Dhjetditshat e Shenjave të Zodiakut: Ju në cilin dhjetditësh bëni pjesë dhe cfarë do të thotë kjo?

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Dhjetditshat e Shenjave të Zodiakut: Ju në cilin dhjetditësh bëni pjesë dhe cfarë do të thotë kjo?

Mësoni se cili është dhjetditëshi I shenjës tuaj të zodiakut në varësi të datës së lindjes por edhe interpretimi I tij

Shpesh dëgjoni dhe lexoni për dhjetditëshat e shenjave të zodiakut dhe kërkoni apo pyesni për të mësuar ju në cilin dhjetditësh bëni pjesë në varësi tëdatës tuaj të lindjes.C’farëështë ajo ama që e bën një përfaqësues të dhjetditëshi të parë të jetë ndryshe, nga një I dytë apo dhjetditëshi të tretë?Përse nuk janë të gjithë Dashët, (apo Demët, Binjakët, etj.) të njëjtë?Përse shpesh dëgjoni apo lexoni nga ne parashikime të ndryshme në varësi të dhjetditëshit të shenjës tuaj të zodiakut? Mësoni tani për dhjetditëshat e shenjave, ndryshimet midis tyre, mësoni se në cilin dhjetditësh bëni pjesë dhe cili është planeti udhëheqës të shenjës por edhe të dhjetditëshit tuaj!

Le të flasim në fillim për dhjetditëshat e shenjave: Ju keni vënë re se c’do shenjë e zodiakut përfaqëson një periudhë të caktuar të vitit, e cila zgjat 30 ditë, aq sa jane dhe gradët e një shenje. C’do shenjë ndahet në 3 pjesë të barabarta, dekanët apo si I themi ndryshe dhjetditëshat.Secila nga të treja pjesët e shenjës, ka si planet udhëheqës planetin që udhëheq shenjën dhe si “bashkëudhëheqës” planetin e të njëjtës shenjë.Përshembull, Demi I dhjetditëshit të dytë, ka udhëheqës të shenjës se tij Afërditën, ndërkohë udhëheqësi i dhjetditëshit të tij është Merkuri.Ndërkohë që vërëjmë në cdo shenjë disa njohuri të përbashkëta-thelbësore, mundemi të mësojmëshumë informacione duke njohur dhjetditëshin në të cilin ndodhej Dielli në castin e vetëm të lindjes tonë.

Përse dëgjoni parashikime të ndryshme në varësi të dhjetditëshit të një shenje zodiaku?Le të flasim thjesht, një planet vjen në një shenjë dhe ndjek një rrugëtim 30 gradë.Kur dëgjoni apo lexoni parashikime për një periudhë kohore të caktuar, informoheni për ndikimin që marrin përfaqësuesit e shenjave të zodiakut që ndodhen afër gradëve apo në dhjetditëshin që shtrihet planeti. Për planetët e avashtë (Jupiteri, Saturni, Urani, Neptuni, Plutoni) do të lexoni se merrni ndikim për periudha kohore më të mëdha, sepse realisht ndikimi që do të merrni nga ta, ka më shumë kohë-gjatësi.

Cilat janë dhjetditëshat e shenjave të zodiakut?Në cilin dhjetditësh bëni pjesë? Zgjidhni shenjën tuaj dhe mësoni në cilin dhjetditësh bëni pjesë, cilët janë planetet tuaja udhëheqës dhe mësoni më shumë për veten dhe personat që doni!

Dhjetditëshat e Dashit

Dhjetditëshi I Parë I Dashit: 21-31 Mars

Planeti Udhëheqës I Shenjës dhe të dhjetditëshit: Marsi

Jeni një Dash më “gjak të pastër” impulsive, që keni etje për zhvillime, vepra dhe kreativitet! Nxitoheni për t’I jetuar të gjtha tani dhe pikë… Me element të theksuar të Marsit në horospokin tuaj, vendosni synime dhe lëvizni shpejtë, guximshëm, më vendosmëri dhe plotësisht fuqishëm për t’I arritur këto synime. Nuk ju trembin pengesat, por as rreziku… C’farë ju nuk doni është humbja, por edhe kufizimi I lirisë tuaj! Doni të gjitha të bëhen sipas ritmeve tuaja të shpejta, nuk përuleni, mërziteni shumë shpejtë dhe në jetë kërkoni ndryshimin dhe fillimin e ri. Keni tendenca negative, jeni të palodhur por përqendrimi në veten tuaj, edhe përthimet tuaja të papritura, pasi dhe mungesa e durimit janë disa karakteristika të cilat ju sjellin në debate të shpeshta me personat rreth jush!

Dhjetditëshi I Dytë: 1-10 Prill

Planeti Udhëheqës I Shenjës së Zodiakur dhe Dhjetditëshit: Marsi dhe Dielli

Bëni pjesë në dhjetditëshin e dytë të Dashit, gjë që do të thotë se jeni një person I cili dëshironi të fitoni respektin dhe vlerësimin nëpërmjet veprave tuaja, ndërkohë paralelisht jeni shumë kreativ dhe dorëlëshuar ndaj atyre që doni. Jeni një Dash më shumë dashamirës, sesa I rreptë, keni idee të shkëlqyera të cilat nuk nguroni të vëndosni menjëherë në zbatim. Jeni një Dash I cili do të këmbëngulni me më shumë qëndrueshmëri për të arritur synimet tuaja personale, kërkoni të mos bini në sy, shfaqjet, dhe parësinë, por më një mënyrëjo aq egoiste, por më shumë creative. Aq lehtësa mundeni të fitoni në jëtën tuaj dashurinë, enthusiazmin dhe simpatinë, aq lehtë mundëni të kuptoni se keni dhe pakëqaqësitë tuaja…

Dhjetditëshi I Tretë: 11-20 Prill

Planeti Udhëheqës I Shenjës së Zodiakut dhe Dhjetditëshit: Marsi dhe Jupiteri

Nëse jeni një Dash I dhjetditëshit të tretë, jeni një njeri I cili është I etur për dije dhe eksperienca. Buzëqëshni gjithmonë dhe nuk dorëzoheni në vështirësi… Mendoni se c’do pengesë shfaqet në jetën tonë për tëna dhënë një mësim, ndaj guxoni dhe lëftoni për një të nesërme më të mirë duke përmbajtur gjithnjë optimizmit tuaj! Keni arsimim të mirë, pasuroni njohuritë tuaja dhe keni një rreth shoqëror shumë të madh.Jeni përsoni që merr gjithnjë përshtypjet, dalloheni për vecantinë tuaj dhe mohoni të vazhdoni apo të pranoni cdo gjë që ju kufizon lirinë e fjalës dhe të veprimit.Në jetën tuaj kërkoni të keni gjithnjë lëvizje, zhvillime, peripeci, dhe ndryshime dhe jeni nga personat që mundeni të përshtateni shumë lehtë me cdo rrethanë.

Dhjetditëshi  I Demit

Dhjetditëshi I Parë I Demit: 21 Prill deri 1 Maj

Planeti Udhëheqës I Shenjës se Zodiakut dhe Dhjetditëshit: Afërdita

Nëse jeni një Dem I dhjetditëshit të parë, kjo do të thotë se jeni një përfaqësues autentik I shenjës tuaj të zodiakut, me planetin Afërdita duke j’u ofruar të gjitha karakteristikat tuaja… Jeni një njëri me shije të shkëlqyeshme dhe finesë, ngrohtësi, joshje dhe stil…Keni mënyra sjelljeje të mira dhe kërkoni në jetën tuaj paqje,harmoni, bukuri por mbi të gjitha qëndrueshmëri. Prioritet të jetës tuaj keni paratë dhe dashurinë, në pikërisht këto fusha dëshironi të ndjeni siguri.Jeni persona që vononi mjaftueshëm të merrni vendime sepse dëshironi c’do zgjedhje juaja të jetë edhe e duhura.Mundet atëher të keni mënyrat tuaja të avashta prej “Demi”, fjala juaj ama është një kontratë dhe kur të merrni një vendim, atëher është shumë e vështirë për ta ndryshuar. Kokëfortësia, këmbëngulja dhe përkushtimi ndaj materialeve janë “njollat” e personalitetit tuaj!

Dhjetditëshi I Dytë I Demit: 2-10 Maj

Planeti Udhëheqës I Shenjës së Zodiakut dhe Dhjetditëshit: Afërdita dhe Merkuri

Jësen jeni një Dem I dhjetditëshit të dytë, jeni një person mjaft social por dhe I ndjeshëm në njohje, komunikim dhe kontakte… Jeni ai lloj personi I cili me mendimet, ideet dhe fjalët e tij mundet lehtë të bëjë për vete njerëzit rreth tij! Largoheni nga tendencat materialiste të Demit dhe dëshironi të keni nëjetën tuaj përfitimet e duhur- të cilat për ju janë njohuritë- për të ndërtuar nnjë jetë mbi baza të forta. Jeni një person mjaft praktik, keni talent në komunikim të shkruar dhe të folur, kombinoni suksesshëm llogjikën më ndjenjat dhe nuk doni t’I hyni askujt në hak! Vonoheni të ndjeni besim në fuqitë tuaja, ndërkohë shumë herë mbrojtja por dhe e meta juaj është pushtimi juaj.

Dhjetditëshi I Tretë I Demit: 11-20 Maj

Planeti Udhëheqës I Shenjës dhe Dhjetditëshit: Afërdita dhe Saturni

Jeni Dem I dhjetditëshit të tretë? Jeni një person serjoz, I përmbajtur, mjaftueshëm autoritar por edhe mjfat I egër me cilindo nuk sillet përshtatshëm me ju! Për ju është shumë e rëndësishme të vendosni baza të forta në jetën tuaj, të krijoni familje, një karrierë të fortë, një profil social të mirë… Dëshironi të keni një jetë sentimentale stabël dhe një anë të mirë ekonomike për të ndjerë siguri. Nuk pranoni lehtë njohje të reja, nuk u besoni lehtësisht njerëzve dhe preferoni të keni pak shoqëri, të mira dhe jetëgjata me persona që ju kanë provuar se vec se shokë janë dhe… familje! Zhvillimet në jetën tuaj janë të ngadalta, dhe kjo ndodh pasi ju vetë nuk shkoni mirë më ndryshimet, nuk rrezikoni dhe nuk guxoni! E sigurta është ama se ju vetë jeni personi I cili ngadalë dhe qëndrueshëm mundeni dhe arrini synimet tuaja dhe qëndrueshmërinë! Karakteristika juaj negative?Kokëfortesia juaj e theksuar, paqëndrueshmëria dhe vështirësia juaj për të pranuar idee, mendime dhe ndryshime të reja.

Dhjetditëshi I Binjakëve

Dhjetditëshi I Parë I Binjakëve:21-31 Maj

Planeti Udhëheqës I Shenjës së Zodiakut dhe Dhjetditëshit: Merkuri

Me elementë të theksuara e Merkurit, jeni person I cili a dhe zh e jetës së tij ka komunikimin, njohuritë, dhe shoqërinë! Keni një talent të pabesueshëm të transmetoni mendimet, ideetë dhe njohuritë tuaja, për këtë arsyje mundeni lehtë të dalloheni në fushën e arsimimit, apo akoma dhe në marrëdhëniet publike. Ju pëlqen të udhëtoni, të fitoni vazhdimisht eksperienca të reja, njohuri, njohje ndërkohë qëia del shumë mirë me teknologjinë! Përshtateni lehtë në cdo ndryshim, por keni tendencën të mërziteni lehtë dhe të ndryshoni vazhdimisht mendime.Jeta juaj sociale është e rënduar, pasi jeni person I cili bën lehtë njohje të reja, ndërkohë mundëni lehtë të flisni gjuhen e cilësdo moshe. Në jetën tuaj kapeni me shumë gjëra, sidomos shpesh herë kur qëndroni në sipërfaqe të gjërave pasi dëshironi gjithnjë rifreskim, ndryshime, dhe zhvillimin…

Dhjetditëshi I Dytë I Binjakëve: 1-10 Qershor

Planet Udhëheqës I Shenjës  të Zodiakut dhe Dhjetditëshit: Merkuri dhe Afërdita

Jeni Binjak I dhjetditëshit të dytë; kjo do të thotë se jeni person I cili arrini të kombinoni llogjikën me ndjenjat. Keni frymzim, kreativitet por dhe një talent të vecantë, të zgjoni ndjenja përmes fjalëve tuaja! Flirtimi luan një rol të rëndësishëm në jetën tuaj dhe përbën pjesë të përditshmërisë… Jeta juaj sentimentale është mjaft e c’rregullt por plot eksperienca! Në jetën tuaj personale, jeni personi që arrini më takt dhe dipllomaci t’I sillni gjërat prerë dhe qëpur sipas metrave tuaja për të arritur synimet që keni. Shumë caste nuk dëshironi të zhgënjeni personat rreth jush, dhe për këtë arsyje përpiqeni përmes mirësjelljes, komplimentave apo mënyrave të mira sjelljeje të balanconi situatat! Keni një rreth social-shoqëror të gjërë dhe jeni mjaft I dashur!

Dhjetditëshi I Tretë I Binjakëve: 11-21 Qershor

Planeti Udhëheqës I Shenjës të Zodiakut dhe Dhjetditëshit: Merkuri dhe Urani

Jeni një Binjak I cili nuk përulet por edhe nuk angazhohet lehtë! Keni mëndje krijuese dhe të vëcantë, ju pëlqen zhvillimi, arritjet, idetë tuaja janë mjaft unike dhe gjeni mënyrën e vetme të provokoni dhe të dalloheni! Jeni të mirë me teknologjinë, me zërat në konferenca dhe grupe, aq sa lehtësisht mund të themi se jeni person I cili do mundeshit të ndiqnit politikën apo të paktën keni një afrimitet drejt saj. Vështirë do të mundej dikush të kuptojë mendimet tuaj të vecanta dhe përparimtare, sigurisht ama do të admironte mënyrën e shprehjes së tyrë por edhe aftësinë për të vecuar. Shumë njerëz hyjnë në jetën tuaj, njohjet janë të përditshme, ndërkohëgjithë lidhjet tuaja(shoqërorë, sociale, erotike, profesionale) kanë një karakter të c’rregullt. Në fushën profesionale, jeni një person që vështirë mundet të kufizohet në një zyrë, pasi ju shkon më tëpër profesioni I lirë, vecanërisht nëse lidhet me kërkimet dhe njohuritë.

Dhjetditëshat e Gaforres

Dhjetditëshi I Parë I Gaforres: 22 Qershor- 1 Korrik

Planeti Udhëheqës I Shenjës së Zodiakut dhe Dhjetditëshit: Hëna

Jeni një person I ndjeshëm dhe tërësisht sentimental, me parandjenja të forta por edhe lidhje të fortë me të kaluarën, familjen, rrënjët tuaja, me c’farëdo gjë ju takon… Ndjenjat tuaja ndryshojnë shumë shpejtë, fakt I cili corienton jo vetëm njerëzit rreth jush, por shpesh herë dhe ju vetë… Shprehni shumë të gjitha ato që ndjeni- lumturinë, mërzitjen, të qeshurat, lotët- dhe dalloheni nga ulje-ngritjet e shpeshta të sjelljes tuaj! Kreativiteti, frymzimi por edhe instikti, përbëjnë armët tuaja për të mundur të shikoni zhvillime dhe arritje në jetën tuaj. Nuk ndani lehtë nga vetja c’do gjë qëdoni( njerëz, sende personale, suvenire) dhe lëndoheni shumë lehtë! E kaluara luan gjithnjë një rol shumë të rëndësishëm në të tashmen tuaj…

Dhjetditëshi I Dytë I Gaforres: 2-12 Korrik

Planeti Udhëheqës I Shenjës së Zodiakut dhe Dhjetditëshit: Hëna dhe Plutoni

Jeni Akrep të dhjetditëshit të dytë?Atëher jeni nje person me shumë nencështje shpirtërore, me mbajtje të fortë, personalitet të fuqishëm, nuk harroni dhe nuk falni lehtë. Jeni person I cili do të ndëshkoni secilin që ju ka hyrë në hak, ndërkohë që do ketë castë ku do të ndjeni xhelozi të madhe dhe konkurencë. Keni mënyrën tuaj të vecantë tu zgjoni të tjerëve rreth jush ndjenja shumë të mëdha- ose positive, ose negative! Me një shikimin tuaj është e mjaftueshme të kutponi se c’farë fsheh brenda vetes një person! Nuk shpreheni lirshëm sentimentalisht, nuk dashuroni lehtë, ama kur dashuroni, do të jetë përgjithmonë… Aq sa probleme do të hasni në rrugëtimin e jetës tuaj, jeni personi I cili do të rigjallërohet brenda hirit të tij dhe do të dalë më I fortë brenda vështirësive që ka kaluar. Nuk dorëzoheni lehtë, keni shumë durim dhe fuqi. Gjithmonë ama ekziston një anë e fshehtë, misterioze e vetes tuaj, të cilën nuk e ndani, nuk e lini të duket… Me apk fjalë, jeni person I cili mbani mirë “letrat tuaja të fshehura”!

Dhjetditëshi I Tretë I Gaforres: 13-22 Korrik

Planeti Udhëheqës I Shenjës së Zodiakut dhe Dhjetditëshit: Hëna dhe Neptuni

Këtu kemi të bëjmë më një Gaforre ëndërrimtare, larg-pamse, plotësisht të ndjeshme dhe vecanërisht harismatike! Keni frymzim, kreativitet, keni mënyrën të shprehni ndjenjat tuaja brenda artit apo me ndonjë hobi të cilin ushtroni. Shikoni shumëëndrra, të cilat gjithnjëfshehun disa mesazhe ndërkohëidetë e momentit, mundet shumë herë t’ju duken fetare. Ndjenja ka gjithmonë fjalën e parë në jetën tuaj dhe dobësoheni të shihni llogjikshëm disa situate. Kjo është dhe arsyeja kryesore për të cilën mundt’ju tradhëtojnë, mashtrojnë apo të rrini shume kohë të fiksuar në situata të gabuara, vetëm sepse dobesohenu të shihni në sy të vertetën.Jeni I mëshirshëm, romantik, I ndjeshëm dhe fatkeqsisht shumë herë personat rreth jush nuk munden të kuptojnë ndjenjat tuaja, fakt që ju bëj të ndjeni vetmi.

Dhjetditshat e Luanit

Dhjetditëshi I Parë I Luanit: 23 Korrik- 2 Gusht

Planeti Udhëheqës I Shenjës së Zodiakut dhe Dhjetditëshit: Dielli

Një luan me “gjak të pastër” c’farë kërkon?Të jetë gjithmonë në epiqëndër, të krijojë, të dashurojë dhe të dashurohet, të ndjekë dëshirat e tij dhe të vjedhë përshtypjet.Si një luan I dhjetditëshit të parë, jeni një person i shndritshëm, më tëndenca komanduese, aftësi të shkëlqyera për të përfshiheni dhe dalloheni në rrethin tuaj social.Jeni një person me gjallëri, optimizëm, dashuri të madhe për fëmijët, artin, shijimet dhe argëtimet.Dëshironi cdo ditë të jetës tuaj të jetë si një festë, ku ju do të jeni Dj dhe I jepni ritëm.Përsonaliteti juaj është I bollshëm, mënyra sesi shpreheni është apsolute, enthusiazmuese dhe mjaft eksagjeruese.Dëshironi njohjen, vlerësimin dhe respektin dhe kur njerëzit rreth jush, ju shprehin të gjitha këto.Atëher jepesh pa kushte dhe funksiononi plotësisht. Nuk ndryshoni lehtë mendim dhe shpesh besoni se keni të drejtë në gjithcka… Ndoshta ky egoizmi është “njolla” në përsonalitetin tuaj, e cila ju shtyn shpesh herë të bëheni të nëvojshëm tek persont që ju rrethojnë.

Dhjetditëshi I Dytë I Luanit: 3- 12 Gusht

Planeti Udhëheqës I Shenjës së Zodiakut dhe Dhjetditëshit: Dielli dhe Jupiteri

Jeni një Luan me pamje të gjërë, synime, aspirate dhe dëshirën e theksuar për njohje, zhvillim dhe arritje.Me udhëheqës planitet e shenjës së zodiakut dhe dhjetditshit Diellin dhe Jupiterin, bini në sy për enthusiazmin, qefin për të jetuar, etje për arsimim, tendencë drejt filozofisë por edhe dozë të theksuar eksagjerimi.Jeni personi që buzëqeshni gjithmonë, nuk humbisni optimizmin dhe përpiqeni akoma dhe në momentet më të vështira të mos humbisni besimin por edhe pritshmëritë tuaja, se do të vijnë ditë më të mira. Në të vertet, jeni personi I cili do të kërkoni mundësi, por dhe mënyra të lehta për të bërë jetën tuaj më të bukur, për të mundur të afroheni më shumë me synimet tuaja personale.Në lidhjet tuaja jepni shumë, dashuroni pa kushte, I jepni të gjitha, por nuk mungojnë ama dhe rastet kur kuptoni se dhatë më shumë se c’duhej dhe atëher është kur dramatizoni të gjitha situatat dhe zgjohet egoizmi juaj.Një ndër karakteristikat kryesore të personalitetit tuaj është drejtësia juaj e theksuar që ju bën të bëheni ose shumë të dashur, ose I urryer nga rrethi juaj.

Dhjetditëshi I Tretë I Luanit: 13-23 Gusht

Planeti Udhëheqës I Shenjës së Zodiakut dhe Dhjetditëshit: Dieli dhe Marsi

Jeni një Luan luftëtar, konkurues dhe mjaft I fuqishëm, I cili doni me cdo mënyrë të bini në sy, të promovoheni dhe të merrni përshtypjet më të mira… Dëshira juaj kryesore; të jeni në epiqëndrën e interest, t’ju shprehin të gjithë admirimin e tyre ndaj jush, të dilni gjithmonë fitues në cdo betejë që jepni… Deshironi suksesin dhe e dëshironi tani direkt, nxitoheni dhe aktivizoheni plotësisht, kryesisht papritur, por dhe nxitimthi për ti sjellë gjërat në pikën që ju dëshironi.Jeta juaj erotike është mjaft energjike por edhe e trazuar, vecanërisht gjatë periudhës së rinisë, ku kërkoni vertetësinë e dashurisë tuaj. Guximi, vendosshmëria dhe fuqizimi ju bëjnë të funksiononi pa lodhur ndaj provokimeve të jetës, ndërkohë egoizmi dhe krenaria janë elementet negative të personalitetit tuaj të cilat në rrugëtimin e jetës tuaj do të detyroheni ti kufizoni ndjeshëm për shumë arsyjë… Nga njëra anë lëndoheni lehtë kur humbisni vëndin e parë, fitoret dhe enthusiazmin, natyrisht këto do të rezultojnë pengesa në zhvillimin e jetës tuaj!

Dhjetditshat e Virgjëreshës

Dhjetditshi I Parë I Virgjëreshës: 24 Gusht- 2 Shtator

Planeti Udhëheqës I Shenjës së Zodiakut dhe Dhjetditëshit: Merkuri

Jeni Virgjëreshë të dhjetditëshit të parë? Si një përfaqësues autentik të shenjës tuaj, jeni një person I cili mednon shumë, analizoni të gjitha, shikoni gjitha detajet dhe depërtoni në thellësi në c’do temë që ndërmerrni! Dëshironi të fitoni njohuri dhe shmangni qëndrimin në sipërfaqë të gjërave, por gjithnjë u shkoni deri në fund.Nga ana tjetër, jeni komunikues aty ku duhet, dhe kur llogjika juaj t’ju japë “dritën jeshile”, jeni të përgjegjshëm, të kujdesshëm dhe mjaft të përkushtuar në punën tuaj; përpiqeni gjithmonë të mbani një rregull në jetën tuaj! Shkathtësia juaj është e madhe, aftësia për t’ja dalë profesionalisht e vecantë, ndërkohë vështirë për ju është të ndiqni ndjenjat tuaja dhe të veproni instiktivisht në lidhjet tuaja. Shpesh herë analizimi I gjërave përfundon në pushtimin e tyre, fakt që ju bën të përmblidheni, të mos kënaqeni lehtë dhe të ndikoheni nga zenkat…

Dhjetditëshi I Dytë I Virgjëreshës: 2-12 Shtator

Planeti Udhëheqës I Shenjës së Zodiakut dhe Dhjetditëshit: Merkuri dhe Saturni

Të gjitha janë të mundshme, mjafton të ekzistojë programim, mënyra dhe devotshmëri… Kyështë motivimi jetës tuaj, të cilin ushtroni dhe në karrierë dhe në cështje ekonomike, aq sa edhe në lidhjet tuaja personale. Jeni Virgjëreshë I dhjetditëshit të dytë dhe kjo do të thotë se shpeshherë merrni rolin e kritikuesit të ashpër ndaj vetes, por edhe ndaj personave tuaj. Keni kërkesa, veproni gjithmonë me llogjikë dhe ndiqni me serjozitet dhe përgjegjshmëri cdo vendim që do të merrni. Vështirë e lini veten tuaj të lirë sentimentalisht, dhe për të ndodhur kjo duhet fillimisht të jeni siguruar se ia vlen mundimi, me pak fjalë duhet të ekzistojnë arsyje të forta dhe vepra që ju lejojnë të shplodheni. Shkëlqeni dhe rriteni në fushën e punës, sepse keni mundësinë t’i përgjigjeni cdo vështirësie, c’do sfide… Funksiononi gjithmonë më korrektësi dhe programim, gjë që vlerësohet!

Dhjetditëshi I Tretë I Virgjëreshës: 13-22 Shtator

Planeti Udhëheqës I Shenjës së Zodiakut dhe Dhjetditëshit: Merkuri dhe Afërdita

Eshtë shumë e rëndësishme për ju tëpërmbani në jetën tuqaj një rregull dhe balancim aq sa në anë sentimentale, aq edhe në ekonomike! Jeni Virgjëreshë të dhjetditëshit të tretë, me shumë element të jashtëm, mjaft I hapur ndaj njohjeve, me shije të jashtëzakonshme, por edhe lehtësi në të folur.Jeni njeri zemërgjërë I cili dëshironi të ndihmoni dhe tu shërbeni personave që doni.Shumë nga Virgjëreshat e dhjetditëshit të tretë, vazhdojnë dhe profesionin I cili është meraku tyre dhe lidhet me shëndetin, bukurinë dhe shërbimet. Paralelisht jeni dhe person i cili do të kujdeseni të mbani një paraqitje të kuruar, kujdeseni mjaftueshëm për ushqimin tuaj por edhe shëndetin. Jeni më shumë I ndjeshëm dhe dorëlëshuar për përfaqësuesit e tjerë të shenjës tuaj të zodiakut, ndërkohë janë shumë momente ku ngatërroheni midis llogjikës dhe ndjenjës, në c’farë duhet dhe c’farë doni…

Dhjetditëshat e Peshores

Dhjetditëshi I Parë I Peshores: 23 Shtator- 3 Tetor

Planeti Udhëheqës I Shenjës së Zodiakut dhe Dhjetditëshit: Afërdita

 Jeni njeriu që do të veconi me joshjen, buzëqeshjen, qetësinë që përcillni por edhe me mënyrat e mira të sjelljes! Embëlsia e zërit tuaj, mënyra dipllomatike dhe mjaft e sjellshme e shprehimit tuaj ju ndihmojnë gjithmonë të fitoni simpatitë por edhe ti sillni gjërat në parametrat tuaja. Jeni një person me tendenca artistike, ju pëlqen shumë muzika, kërcimi, teatri, argëtimi dhe… dashuria! Vecanërisht e rëndësishme për ju është balancimi dhe harmonia ekonomike dhe erotike.Nuk ju pëlqen të punoni në vetmi dhe veproni gjithnjë në grup. Shmangni dhimbjet, ndarjet, situatat e vështira por edhe vendimet e rëndësishme, ose nga xhelozia, ose nga frika mos keqkuptoheni apo të zhgënjeheni… Dëshironi të keni gjithnjë një as nën mëngë, në të cilin do mund të mbështeteni dhe të ndjeni qetësi dhe siguri!

Dhjetditëshi I Dytë I Peshores: 4- 14 Tetor

Planeti Udhëheqës I Shenjës së Zodiakut dhe Dhjetditëshit: Afërdita dhe Urani

Peshorja e dhjetditëshit të dytë ndryshon shumë nga përfaqësuesit e tjerë të shenjës tuaj, sepse këtu kemi të bëjmë me një njeri më egocentric, të vecantë dhe krijues, I cili ndjek më shumë llogjikën e tij, sesa ndjenjën! Kështu atëher, nëse keni lindur në dhjetditëshin e dytë të Peshores, jeni një person I cili veproni papritmas dhe nxitimthi në ndryshimet dhe eksperimentimet, nuk hezitoni të bëni fillime të reja apo akokma dhe të provokoni. Gjeni mënyra prototype për të fituar para, ndërkohë erotikisht dashuroheni lehtë dhe shpejtë, angazhoheni ama më vështirë dhe ngadalë… Në punën tuaj, në dashuri, në familje, në lidhjet tuaj ndërpersonale, dëshironi të ndjeni fuqishëm ndjesinë e pavarësisë sepse vetëm atëherë mundeni të lini veten të lirë dhe t ëkrijoni dicka vërtet të bukur! Elementi juaj karakteristik? Nuk dëgjoni lehtë të tjerët, rregullat, ndërkohë në dëshirat tuaja personale apo ndryshe në pritshmëritë e jetës tuaj jeni eksagjerues por edhe egocentric!

Dhjetditëshi I Tretë I Peshores: 14-22 Tetor

Planeti Udhëheqës I Shenjës së Zodiakut dhe Dhjetditëshit: Afërdita dhe Merkuri

Jeni personi më pajtues por edhe përfaqësuesi social I shenjës tuaj të zodiakut! Me Diellin tuaj në dhejtditëshin e tretë e Peshores, jeni personi I cili vazhdimisht ndodheni në një grup, gjithmonë keni shoqëri të madhe, rrejtësim por keni dhe nëvojën të ndani dhe të shpreheni tek personat që ju rrethojnë. Keni talent për të bindur të tjerët, t ëpërcillni mendime dhe ide, të fitoni fansa përmes fjalëve tuaja… Thirrja juaj është dukshëm drej marrëdhënieve publike, fjalës së shkruajtur dhe të folur, ku në të mund të themi se vërtet keni talent. Në fushën erotike tërhiqeni gjithmonë nga partner që vec se paraqitjes së tyre të mirë, janë dhe shumë të zgjuar… Është shumë e rëndësishme për ju t ëmundeni të realizoni biseda cilësore me personat që luajnë rol të rëndësishëm në jetën tuaj.Karakteristika negative? Nuk keni durim për të arritur synimet tuaja, mërziteni lehtë, ndërroni shpesh mendime dhe ndjenja!

Dhjetditëshat e Akrepit

Dhjetditëshi I Parë I Akrepit: 23 Tetor- 1 Nëntor

Planeti Udhëheqës I Shenjës së Zodikut: Plutoni

Jeni Akrep I dhjetditëshit të parë dhe veconi për magnetizmin e fortë, shikim tuaj shbirues dhe joshës, durimin dhe këmbënguljen tuaj të pashterueshme. Jet apër ju është një luftë e vazhdueshme, ku duhet me c’do kusht të jeni ju fituesit. Parandjenjat janë arma juaj e fortë, nëncështjet tuaja shpirtërore ju ndihmojnë të mos dorëzoheni.Nuk jeni njeri I lehtë, ndaj dhe nuk mundeni të besoni lehtë, pushtoheni shpesh nga dyshime dhe mendime negative, ndërkohë pothuajse kurrë nuk I hapni “letrat” tuaja personave që njihni. E mbroni shume jetën tuaj personale, atë që konsideroni tuajën, personat që doni, dhe bëheni mjaft I prerë dhe pushtues kur dicka është e juaja dhe ju përket. Pasioni, xhelozia, tensioni, erotizmi dhe paraskenat, janë element që ju intrigojnë dhe nuk mundeni të jetoni asnjë cast pa to.

Dhjetditëshi I Dytë I Akrepit: 2-11 Nëntor

Planeti Udhëheqës I Shenjës së Zodiakut dhe Dhjetditëshit: Plutoni dhe Neptuni

Jeni Akrep I dhjetditëshit të dytë? Jeni një personi cili lidhni synimin me pamjen, pasionin me romantizmin, konkursin me plotësimin, seksin me prekjen e shpirtit… Vështirë se mundet njeri t’ju lexojë dhe t’ju kuptojë, e sigura është se ju shpesh herë nga ana juaj nuk mundeni të kuptoni as veten tuaj, fakt që ju bën të shpreheni ashpër por edhe të mbylleni emocionalisht në vetvete.Instikti juaj është mjaft I theksuar dhe ju dërgon mesazhe të rëndësishme gjatë gjithë rrugëtimin e jetës tuaj, fakt që shpesh herë j’u tremb. Keni shumë besim, ju tërheq e panjohura, misterjozja, kërkimi I brëndshëm dhe feja! Arrini dhe qetësoni pasionet negative të Akrepit, dhe funksiononi më shumë duke u sakrifikuar për c’do gjë që doni.Imagjinata juaj e pasur, si edhe nevoja për t’ju dorëzuar plotësisht një personi, apo akoma dhe si një ide, ju bëjnë të kapeni pas situatave që mund t’ju lodhin dhe psikologjikisht.

Dhjetditëshi I Tretë I Akrepit: 12-22 Nëntor

Planeti Udhëheqës I Shenjës së Zodiakut dhe Dhjetditëshit: Plutoni dhe Hëna

Me Plutonin dhe Hënën si planetët udhëheqës të dhjetditëshit tuaj, jeni një njeri I cili dashuron plotësisht dhe përforconi lidhje të forta sentimentale me persona që ju rrethojnë.Lidhjet tuaja ama, shpesh herë shndërrohen në lidhje varësie, pasi shumicën e rasteve kërkoni dhe doni interesin dhe ekskluzivitetin e vazhdueshëm, edhe nëse paralelisht jeni person I cili jeni vazhdimisht në krah të atyre që doni. Veproni me shumë kujdes dhe mbroni në cdo mënyrë familjen, personat tuaj të afërt pasi dhe ato c’farë keni… Xhelozia, konkurenca, tendencat hakmarrëse, luhatjet në psikologjinë tuaj por edhe menyra e shpehjes së eksagjeruar apo dramatike janë mjaft element negative të personalitetit tuaj.Pika juaj e fortë? Pavarësisht këtyre ndjeshmërive tuaja, jeni personi I cili do të ringjalleni pas vështirësive dhe do gjeni shpirtërisht kurajo për të filluar dhe një herë nga e para…

Dhjetditëshat e Shigjetarit

Dhjetditëshi I Parë I Shigjetarit: 23 Nëntor- 2 Dhjetor

Planeti Udhëheqës I Shenjës së Zodiakut dhe Dhjetditëshit: Jupiteri

Si një fëmijë I vërtet I Jupiterit, jeni një person qefli, optimist, mjaft me fat dje shumë filozofik. Vendosni synime, mërziteni shpejtë nëse nuk I arrini me të parën, por nuk dorëzoheni…vazhdoni planet tuaja të tjera të cilat mund të rezultojnë më të mira. Jeni “shpirti” I shoqërisë, pasi mbaheni për humorin tuaj të mirë, sinqeritetin dhe paparashikueshmërinë tuaj… Lehtësisht dikush mund t’ju karakterizojë si “koleksionues eksperiencash” pasi në të vërtet adhuroni të jetoni momente tëforta, të jetoni gjithmonë dicka ndryshe, të bëni ndryshime në jetën tuaj të cilat do t’ju dhurojnë gjithmonë akoma dhe njohuri të reja… Doni të udhëtoni, të njihni personatë rinj, akoma dhe kulturave të ndryshme nga e juaja dhe nuk doni t’ja dini për diferencat në moshë, gjatësi, ngjyrë, etj. Kuptimi I arritjes është shumë I theksuar tek ju… Kjo do të thotë se qartazi sa do të jetoni do të mësoni gjithmonë dicka të re dhe do të zhvilloheni shpirtërisht, pasi mërziteni dhe shumë kur nuk ka zhvillime dhe ndryshime… Elementi juaj negative? Cektësia e cila shpesh ju bën të pendoheni!

DhjetditëshI I Dytë I Shigjetarit: 3-12 Dhjetor

Planeti Udhëheqës I Shenjës së Zodiakut dhe Dhjetditëshit: Jupiteri dhe Marsi

Jeni një Shigjetar guximtar I cili ka asnjë vënd në personalitetin e tij për frikë, rrezik dhe pasiguri! Si Shigjetar të dhjetditëshit të dytë veproni gjithnjë papritmas, ndiqni fitimin, dashurinë, ndryshimin, zhvillimin dhe vëndin e parë dhe nuk I thoni jo rrezikut I cili në të vërtet ju eksiton. Jnei parësori I cili do të vendosënë lëvizje personat e tjerë, dhe për këtë arsyje gjatë rrugëtimit të jetës tuaj arrini të fitoni një pozicion shumë të fort professional, kryesisht në karriere. Keni një energji të pashterueshme, e cila kur nuk përdoret në ndonjëmënyrë( psh përmes aktiviteteve sportive) atëhern shpreheni me nerva. Angazhoheni me shumë aktivitete, me rezultat shume herë të mos arrini të menaxhoni mirë kohën tuaj. Humori juaj shpesh herë behët sarkastik, fakt I cili pa dashjen tuaj ju bën antipatik, dh ekrijon keqkuptime. E sigura është se jeni një person I cili me mendje të mprehtë, me lehtësi në marrjen e nismave, fleksibël në cdo situatë dhe ndryshim ju bëjnë të dalloheni.

Dhjetditëshi I Tretë I Shigjetarit: 13-21 Dhjetor

Planeti Udhëheqës I Shenjës së Zodiakut dhe Dhjetditëshit: Jupiteri dhe Dielli

Jeni Shigjetar I dhjetditëshit të tretë dhe kjo do të thotë se jeni një person bujar, optimist, qefli dhe social. Synimi juaj është dallimi, fitimi I një pozicioni të mirë I cili do t’ju japë famë, sukses akoma dhe njohje. E mundoni shumë veten për të arritur synimet tuaja personale.Jeni ama një nga Shigjetarët, të cilët dalloheni për më tepër stabilitet dhe durim në synimet tuaja personale.Planet janë të mëdha dhe krijuese dhe ju nuk përshtateni lehtësisht me dicka më pak se ajo c’farë kishin ndërmënd. Jeni person I dashur, me rreth social të gjërë, dhe arrini të fitoni lehtë përshtypjet e mira… Keni hijëshi, shkëlqim, bindje, zemërgjërësi dhe shumëllojshmëri… Por kushështë karakteristika juaj negative? Shumë herë karakterizoheni nga këmbëngulja dhe nuk hapni rrugë nga ajo që ju besoni se keni të drejtë.Ky fakt shpesh ju bën të shpreheni me egoizëm. Paralelisht nevoja juaj për pasuri tu shtyn në shpenzime të panevojshme, me ju duke u fokusuar në shumë gjëra, dhe jo në pak e saktë dhe cilësore.

Dhjetditëshat e Bricjapit

Dhjetditëshi I Parë I Bricjapit: 22-31 Dhjetor

Planeti Udhëheqës I Shenjës së Zodiakut dhe Dhjetditëshit: Saturni

Keni lindur dhjetditëshin e parë të Bricjapit, me Saturnin udhëheqës të shenjës tuaj të zodiakut por edhe të dhjetditëshit, atëher jeni pa dyshim një person mjaft guximtar dhe organizues vecanërisht të përkushtuar në fushën e karrierës së tij! Synimi juaj është drejtimi profesional sa më I lartë dhe arritja e krijimi I një profili social të shkëlqyer, kjo është sigurt dicka që do ta kapni gjatë jetës tuaj. Veproni gjithmonë më programe dhe rregull, dëshironi t’I keni të gjitha nën kontroll dhe ju drejton gjithnjë një “duhet” të cilin nuk e shihni por vazhdimisht e ndiqni! Jeni të lidhur ngushtë me traditat, familjen dhe përpiqeni shumë të përmbani një figurë të shkëlqyer publike, sepse nuk dëshironi asnjëherë të tjerët të thonë dicka për ju.Midis të gjitha këtyrë, ndjenja kufizohet, mbyllet ose ndryshe mnbytet me rezultat shumë herë të mos bëni c’farë ju realisht dëshironi dhe ndjeni. Dukshëm jeni person I cili gjithmonë do përpiqeni me pjekuri dhe serjozitet të zgjidhni cdo situatë të vështirë, por mjaft momente veproni shumë rreptësisht ndaj vetes por edhe me njerëzit rreth jush me rezultat të ju karakterizojnë të egër dhe të paarritshëm.

Dhjetditëshi I Dytë I Bricjapit: 1-10 Janar

Plameti Udhëheqës I Shenjës së Zodiakur dhe Dhjetditëshit: Saturni dhe Afërdita

Bricjapi I dhjetditëshit të dytë udhëhiqet nga Saturni dhe Afërdita, për këtë arsyje është përfaqësuesi I shenjës I cili është më shprehës, sentimental, dhe I hapur ndaj personave rreth jush.Nëse jeni atëher një Bricjap të dhjetditëshit të dytë, jeni njënjeri I cili I kushtoni shumë rëndësi parave por edhe ndjenjave. Synimi juaj është të krijoni struktura të qëndrueshme që do t’ju sigurojnë një rrugëtim të mirë ekonomik, por edhe një zhvillim të shëndetshëm në jetën tuaj sentimentale. Jeni një Bricjap që dëshiron të krijojë familje sepse mendon që qëllimi dhe zhvillimi I njeriut janë të gjejë partnerin e tij me të cilin do të ndërtojë familjen e tij. Veproni me ndershmëri dhe serjozitet në lidhjet tuaja nderpersonale, preferoni ciftëzimet e qëndrueshme dhe rrallë ndikoheni nga lojrat erotike dhe të cekta sepse e dini që një ditë do t’ju kthehet.Jeni Bricjapi që kërkoni cilësinë në përditshmërinë tuaj, tërhiqeni nga e shtrenjta, nga e bukura dhe kujdeseni me merak pamjen tuaj të jashtme. Paralelisht, puna për ju është hobi, meraku juaj dhe nëpërmjet saj shpreheni  duke krijuar… Mundet synimi të jenë paratë, por jeni nga personat që profesionalisht ndiqni atë që ju pëlqen dhe të cilën sigurisht do t’ju mundësojë lehtësi ekonomike. Disavantazhi juaj cili është? Shpesh herë do të veproni duke vënë në rradhë të parë interesin tuaj personal…

Dhjetditëshi I Tretë I Bricjapit: 11-19 Janar

Planeti Udhëheqës I Shenjës së Zodiakut dhe Dhjetditëshit: Saturni dhe Merkuri

Jeni Bricjap të dhjetditëshit të tretë?Jeni skeptiku praktik, I cili vepron gjithnjë në bazë të llogjikës, keni gjithmonë motivet tuaja, arrini të keni të drejtë në gjithcka dhe po, arrini të bëheni gjyqtari I rreptë, ku pa dashjen tuaj I lëndoni personat rreth jush. Si Bricjap të dhjetditëshit të tretë, keni mendime të shkëlqyera analizimi, keni dëshirë për të punuar, metoda, jeni gjithmonë të palodhur dhe ia dilni shumë mirë më detajet… Pas cdo lëvizje tuajën, ka gjithmonë një synim më I thellë, të cilin e keni menduar mirë dhe e keni përshtatur mirë në cdo parametër.Jeni person I cili mundeni pa ndikuar të shprehni një mendim të saktë dhe të mbështetur në prova të vërteta, dhe për këtë arsyje shpesh herë merrni rolin e këshilluesit në lidhjet tuaja.Mendja juaj merr shumë kthesa të shpejta, pavarësisht nëse disa momente përmbaheni dhe nuk shprehni rreth jush idete dhe mendimet tuaja.Njihni mirë se cili mund të jetë zhvillimi një historie, sepse analiza që bën truri juaj ju ndihmon ta shikoni një situatë si një gjyqtar të ashpër të jashtëm, fakt I cili ju ndihmon të keni një figurë të plotë. Nuk harroni të kaluarën, nuk hapni lehtë “letrat” tuaja, nuk shprehen me fjalë, por me vepra… Ndoshta, të tjerët do të shpreheshin për ju se jeni më të ashpër dhe të egër se c’do duhet!

Dhjetditëshat e Ujorit

Dhjetditëshi I Parë I Ujorit: 20-29 Janar

Planeti Udhëheqës I Shenjës së Zodiakut dhe Dhjetditëshit: Urani

Krijues, unik, plot surpriza dhe vështirë I kuptueshëm nga njerëz rreth jush, jeni person I cilidëshironi vazhdimisht në jetën tuaj të keni ndryshime, zhvillime dhe arritje. Jeni Bricjap të dhjetditëshit të parë dhe kjo do të thotë se jeni një njeri I cili I kushton shumë rëndësi dhe prioritet shoqërisë dhe partneritetit… Urani- udhëheqësi I shenjës tuaj por edhe të dhjetditëshit- dukshëm ju bën të jeni një njeri egocentric, I lirshëm, I pavarur, social dhe të paparashikueshëm, kështu që mos t’ju bëjë të veproni lehtë qëndrueshëm dhe me këmbë në toke… Jeni revolucionar, njeriu që reagon dhe provokon duke shprehur mendimin e tij duke ngritur zërin, njeriu I cili nuk do të përshtatet duke ndjekur rregullat dhe ato që duhen, por do ketë gjithnjë një kundërshim, që do ta bëjë të vecojë… Në thelb ajo që ju kërkoni është : Të bëni diferencën, të thyeni zinxhirët e detyrimeve, të ndiqni rrugën tuaj, të cilën mundet personat rreth jush të mos e kuptojnë, por ju mendoni se vetëm do ndiheni rehat, të lirë dhe vetja juaj. Si Ujor të dhjetditëshit të parë, shumë herë ndiqni ndryshimet dhe përmbysjet në jetën tuaj, dalloheni për idetë tuaja të vecanta dhe jeni personi I cili do të guxojë të provojë c’do gjë të re del në modë. Në fushën profesionale, mundeni vërtet të përfshiheni në degën e teknologjise dhe kërkimit, ndërkohë nuk mundeni të përshtateni në një pozicion të qëndrueshëm pune.

Dhjetditëshi I Dytë I Ujorit: 30 Janar- 8 Shkurt

Planeti Udhëheqës I Shenjës së Zodiakut dhe Dhjetditëshit: Urani dhe Merkuri

Jeni një Ujor I dhjetditëshit të dytë, një person plot njohuri, idee, aftësi, mënyrë shprehimi prototype por edhe rreth të gjërë social. Jeni person I cili kudo dhe gjithmonë do hasni një të njohur, do bëni një njohje të re, do ndodheni midis njerëzve dhe do krijoni menjëherë shoqëri. Jeni njeri që do vazhdimisht të fitojë dije të reja, eksperienca të reja… Jeni student I përjetshëm dhe ambasadori I mendimit se njeriu është një nxënës përgjithmonë… Informoheni, lexoni, ju tërheq internet, arsimimi, teknologjia, studimet akoma dhe astrologjia dhe arrini të vecoheni duke përdorur llogjikën me prototipen. Jeni njeri I cili do të shprehni gjithmonë një mendim ndryshe nga të tjetër rreth jush, I cili do të keni idenë dinake e cila do të rezultojë zgjidhja ideale. Jeni të etur per informacione dhe arsimim, por elementi juaj negative është se ndryshoni vazhdimisht mendime dhe nuk përqendroheni me stabilitet ne idetë dhe synimet tuaja dhe jeni kundërshtuesi I rrethit tuaj social, për arsyje se mendoni që vetëm ju keni të drejtë.

Dhjetditëshi I Tretë I Ujorit: 9-19 Shkurt

Planeti Udhëheqës I Shenjës së Zodiakut dhe Dhjetditëshit: Urani dhe Afërdita

Ujori I dhjetditëshit të tretë formon një personalitet plotësisht ndryshe nga Ujorët e dhjetditëshave të tjerë.Nëse atëher keni lindur këtë dhjetditësh të shenjës tuaj, atëher sigurisht keni më tepër durim, qëndrueshmëri, ngrohtësi dhe nevojë për partneritet në thelbësi.Arrini gjithmonë të kombinoni vecantinë dhe shoqërimin me takt dhe dipllomaci, fakt I cili ju bën të fitoni vazhdimisht fansa, dhe miq që ju duan dhe ju mbështesin në të vërtetë. Jeni njeri I cili do të vecoheni profesionalisht, duke vepruar me prototype dhe produktivitet në një fushë që ju pëlqen, ku mundeni vërtet të krijoni dhe të shprehni talentin tuaj. Veproni gjithmonë në grup dhe dashuroni shumë bashkëpunimin me persona të tjerë… Paralelisht në fushën erotike, jeni Ujori I cili keni shumë arritje dhe gjatë viteve tuaja rinore shpesh do të provokoni me zgjedhjet dhe eksperimentimet tuaja sepse do keni etje per eksperienca.

Dhjetditëshat e Peshqëve

Dhjetditëshi I Parë I Peshqëve: 20-29 Shkurt

Planeti Udhëheqës I Shenjës së Zodiakut dhe Dhjetditëshit: Neptuni

Jeni një njeri I vecantë dhe unik plot ndjeshmëri, dhembshuri, mëshirë, ngrohtësi por edhe një parandjenjë të fortë dhe të pagabueshme e cila përbën shoqen e përhershme e cila ju dërgon mesazhe dhe informata se c’farë po ndodh rreth jush.Jeni Peshq të dhjetditëshit të parë dhe kjo do të thotë se planeti I cili udhëheq shenjën dhe dhjetditëshin tuaj është Neptuni. Keni tendenca artistike, jeni plot gusto të mirë, keni ndonjë talent apo merak apo imagjinata juaj është shumë e fortë… Endërroni një botë ndryshe nga kjo që po jetojnë, idealizoni njerëz dhe situate, ndikoheni nga mendimet dhe idetë tuaja dhe hezitoni të ndiqni llogjikën tuaj. Vështirë se mundet dikush të infiltrojë ndjenjat tuaja dhe kjo është dhe ankesa juaj, se askush s’mundet t’ju ndjejë… Jeni njeriu I cili do të sakrifikoni për personat rreth jush, por shumë herë bëheni dhe viktima e situatave… Korniza, ndjesitë e përgënjeshtruara dhe utopia, ju bëjnë shpesh të zgjoheni nga “ëndërra” dhe të detyroheni të përballeni më të vërtetën e hidhur, fakt që ju lëndon dhe ju mërzit shumë.

Dhjetditëshi I Dytë I Peshqëve: 1-9 Mars

Planeti Udhëheqës I Shenjës së Zodiakut dhe Dhjetditëshit: Neptuni dhe Hëna

Jeni një njeri me botë të pasur sentimentale, me shumë ndjeshmëri por shpesh dhe me ulje-ngritje në psikologjinë tuaj.Jeni Peshq të dhjetditëshit të dytë dhe kjo do të dthotë se jeni një njeri I ngrohtë, romantic, vecanërisht I dhimbshur me persona rreth jush dhe jeni njeri qe në të vërtet mundeni të jepni dhe shpirtin tuaj për dikë që doni. Jeni një njeri qëpërherë keni një frymzim, një idë, një opinion dhe në të vërtet vecoheni për idet tuaja creative…

Dramatizoni ndjenjat tuaja, vareni nga ndjenjat për të tjerët, nuk mundeni lehtë të kapërceni situate që ju lënduan dhe shume caste përfshiheni në një lëkundje emocionale që ju ngatërron dhe nuk ju lë të bëni hap më poshtë. Do të ketë dhe caste ku do të kuptoni se ajo që donit, ose ajo që besonit, nuk ishte e vërtetë dhe në realitet ashtu si e mendonit.Keni lidhje shumë të madhe sentimentale me mamanë dhe në përgjithësi me familjen tuaj dhe jeni të njohur për kujdesin tuaj por dhe aftësinë të dëgjoni ndjenjat e personave rreth jush.

Dhjetditëshi I Tretë I Peshqëve: 10-20 Mars

Planeti Udhëheqës I Shenjës së Zodiakut dhe Dhjetditëshit: Neptuni dhe Plutoni

Peshqit e dhjetditëshit të tretë, janë më të fortët nga dhjetditëshat e tjerë; ka shumë nëncështje shpirtërore, është shumë I fuqishëm, paralelisht ama është mjaft I pakuptueshëm dhe I fshehtë për personat që e rrethojnë.Nëse atëher bëni pjesë në këtë dhjetditësh të Peshqëve, qartazi keni ndjeshmëritë, kreativitetin, frymzimin por edhe imagjinatën që janë elementët që ju ofron Neptuni I cili është udhëheqësi I shenjës tuaj, nga ana tjetër ana keni këmbëngulje, kokfortësi, fuqi, vendosshmëri dhe konkurencë që ju ndihmojnë të veconi, të zhvilloheni dhe tëringriheni pas c’do vështirësie.Në jetën tuaj veproni gjithmonë me pikëpamje, me qëllime, me ëndërra, dhe pritshmëritë cilat nuk I braktisni por luftoni për t’I bërë realitet.Jeni Pëshq që keni etje për pushtet dhe keni të gjitha mundësitë për t’ja dalë t’I arrini të gjitha keto dhe një vënd të fuqishem profesional.

Degjoni dëshirat e botës, veproni gjithmonë me instikt, keni qëndrime konkuruese, I paraprini gjithmonë të keqes por akoma dhe nëse ju qëllon dicka e pakëndëshme…nuk dorëzoheni.Ekziston gjithmonë një anë e juaja e fshehtë dhe misterioze, të cilën nuk e tregoni askund.Ndoshta as vetes tuaj, sepse ke frikë pasojat.Kjo ana juaj e fshehtë, ju shtyn shpesh herë të mbylleni në vetvete, dhe atëher janë castet ku dëshironi të qëndroni vetëm për tu përmbledhur.

 

 

Shiko gjithashtu