E keni yllin e bursës

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

                                       E keni yllin e bursës

 

Si gjithshka në jetën tonë ashtu edhe dhe paraja dhe investimet kanë të bëjnë me përparësitë tona dhe kohën e duhur.

Astrologjia ju ndihmonë të gjeni se cfarë tipi investuesi jeni,cilat janë mundësitë për tu pasuruar në horoskopin tuaj,cilat investime do japin rezultat më mirë për ju dhe kur duhet të bëni lëvizjet e nevojshme,duhura.

Nuk investon dhe as pret të njëjtat rezultate një Dash me një Dem për shëbull...nga ana tjetër mos mendoni që aq milliona Binjakë në planet investojnë me të njëjtën mënyrë.  Në faqet në vazhdim do merrni një ide për tendencat të cilat mbizotërojnë në cdo shenjë, të cilat nryshohen nga horoskopi dhe pozicionet planetare dhe janë unikale për secilin sic është për secilin prej nesh shenjat e gishtave.

 

Dashi

Bëni pjesë në shenjat e zjarrit,të cilat entuziazmohen lehtë veprojnë rrëbyeshëm,nuk ngurojnë të rrezikojnë,dhe nuk i  gëzon asgjë më shumë sesa ajo të vini bastë me fatin tuaj. bëni pjesë më tepër tek lojtarë fitues,sesa tek investuesi. Lojtari nuk e ka zakon të mbajë gjatë paratë me qëllim të fitojë për një afatë të gjatë,por i shet ato shpejt dhe blen të tjera. Sic mund të kuptoni doni ti ‘’merrni ‘’me shpejtë dhe nuk keni durimin që nevojitet ,për të pritur rezultate më të mira. Fjala rrisk,rrezik është në rutinën tuaj të përditshme,sepse akoma edhe aksionet që zgjidhni nuk janë ato më të sigurtat. Ajo që ju drejton në blerjet dhe shitjet tuaja është intuita juaj dhe jo këshillat e ekonomistit tuaj.,i cili mundohet më së koti tju bindë për të kundërtën. Treguesit,statistikat, gabimet e të tjerëve nuk ju shqetësojnë... ju interesoheni vetëm për të shkurtuar procedurën për të arritur qëllimin tuaj financiar.  Përsa i përket risqeve,rreziqeve,disa herë mund të bëhen shumë të rrezikshme,vecanërisht nëse ka edhe të tjerë të cilët varen nga ju ekonomikisht(familja etj). Nëse nuk doni pra,tju ndjekin nga huamarrësi deri tek...vjehrra juaj kujdesuni të paktën të mos rrezikoni pagesën tuaj.

Investoni :  në firma të reja,firma kosmetike me pak aksione për fitime të shpejta.

 

Demi

Investuesi më i durueshëm dhe më i disiplinuari në bursë jeni ju. Marrëdhënia juaj me paranë është më e vecanta. Nuk është rastësi që shumica e Demave punojnë në sektorë,si bankat,shoqëri sigurimi,kontrolloni gjithmonë sesa kapitali dhe fitimet tuaj janë të siguruara. Nuk ju pëlqejnë veprimet e nxituara dhe as i besoni burimeve të ndryshme të cilat mund të jenë të rreme.  Mundoheni të parashikoni se cili do të jetë ecuria e aksioneve tuaj dhe përgjithësisht të mbështetur në logjikën dhe metodat shkencore! Dhe sigurisht ,si shenjë, origjinal e tokës,jeni gjithmonë të gatshëm të luftoni për sigurinë e investimeve tuaja. Strategjika juaj sulmuese nuk është e karakterit tuaj,sepse ju do të bëni gjithshka për të qënë i siguruar dhe natyrisht  nuk do ti braktisni përpjekjet në zhgënjimin tuaj të parë,sepse dini të prisni dhe të keni durim dhe besim në vendimet tuaja. Që të dorëzoheni duhet të jetë bërë nami! Limit down nuk ju trëmb ashtu si i trëmb të tjerët dhe nuk bëhet fjalë të shisni më ulët nga aq sa e keni blerë një aksion-në asnjë mënyrë.

Investoni : Firma ndërtimi,Sigurimesh,Bankapor edhe në firma ushqimore.

 

Binjakët

Ju jeni lojtarë digital...adhuroni komunikimin,kompjuterat,internetin,dhe sigurisht luani në Bursë dhe doni të jeni on line të lidhur me <<banesën e lekut>> dhe me ekonomistin në telefonë! Por as ju binjakët nuk mund të karakterizoheni si investues,pasi durimi qëllimet afatëgjata nuk janë cilësi të tuajat.! Ju doni që gjithshka të bëhet shpejt,automatikisht dhe pa vonesë. Natyrisht, kerkimet janë nga gjërat të[ cilat ju interesojnë (kryesisht nga kurioziteti) do të mësoni statistikat e aksioneve ,pavarësisht faktit nëse do të invesotni në ato të cilat paraqesin lëvizje më të madhe. e vërteta është që jeni pak ekcentrik në investimet tuaja. Nga njëra anë investini në mënyrë të nxituar dhe nga ana tjetër zgjohet brënda jush vetja tjetër e juaja ajo konservatore,që fshihni dhe filloni teoritë për sigurinë e investimeve në Bursë etj. Gjithashtu, si në jetën tuaj personale e keni zakon të ndani interesin dhe kohën tuaj në shumë gjëra njëkohësisht,ashtu ‘’shpërndaheni’’edhe në shumicën e aksioneve me rezultat në fund të mos mundeni të ndiqni asnjë nga zhvillimet. Logjika juaj është e ortë por bursa është dhe do të  jetë një aventurë në terren të panjohur,sepse nuk mjafton vetëm gjenialiteti për të fituar lojën e parasë-nevojiten dhe cilësi të tjera.

Investoni : kompani Telekomunikacioni,Botime, Media,Firma Informacioni.  

 

Gaforrja

Ju jeni nga ata të cilëve treguesi i Bursës ndikon më tepër në psikologjinë tuaj më tepër sesa në xhepin tuaj.! si shenjë e ujit,nga njëra anë i besoni intuitës tuaj-dhe nga ana tjetër –ndikoheni nga të tjerët në momentet më kritike (si psh limit down)ju kap paniku dhe veproni gabim. Sigurisht që intuita për një investues është një cilësi e madhe.  për shëmbull mund të nuhasni se kur treguesi mund të rritet. Por zakonisht nuk i kushtoni vëmëndje dhe e neglizhoni një faktorë tjetër të rëndësishëm të një inestuesi të mirë: njohurinë dhe praktikën mbi cështjet e Bursës. Pasi një ‘’parandjenjë më e trajnuar’’funksionon më mirë. Ëndërra më e keqe e një Gaforreje ,si edhe shenjave të tjera të ujit,nga njëra anë kanë frikë se mos humbasin paratë e tyre dhe nga ana tjetër se mos fitimet e tyre merren vesh. Rezistenca juaj është mjeft e mirë ,vetëm se taktika që doni të blini me cmim më të ulët dhe të shisni me cmim më të lartë mund të rezultojë fatal për investimet tuaja.

Investoni : Firma ndërtimi,Investimesh,Sigurimesh,Banka,Hotele,dhe ushqimore.

 

Luani

Është e vështirë të flasësh për një shenjë e cila ka shije kaq të shtrenjta,saqë ato të cilat mbeten janë shumë pak për të investuar,vecanërisht në moshë të re! Fatëkeqësisht edhe për ju luanët ‘’ditët e vështira’’nuk bëjnë përjashtim. Ndryshe nga dy shenjat e tjera të zjarrit(Dashi,Shigjetari) Luanët janë investues. Gjithmonë e fillojnë lojën joshëse të Bursës pasi do të kenë bërë një kontroll të mirë para se të investojnë. Intuita e tyre luan rol të rëndësishëm në vlerësimin e tyre . Natyrisht nuk bëhet fjalë asnjëherë të pranojnë para të tjerëve që gabuan.  Do të ngrenë kokën lart dhe do të mbyllin plagët e tyre në shtëpi...Pasi vetëbesimi,guximi,dhe kurajo nuk u mungon –do të provojnë përsëri.  Pikërisht këtu lokalizohet e para nga dy grackat në të cilat bien luanët: përpjekja e dytë pas gabimit nuk bëhet e llogaritur dhe me kujdes por bëhet për reagim(fëminore,e stilit,’’do tja u tregoj unë’’). Gracka tjetër është nga mbivlerësimi për veten dhe kokëfortësia për të neglizhuar këshillat e njërzëve që e njohin Bursën më mirë...

Investoni : Në Banka,Metalurgji,firma Kosmetike.

 

Virgjëresha

Investoni në Bursë. Detajet janë mbi gjithshaka në jetën tuaj. kështu që kur të vendosni të zhyteni në ujërat e Down Jones...që tani kohët e fundit janë bërë  shumë të thella –do të kontrolloni cdo version dhe do të bëni dhe këekimin e posacëm,gjithmonë të bazuar ,jo në fjalë dhe thashetheme por në veprën e specialistëve. Ajo që ju interesonë janë letrat të cilat blini të mos jenë thjesht letra por ,por të pasqyrojnë vlerën e lekëve që investoni. Për ti nxjerrë lodheni aq shumë ...Si shenjë e tokës-fatmirësisht-jeni realist dhe nuk prisni mrekulli nga njëra ditë në tjetrën . Sigurisht nuk keni durimin e një Demi ose vendosmërinë e një Bricjapi,por keni dicka që mungon nga të tjerët : aftësi për tu përshtatur dhe elasticitet...Kështu që kur e shikoni që gjërat afërsohen nuk bini me turinjë në gracka por rrëshkisni si ngjalë...

Dicka gjithashtu e rëndësishme në mënyrën që investoni është se dini të thoni jo. Jeni lojtarë të ndërgjegjshëm dhe mbi të gjitha korrekt. Shumë herë shokët tuaj ju trajtojnë pak cuditshëm dhe nevrikosen me rregullin tuaj të mbani gjithshka të organizuar. Natyrisht që kur shohin fitimet që mblidhni ,e kuptojnë sesa e nevojshme është organizimi dhe metodat  në investime.

Investoni : Farmaci-Spitale,Media, kompani Informacionesh,Sigurimesh,Kozmetike

 

Peshorja

Ndjesia e ekuilibrit dhe harmonisë në sektorin e investimeve është vecanërisht e rritur për ju Peshoret. Përkufizimi marrveshje është natyra juaj e dytë.  E bëni aq natyrshëm zëre se merrni frymë . ju kombinoni anën teorike të Binjakëve por nuk nguroni të merrni iniciativa dhe keni të njejtin vlerësim edhe për teorinë dhe për praktikën.  Kohën e shumtë peshoret e kalojnë  deri sa të vendosin se cfarë lloj investimi u përshtatet.  Por sapo ato bëjnë vlerësimin e tyre ato  nuk e mbushin mëndjen e tyre me ide të kota të tipit’’ cfarë duhet të kisha bërë dhe cfarë jo’’! mund të akuzoheni për hezitimin tuaj,por sapo ju bëni zgjedhjen tuaj e mbështesni atë fuqishëm (disa herë nga egoizmi dhe kokëfortësia) dhe nuk bëni mbrapa. Ajo që duhet të bëni kujdes është deri sa të merrni vendimin ,por është të kontrolloni më mirë ata ju besoni dhe nga merrni informacione... Një sygjërimi shumë i  mirë për Peshoret ose edhe për ata që e kanë shumë të ndjeshme shenjën e Peshores në horoskopin e tyre është që të mos investojnë vetëm por...me ortak! Një shokë i besueshëm ose partneri i tyre mund të jenë partner ideal. Në këtë mënyrë ata do të ndihen më të sigurt kur do të munden të ndajnë gabimet edhe sukseset! Peshoret,ndryshe nga shenjat e tjera nuk e humbin kontrollin lehtë, por rezervat e tyre nuk janë aq të shpejta sa të investuesve të tjerë,sepse kanë nevojë për kohë të mjaftueshme për lëvizjen tjetër të tyre.

investoni: Në firma me aksione të përbashkëta.Teknologji të reja. Firma me Rroba ose Kosmetik. 

 

Akrepi

Ju i përkisni shenjës e cila e drejton Bursën,pasi tradicionalisht akrepi lidhet me paranë e të shumtëve dhe pasurinë e madhe. mos harroni që njeriu më i pasur në botë është Akrepi(Bill Gates).  Të paktë janë ata që mund të arrijnë fuqinë,forcën dhe kontrollin që ushtroni ju mbi paranë dhe natyrisht akoma më pak disponojnë vendosmërinë dhe dëshirën tuaj të hekurt. Akrepat nuk konsiderohen me fat sic quhen Shigjetarët dhe e njohin mjaft mirë paranë ,akoma edhe ato të cilat e kanë prejardhjen nga Bursa,nu nxrirren lehtë dhe pa mund, lodhje dhe pa gjumë. Pasi ndiheni shumë më mirë kur e dini që në këtë mënyrë ju siguroni të ardhmen,dhë që keni hequr para me një anë. Keni intuitë të fortë dhe mbështeteni goxha tek ajo,por nuk i thoni askuj jo dikujt i cili i njeh më mirë se ju cëshjet e Bursës.  Përgjithësisht durimimi juaj është në nivele të larta dhe nuk nxitoheni të bëni mbrapa,nëse nuk shikoni limit up radhazi. Asgjë nuk duket se mundn të trëmbë një Akrep përvecse vetes së tij dhe reagimeve të tija dhe fatmirësisht që ju nuk reagoni pa menduar. Natyrisht që vonesat disa herë ju kushtojnë më shtrenjtë por asgjë nuk do të ndryshojë...karakterin tuaj të qëndrueshëm.

Investoni :Në Banka,Firma Finaciare,Aksione Afatëgjata, Farmaci.

 

 

Shigjetari

Jeni më opzimistët e zodiakut,deri në atë pikë sa të gjithë kohën e Bursës i bie që ju ti jepni kurajo ose të ngushëlloni të humbësit...

E vërteta është që ju ja arrini më mirë me këshilla për të tjerët sesa me veten tuaj.,por nga ana tjetër nuk keni dhe shumë nevojë ,përderisa në situatat më të vështira planeti juaj udhëheqës Do tju shpëtojë...Natyrisht,nuk është e nevojshme të abuzoni me fatin tuaj të mirë dhe të rrezikoni dhe për ato më të nevojshmet për egzistencën tuaj,sepse në ndonjë moment akoma edhe gëzimet mbarojnë...

Marrëdhënia juaj me Bursën është si gjithshka në këtë jetë: një dite apasionoheni,doni të mësoni gjithshka,merrni hua nga të gjithë për të luajtur sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe jeni indiferent,pasi keni gjetur dicka të re të merreni. Shigjetarë janë më të mirët për të investuar për llogari të të tjerëve sesa për veten e tyre.,sepse atje bllokohen dhe nuk mund të gjykojnë drejtë.! Më tepër në Bursë ju interesojnë marrveshjet e sistemit të investimeve ,pse –ja dhe sepse-ja, sesa rezultati.  Kështu shumë herë duke u munduar të të gjeni se cfarë egziston poshtë sipërfaqes humbisni realitetin dhe vonoheni të bëni lëvizjet. Zakonisht doni kohën tuaj të vendosni se cfarë do të bëni,por fatëkeqësisht Bursa funksionon me kohën sesa dhe nuk duket që bien dakord me ato të tuajat!

Investoni : Botime,telekomunikacion, Informatik.

 

 

Bricjapi

Jeni menaxheri më i mirë i investimeve të të tjerëve,të cilët duket që respektojnë njohuritë dhe ju kanë zili për instiktin tuaj investues. Profesioni i ekonomistit ju përshtatet,përderisa nuk bëhet fjalë asnjëherë të bëni dicka që do të vinte në rrezik morëqënien ekonomike të klientit tuaj. A jeni po aq të mirë kur bëhet fjalë edhe për investimet tuaj? Sigurisht që po! Loja e investimeve lëvron në gjakun tuaj.  nuk jeni tipa që mundoheni ti merrni brënda një dite dhe pastaj tja ‘’mbathni’’ përkundrazi fjala ‘’horizont largpamës’’ lindi për ju dhe ju shkon dorashkë. Jeni ambicioz dhe natyrisht preferoni dhe aksionet e premtuara.  Nuk do të investonit asnjëherë në një komapni pa të shkuar,pa histori dhe pa të ardhme.

Aksionet që ju zgjidhni ngajnë me karakterin tuaj...Vazhdoni  gjithmonë përpara,dduke marrë masat e nevojshme  për të mos rrezikuar asnjëherë! Pasi,siguria është kërkesa juaj kryesore! Paradoksi me ju Bricjapët është që argëtoheni procedurën e valutës ne Bursë. Të gjithë të tjerët mund të srtesohe,të mos kënaqen, ju kaloni mirë akoma edhe kur treguesi ulet...Pasi e sotmja nuk ju shqetëson aq sa e nesërmja. Një cilësi shumë e mirë e juaja në krahësim me të tjerët është,vendosmëria juaj! Sapo të vendosni didicka ,do ta realizoni pa pyetyr njërin e dhe tjetrin për vendimin tuaj.  por edhe po të pyesni,përsëri në fund do të bëni të tuajën,pse të mundoheni?

Investoni : Blue chips shkruajnë emrin tuaj,si edhe Komapnitë Financiare dhe ato të Ndërtimit.

 

Ujori

Nuk jeni investuesi më i madh i zodiakut,dëshira juaj është të keni aq para sa nevojiten për të ndjekur teknologjitë e reja,udhëtoni dhe keni qëndrueshmëri në jetën tuaj dhe herët apo vonë do tju shpjerë në derën e Bursës.  Si gjithshka në jetën tuaj ashtu edhe investimet tuaja nuk kanë ndonjë lidhje me karakterin tuaj... Do të blini me kënaqësi aksione në firmën e ndonjë shokut tuaj, edhe nëse ato nuk ecin mirë do të preferoni aksione në një kompani e cila do të ketë të bëjë me teknologjinë e re. Nuk bëhet fjalë të qëndro ni për shumë kohë përpara një monitori dhe të ndiqni me ankth zhvillimet e përditshme...

Do ta bëjë ose ndonjë person i juaji,shokë i besueshëm ose do ta braktisni shumë shpejt. Dashuria juaj për lirinë dhe pavarësinë përplaset me imazhin e mësipërm. Madje edhe në Bursë mbiemri ‘’i paparashikueshëm’’ ju karakterizon.  Si të gjitha shenjat e ajërit edhe ju bazoheni mjaft në logjik edhe në teori,dispononi edhe intuitë shumë të fortë ose ta theni ndryshe  mund të parashikoni thvillimet më mirë se cdi shenjë tjetër. Për ujorët kanë thenë që atë që ljo shenjë e jeton tani ,të tjerët do ta jetojnë për 5 vjet! Lëvizjet tuaj nuk janë të nxituara dhe rezervat tuaja në lidhje me ato të Dashit janë disi të rëna...Nëkëtë mënyrë mund të përfitoni... nga limit up duke shmangur limit down...

Investoni : Aksione të përbashkëtapor edhe në Komapani Të Teknologjisë së Re,Informatikë,Media.

 

 

Peshqit

Edhe ju nuk jeni vecanërisht investues në kuptimin që e mblidhni paranë për paranë dhe nuk kurseni të kaloni mirë... përkundrazi ju e doni paranë për të kënaqur dëshirat tuaja në maksimum,pasi mirë apo keq ato udhëheqin jetën tuaj. por cfarë vëndi mund të kenë Peshqit romantik dhe ëndërrimtar në një ambient sic është Bursa? Fatëkeqësisht nuk keni asnjë vënd(nëse atë dëshironi sigurisht) për këtë egzistojnë dy zgjidhje: ose merreni me atë për aq kohë sa nuk ju dëmton ... psikologjikisht dhe moralisht ose vendosni ndonjë person tjetër më pak të ndjeshëm për të ndjekur zhillimet dhe tju informojë ose të investojë për ju. Keni për të zgjedhur midis Bricjapit dhe Peshores. Ju mund ti drejtoni ata me intuitën tuaj e cila është më e fortë sesa ajo e parashikuesve...

Neptuni,planeti udhëheqës i juaji ju favorizon të mblidhni fitime. Ndaj mos u demoralizoni nëse nuk ia dilni mbanë në Bursë,pasi ju do ti nxirrni nga tjetër kund!  Cilësia juaj në krahësim me të tjerët është mos tju zbulojnë. Bëjeni punën tuaj pa dhënë qëllim dhe i shmangni rreziqet... Me pak fjalë rrëshkisni si peshk...

Investoni :Komapni Energjitike.Fabrrika Duhani,Ilacesh,Kozmetike,Siguracionesh.

Shiko gjithashtu