DYMBËDHJETË DHE AS NJË TELEFON
Hidhërim... Hidhërim i madh! Të kuptoj. Shkon e vjen brenda në shtëpi dhe qetësi nuk gjen. Shpesh shikon në qoftë se telefoni punon dhe në qoftë se është në pozicionin e duhur që të kapin valët. Del për kafe me shoqet, por syri yt nuk hiqet nga ekrani i telefonit sepse nuk je e sigurtë në qoftë se do ta dëgjosh me aq zhurmë. Në fund e merr në gji dhe tortura nuk ka fund duke pritur atë telefon.
DRAMË... ME RASTE
E di si të vijë një njohje e re me personin që njohe para pak ditësh dhe si të bësh diçka tjetër, si për një lidhje me... “shumë e rëndë dhe jo” tip që shkon me ndjenjat e tij, në këtë rast hidhërimi është shumë i madh.
Ngaqë nga tre kategoritë kërkohet zgjedhje duhet që këtë herë të zgjedhim kategorinë “shoqëri e re” që të shikojmë se ç’farë fshihet pas perdes!
“Ora kritike” arriti për ty. E çfarë që e luajte rolin si të qetë kur shoqja jote jeton një dramë. Jo se tani nuk do ta pini kafen tuaj, por e penduar mendon hidhërimin e saj.
Meraku juaj më i madh
Mendja jote punon shumë shpejt dhe skenaret që nxjerr mund të furnizonin Hollivudin për një dhjetëvjeçar dhe më shumë.
Vetëm se ti nxjerr hidhërimin tënd në gazetë që ta shikojë i pashpirti dhe të ngacmohet duke vrapuar të të gjejë. Çfarëdo që të bësh, me siguri do të ndjesh qetësim shumë të madh dhe nuk duhet të humbasësh kontrollin.
Megjithatë hidhërimi është shumë i madh, nganjëherë i padurueshëm (kjo varet në qoftë se je e gëzuar apo ke veshur të zeza këtë periudhë dhe e di këtë gjë).
TI DHE PËLLUMBI
Para teje kanë kaluar shumë kohë kur atëherë që qëndronin vajzat në dritaren e tyre dhe prisnin të vijë pëllumbi lajmëtar. Nuk e di se sa do të të qetësojë, por kjo është e vetmja mundësi për të shpëtuar celularin tënd dhe të tjerat, mos harro gjërat përreth teje dhe mundohu të zhgënjesh viktima të reja. Mendo sikur duhet të qëndrosh me orë të tëra duke pritur në telefon fiks dhe të tensionohesh menjëherë kur dikush në shtëpi të përgjigjet në telefon dhe të flasë më shumë se dhjetë minuta. Do të thuash se teknologjia ka arritur shumë lart sepse je e sigurtë se ai nuk do të marrë në telefon, por prapë... Shpresa vdes e fundit, prandaj duhet të bisedojmë që t’i vendosim gjërat në vendin e duhur.
Lufta e Rouz
Në rradhë të parë duhet të kuptosh se burrat kanë veset e tyre dhe kanë lidhje krejt të ndryshme me telefonin nga ju. Nuk i vendosin emër dhe nuk e zbukurojnë, nëse shikojnë se personi që ke pranë bën diçka të tillë, duhet të shqetësohesh me të vërtetë. Që aty të tjera skenare do të luajnë në mendjen tuaj për telefonatën e parë në qoftë se është “person i freskët”, përndryshe do të reagojnë me të dashurën e tyre me mënyrë tjetër do ta përballojnë ngjarjen se i dhatë gjithçka. Por kjo do të varet dhe nga qëllimet që ka ndaj teje.
Tani fillojnë vështirësitë
Tani e tutje fillojnë vështirësitë. Në qoftë se shikon se ditët kalojnë dhe ai është zhdukur, atëherë diçka po ndodh...! Shoqet e rrepta i japin afat katër ditë dhe tolerantet dhjetë ditë, por vetëm ti do ta gjykosh. Në qoftë se i vendos me vështirësi letrën në dorë, atëherë lëre më mirë dhe kujdesu të shikosh diçka tjetër. Mos llogarit, mos kufizo dhe mos kërko. Në qoftë se e ka prekur numri i celularit tënd do të duket... Një mundësi tjetër e keqe është që numri i celularit tënd të ishte thjesht një viagra për egoizmin e tij. Ai me pak fjalë do të shikojë nëse i plotësohet dëshira dhe sigurisht që nuk duhet të merresh më me të. As edhe të ecësh në plane siç të thonë shokët dhe sigurisht që nuk duhet as të merresh me ato që quhen metafizikë.
I “riu”
Tek të gjitha vjen ora e dëshpërimit apo për ti dhënë fund jetës...?! Ai mund të ketë ikur në një udhëtim të papritur ose t’i ketë rastisur një çështje serioze profesionale ose familjare.
(Mjafton që çështja familjare të mos jetë në ndonjë shkollë për të regjistruar fëmijët e tij...). Në qoftë se ishte njohje kalimtare që erdhi dhe u zhduk, nuk e ke mundësinë ta kërkosh nga të njohur, mendo se ishte e shkruajtur nga fati të të fitojë bukuroshi i parë që do të dalë përpara në jetën tënde. Në qoftë se ka pika kontakti nga një i njohur, atëherë merr përsipër ta marrësh ti në telefon nëse në momentin kur të kërkoi telefonin i kundërshtove.
Dhe kjo sepse interesohet të të shikoj sërish, ndoshta mund të ndjekë taktikën e tij dhe të zbulojë numrin magjik.
Mund të mos e marrë numrin që të mos fillojë me ngacmime, ta marrësh në telefon e para dhe që të zbulosh gradën e interesit të tij. Por ja që jeta e re i sjell gjërat ndryshe dhe ai mund t’i marrë ndryshe. Prefero ta marrësh në momente kur telefoni i tij është i fikur që t’i lësh mesazh ose dërgoji një mesazh.
Një skenar tjetër është të ketë turp të bëj lëvizjen. Por në qoftë se e gjen guximin dhe të kërkon numrin e telefonit, atëherë çfarë e pengon të të marrë në telefon?
Por e vërteta është se frika e kundërshtimit është një ëndërr shumë e keqe për një burrë, siç mund të ndjehet një grua që del në plazh pa bërë depilim.
Më thuaj shenjën e tij të të them nëse do të të marr në telefon!
Në qoftë se nuk ka marrë në telefon, tani do ta ngrejë në një moment receptorin! Por ti duhet të jesh e pregatitur që të mos i marrësh gjërat ndryshe. Mëso shenjën e tij dhe zbulo se çfarë të pret.
DASHI
Nuk i pëlqen dhe aq shumë telefoni, kurse mesazhet janë të shkurtra. Nuk është se nuk të do, por nuk e ka zakon. Në qoftë se i dërgon një mesazh në mëngjes prit të përgjigjet pas shumë ore. Mos kini shpresë se do t’i ruaj mesazhet tuaja, do t’i lexojë dhe do t’i fshijë.
DEMI
Gjëja e parë që do të bëjë në mëngjes është të të marrë në telefon, sepse ka nevojë të sigurojë për dashurinë e tij. Përgjigjet në mesazhe me shaka të vogla. Mos u shqetëso! Nuk do të të fshijë lehtë nga kujtesa e tij.
BINJAKËT
Deri sa të të dërgojë një mesazh i cili është i gjatë do ta shkruajë dhe do ta fshijë shumë herë deri sa të jetë i shkëlqyer. Flet shumë në telefon, por do rrjedhje të gjërave. Kujdesu të mos mërzitet! Preferon më tepër kontaktin se sa të flasë në telefon.
GAFORRJA
Ai ka shumë ankth aq sa nuk e imagjinoni, megjithëse dërgon shumë mesazhe sidomos për tu siguruar. Por më shumë dëshiron të të shoh nga afër, të të flasë dhe të të prekë. Do t’i mbajë mesazhet tuaja sepse i pëlqen të jetojë me kujtime, është besnik.
LUANI
Nuk do ta mbyll telefonin deri sa të sigurohet se gjithçka është e qartë mes jush. I pëlqen të udhëheq bisedën, ndaj dhe duhet të jeni dëgjuese e mirë dhe të mos keni frikë për asgjë. Mesazhet e tij janë të qarta dhe përmbajnë këshilla. Mesazhet tuaja do t’i mbajë për të biseduar më vonë.
VIRGJËRESHA
Këta janë “llafazanët” më të mëdhenj të të gjithë zodiakut. Nuk ka asnjë problem për ata të zgjidhin problemet botërore në telefon. Mund të flasin me orë të tëra megjithëse me mesazhet nuk janë dhe aq të mirë. Mesazhet tuaja do t’i fshijnë...
PESHORJA
I pëlqen të flasë në telefon, të marrë mesazhe, por është dembel për të shkruajtur. Përmbajtja e telefonit është gati e mbushur. I pëlqejnë shumë dhe është i aftë t’i shkruaj në një ditar. Edhe pse ka frymëzim sepse ka besim tek vetja e tij, i merr nga diku tjetër dhe t’i dërgon.
AKREPI
Nuk ka diçka të errët në mesazhet e tij. Është tip i pasigurtë megjithëse nuk e tregon. Nuk i pëlqen të flasë shumë në telefon. Bisedon për gjërat shumë të rëndësishme dhe e mbyll. Më lehtë do të të flasë në telefon se sa do të dërgojë mesazhe.
SHIGJETARI
Më fal, por pasioni yt është një “llafazan” i vërtetë. I pëlqen të flasë dhe të luaj nga telefoni. Shkruan shumë mesazhe. Por frymëzimin më të madh e ka kur flet. Në qoftë se i shkruan se “është princi yt” do të të përgjigjet menjëherë “je shtojzovallja e tij”.
BRICJAPI
Nuk ia çon mirë as me telefonatat dhe as me mesazhet. Nuk do të shkruaj diçka që nuk e beson, sepse është i vërtetë dhe nuk i pëlqejnë gënjeshtrat. Do të hapë bisedë në telefon vetëm në qoftë se ka ndonjë gjë për të sqaruar.
UJORI
Mesazhet e tij të matura, janë pak të paqarta. Në telefon është pak më i mirë. Kur të sigurohet se e ke kuptuar atë që do të thotë, atëherë do ta mbyllë telefonin. Por në qoftë se është në humor të mirë mund të flisni me orë të tëra në telefon.
PESHQIT
I pëlqen shumë të marrë nëpër gojë në telefon, si dhe të dërgojë dhe të marrë shumë mesazhe. Në qoftë se papritur do të kujtohet se ka lënë në mes një punë mund ta mbyllë telefonin papritur. Është shumë sentimental, por mundohet të të mësojë të flasësh drejt.
Telefonata si simbol i ëndrrave
Në qoftë se shikojmë në ëndërr telefon që bie, që flasim me dikë në telefon ose që na merr një person i dashur, do të dëgjosh lajme të reja nga ai, do të thotë se vetëdija jonë mundohet të na tërheqë vemendjen.
Le të studiojmë disa raste të simboleve të ëndrrave që kanë lidhje me telefonat.
Në qoftë se shikojmë sikur vrapojmë që të kapim telefonin, por nuk arrijmë ta ngrejmë kjo do të thotë se duhet të nxitojmë se ka diçka në jetën tonë që nuk e kemi kuptuar ende.
Në qoftë se shikojmë sikur flasim me dikë në telefon, duhet të mbani mend me kë flisnim dhe për çfarë flisni, sepse kështu mund të gjejmë zgjidhjen për një problem që kemi tani.
Rasti me telefonat ka të bëjë me ngjarjet që ndodhin në realitet. Në qoftë se shikon sikur flet në telefon me një të afërt ose një shok që e ke humbur, do të thotë se ju ka marrë malli. Prezenca e një personi të dashur në ëndërr do të thotë se do të keni lajm të mirë ose të keq dhe shpesh herë vëtetohen. E njëjta gjë ndodh edhe kur shikojmë sikur na merr një person i dashur në telefon.
Nuk është vërtetuar nëse është rastësi apo ka vazhdim si një lajmëtar se mund të ndodhë diçka. Psikologjia është se lidhja e fuqishme shpirtërore mes dy personave dhe ëndrrat janë një lloj komunikimi mes tyre. Pra, antenat e ndjenjave të një personi pranojnë sinjale kur një person i tij i dashur kalon diçka.
https://www.astrologu.al/sq/parashikime-personale