Kjo nuk do të thptë se duhet të keni frikë dicka. Zakonisht eklipset janë tregues të ndryshimeve në jetën tonë, akoma dhe nëse kjo do të thotë se ndryshojmë mënyrën me të cilën ne vetë i sillemi vetes tonë. Sigurisht dhe do dueht të keni kujdes më shumë shëndetin dhe situatën tuaj fizike. Por kjo duhet të jetë gjithmonë prioriteti juaj. Me ndonjë mënyrë ky eklips ju fton të vlersoni prioritetin e vërtet në këtë jetë që nuk është tjetër nga vetë vetja juaj. Cilat janë nevoja tuaja, ndjenjat tuaja, planet tuaja? Nëse deri tani përpiqeshit të kënaqshit të tjerët vec se vetes tuaj, erdhi momenti të rimendoheni. Cështjet që lidhen me familjen apo hapësirën e shtëpisë mund t’ju shqetësojnë.

 

BRICJAPI

Meditimi, atë ju fton të bëni fillimsisht Hëna e Plotë dhe të shihni thellë brenda jush veten tuaj. Pyetjet e shumta: cilat janë nevojat tuaja të nënndërgjegjshme dhe nëse i shërbeni, c’farë plagësh keni dhe si përballeni me to, dëgjoni fëmijën që fshihni brenda jush apo ju ka marrë rryma? Shifini të gjitha këto me dashuri ndaj vetes tuaj dhe zbuloni rrugëtimin e brendshëm drejt suksesit. Eshtë mundësia juaj të largoni peshat tuaja sentimentale, të cliroheni nga lidhje shkatërruese, persona toksik, zakone të këqia dhe sjellje të gabuara. C’farë ju mban të zgjuar në mbrëmje, c’farë ju torturon, c’farë ju trazon mëndjen tuaj? Gjeni traumat dhe mbyllini. Ndryshoni mënyrën sesi kujdeseni për veten tuaj, kushtojini rëndësi në shëndet dhe situatën tuaj fizike dhe lërini plagët e të kaluarës pas. Mos i varrosni, përballuni me to. Vitet e fundit ishin të vështira, por sprovat ju bën më të fortë, gjeni këtë fuqi dhe shkëputuni nga “detyrimet” që ju rëndojnë, gjeni veten tuaj dhe dashurojeni atë.

 

UJORI

Shmangni thashetheme, kritika dhe mendimet e dyta, nëse doni të vazhdoni të shkoni mirë me shokë, idealist apo persona nga grupe në të cilat jeni pjesmarrë. Këtë fushë ndikon eklipsi dhe jus jell kundërshtime me rrethin tuaj social. Ndoshta mund të hyni në procedura të dyshoni disa persona dhe në rrugëtimin e tyre në jetën tuaj dhe të doni të shkëputeni nga aktivitete të ndryshme që nuk ju shprehin më. Apo ndoshta doni të ndërmerrni ju rolë më udhëheqës dhe nuk ju japin mundësinë dhe ju nevrikos dhe reagoni. Por mundet dhe të arrijnë në veshët tuaj disa gjëra që mund të ndikojnë në gjykimin tuaj, por do duhet të jeni pak të përmbajtur para se të merrni vendimet tuaja përfundimtare, pasi mund të jenë gënjeshtra. Nga ana tjetër, katrori Hënës së Plotë me Jupiterin që ndodhet në fushën ekonomike, të elementeve të pasurive dhe të ardhurave mund të tregojë se shkak i “përplasjes” të jetë për cështje ekonomike.

 

PESHQIT

Ndryshime dhe mundësi në fushën e karrierës dhe familjes sjell eklipsi i Hënës së Plotë “së gjakosur”. Kjo hënë mund të ndërtojë njëkohësisht karrierën tuaj dhe planet tuaja. Mundet, për shembull, të jeni vite në një punë të keni ndërtuar një rrugtim dhe në një mbrëmje ti lini të gjitha pas, pasi ndoshta pranoni një propozim që ju lartëson në rrugëtimin tuaj profesional dhe reputacionin tuaj. Mundet ama dhe të gjëjndeni në dilema dhe të mos dini c’farë të bëni, pasi do ndodhin të gjitha papritmas dhe nuk jeni më të vendosurit e shenjave të zodiakut. Të mbani mend se do duhet të dëgjoni instiktin tuaj dhe të vlersoni veten dhe aftësitë tuaja. Akoma, eklipsi mund të tregojë nevojë të jeni të pavarur, duke bërë biznesin tuaj apo familjen tuaj apo të shpërnguleni apo të ndryshoni shtëpi apo hapësirë pune. Gjithashtu, mundet të ekzistojnë lëkundje në familje, martesë apo ndonjë cështje që lidhet me mamanë tuaj.

Një eklips Hënor që zë vënd në fushën e karrierës dhe ndikon duke reflektuar dhe familjen dhe shtëpisë, është ajo që krijohet në 26/5. Nëse Dielli apo horoskopi juaj ndodhet nga grada e 2 deri në të 8 të shenjë tuaj, atëher ndikimi mund të jetë i drejtpërdrejt për ju. Skenaret janë të shumta, edhe pse shumicat tregojnë një ndryshim i cili mund të lidhet me punën tuaj. Për shembull, mund të ikni nga një punë për të shkuar në një tjetër, mund të mbyllni një biznes nëse shihni se nuk është i mbarë, mund të merrni një ngritje apo t’ju ndryshojnë pozicion në punën tuaj tashmë ekzistente. Ndonjë ndryshim sistemues mund të lidhet dhe me hapësirën e shtëpisë. Pritet ndonjë femër të luajë rol përcaktues në këto ndryshime që sjel eklipsi Hënor. Me siguri do jeni të kujdesshëm dhe në cështjet e shëndetit dhe të situatës fizike dhe të përpiqeni c’farëdo ndryshim nëse shfaqet të jeni të qetë për ta menaxhuar ashtu si duhet.

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla

www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla

pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë

www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu

Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…

Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale

Ju presim…

Shiko gjithashtu