Dashuria pas divorcit
Shumë persona thonë që dashuria është më e mirë kur e provon për herë të dytë. Statistikat tregojnë që divorci është bërë një gjë mëse e zakonshme në jetën e përditshme dhe shoqërinë e sotme plot strese. Divorci përbën një problem për çiftet në ditët e sotme. Duke marrë parasysh këto, duke kërkuar “njeriun e përshtatshëm”, dikush mund të ketë frikë për të filluar nga fillimi, edhe nëse ka harruar rregullat e lojës ose ndoshta të mos i njihte as herën e parë. Lexoni karakteristikat e mëposhtme dhe kushtojini rëndësi këshillave që ndjekin shenjën tuaj për tu ndihmuar në fund me lojën e paparashikuar që quhet dashuri.
Dashi
Personat e shenjës së Dashit dashurojnë tundimin. Nuk ka tundim më të madh sesa të fitosh zemrën e dikujt. Nuk janë të fiksuar me të kaluarën. Personat e kësaj shenje mund ta vazhdojnë jetën e tyre pa problem edhe pas një ndarjeje. Keni lindur fitimtar, kështu e keni të vështirë të ndani jetën tuaj me një person që di të jetë dinamik. Besoni se të gjithë mund të jetojnë dhe të rrezikojnë si ju. Duhet të mbani mend që të gjithë njerëzit janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe të mësoni të respektoni karakterin e të tjerëve. Bëjeni lojën e joshjes një eksperiencë të paharruar. Kur jeni të dashuruar, personat me të cilët jeni dashuruar e dinë. Pasioni juaj për jetën dhe romantizmin do të shënoj jetën tuaj, ndoshta për gjithnjë.
Këshillë:
Lejoni partnerin tuaj të ri të jetë për disa momente drejtuesi i lidhjes tuaj. Aroma e drejtuesit është më e këndshme dhe më argëtuese.
Demi
Praktik dhe maçok shtëpiak. Demi nuk bie asnjëherë me kokë në një lidhje para se ti shohë shumë mirë të gjitha mundësitë. Por e keqja është që pasi të keni mbaruar studimin e personit, ka humbur magjia dhe mbeteni vetëm me ëndërrat e romancës. Nëse i hidhni sytë një personi të ri, atëherë nuk dorëzoheni. Jeni përdorues special i parasë, kështu që partneri juaj nuk ka mërzitje në lidhje me paratë. Ndoshta do të shijojë gjithë komoditetin e jetës si: një jetë e shtrenjtë, veshje, aksesor, udhëtime.
Këshillë: Mos e lejomi kokëfortësinë dhe mendjemadhësinë të bëhen drejtueset tuaja. Mbani mend: është një plus shumë i madh të pranoni gabimet tuaja.
Binjakët
Binjakët janë më të ndjeshëm nga të gjitha shenjat. Dashurojnë shumllojshmërinë dhe ideja e një lidhjeje të re nuk e tremb, përkundrazi përbën një tundim për të. Partneri juaj i vjetër ju thoshte shpesh: “Nuk më kushton aspak rëndësi”. Një nga pluset e shumta që keni është se jeta me ju asnjëherë nuk do të jetë e rëndomtë, sepse gjithnjë tregoni interes për idetë e reja. Mos flisni vetëm ju, lëreni edhe tjetrin të thotë diçka.
Këshilla: Jepini partnerit tuaj vëmendjen e duhur për një orë të caktuar çdo ditë.
Gaforrja
Dashuroni shtëpinë dhe jeni pak me kohën e vjetër. Shumica e Gaforreve jeni të lidhur me të kaluarën për të mirëpritur me lehtësi një partner në jetën tuaj. Kjo është e pafatë sepse ashtu si Peshoret, Gaforret janë në gjendjen e tyre më të mirë kur janë pjestarë të një lidhjeje dhe është e vështirë për ju që të harroni ndjenjat dhe dashuritë e vjetra. Duhet shumë punë nga ana e dikujt tjetër që t’ju bëj të besoni që e tashmja dhe e ardhmja mund të tregohen më të mira se e shkuara. Nëse bindeni, atëherë do ta lini veten të lirë për të jetuar ekspserienca të reja të paharrueshme.
Këshillë: Mos jini të ndjeshëm vetëm ndaj ndjenjave tuaja. Të tregoni edhe ndaj partnerit tuaj të njëjtin mirëkuptim që tregoni ndaj vetes tuaj.
Luani
Luani është i dashuruar. Kur një lidhje merr fund është më shumë se gati për të vazhduar në një lidhje tjetër. Kjo mund të jetë e sigurtë, sepse gjithnjë midis dy lidhjeve duhet një perudhë e shkurtër për të kontrolluar veten. Harroni burimin e gabimeve dhe mos jeni aq egoistë, që të pranoni edhe ju pjesën tuaj të fajit që keni. Për sa i përket romantizmit asnjëri nuk e përdor aq mirë sa ju. Paraja nuk ka rëndësi për një Luan të dashuruar. Por duhet të mbani mend që: kur flakët e pasionit rriten dhe tymi përhapet, atëherë imtësitë praktike të jetës bëhen shumë të rëndësishme.
Këshillë: Duhet të keni parasysh që të shpenzoni shumë për dikë, por nuk është aq e rëndësishme sa ta dëgjoni atë.
Virgjëresha
Të qetë dhe metodikë por mund të keni turp të kërkoni përsëri për dashurinë. Që herën e parë gjërat ishin të vështira. Por edhe pse ju pëlqen vetmia, pse t’ja privoni vetes një mundësi tjetër për të gjetur lumturinë? Keni aftësi organizative mjaft të mira dhe përdoreni këtë aftësi tuaj për të ndihmuar partnerin tuaj, për të vënë një rregull në jetën e tij. Kalojini kufijtë, flisni dhe jepini mundësinë të tjerëve dhe personit tuaj të dashur të zbulojnë sesa interpretues të mirë që jeni. Këtë herë do të mbani mend që shfaqja e ndjenjave është e nevojshme në një lidhje.
Këshillë: Mësoni të kontrolloni dëshirën tuaj për të kritikuar dhe kryesisht të mos e shfaqni.
Peshorja
Nga të gjitha shenjat e ciklit zodiak, Peshorja ka më shumë mundësi që të kërkoj një partner tjetër. Jeni joshës, kështu është e sigurtë që së shpejti do të gjeni partnerin tjetër. Jeni “shenja e shoqërimit dhe e bashkëjetesës”, dhe ndiheni të kompletuar kur keni një lidhje. Jeni romantik dhe ju nevojitet një ambjent harmonik për ta kërkuar atë. Por mos ju nënshtroni kërkesave të partnerit tuaj vetëm për të mos u grindur me të. Duhet të mbani mend që kontradita është thelbi i një komunikimi dhe mund të ndihmoj në përmirësimin e lidhjes tuaj. Që të jeni dakort me përgjigjet e dikujt tjetër, vetëm për të ruajtur qetësinë, do të thotë që ka probleme dhe në këtë mënyrë nuk po i zgjidhni.
Këshillë: Merrni një vendim dhe këmbëngulni tek ai. Mos e çmendni partnerin tuaj duke analizuar të gjitha anët e çdo çështjeje.
Akrepi
Personat e kësaj shenje drejtohen nga pasionet e tyre, për punën, për të mistershmen dhe për kënaqësinë seksuale. Nuk do të filloni një lidhje të re përpara se të kuptoni çfarë shkoi keq te e kaluara. Do ti jepeni kësaj lidhje vetëm kur të bindeni që nuk ka qëllime dhe tendenca të fshehta tek personi tjetër. Edhe pse doni të dini të gjitha sekretet e partnerit tuaj, ju për jeten tuaj jeni shumë të mbyllur. Partneri i ri i juaji së shpejti do të zbulojë që të rrallë janë ata që janë me fat të kenë një partner besnik si ju.
Këshillë: Xhelozia dhe posesiviteti e vetmja gjë që mund të bëjnë është që të shkatërrojnë lidhjen tuaj. Lëreni partnerin tuaj më të lirë dhe mos i vini litarin në grykë.
Shigjetari
Shigjetari tërhiqet nga persona inteligjent dhe jo nga aparenca e jashtme. Interesohet më tepër për ato që beson dhe që të përputhen llogaritë e tyre. Nëse i hidhni një sy të kaluarës së tyre do të shihni që sapo pushoj ti interesojë inteligjenca e partnerit të mëparshëm, lidhja u vyshk. Pëlqeni veprimtarinë dhe aventurat, në të vërtetë dashuroni udhëtimet sesa qëndrimin në një vend. Kur të zgjidhni partnerin tjetër kërkoni për dikë që ta pëlqej lirinë po aq sa ju, që t’ju shoqërojë në udhëtimet tuaja.
Këshillë: Kini kujdes në sjelljen tuaj, nëse do të zbulohet e vërteta, kjo gjë duhet të bëhet me mirësjellje.
Bricjapi
Të lindurit e kësaj shenje ka shumë pak mundësi (bashkë me Virgjëreshën) të kërkojnë partner tjetër pas një ndarjeje. Janë besnik dhe kanë shumë për të dhënë, por kanë frikë nga humbja. E mira është se nuk janë shumë të lidhur me të kaluarën si shenjat e tjera dhe kështu është më lehtë për ata për të bërë një fillim të ri. Në të kaluarën mund t’ju kenë quajtur të ftohtë dhe pa ndjenja. Kërkoni një partner të ri që nuk pret të gjej tek ju “zjarre të ndezura”.
Këshillë: Lëreni partnerin tuaj të shohë pikat tuaja të dobëta, ndoshta edhe për pak. Do të ndiheni edhe ju më mirë. Kjo fytyra e njeriut të pamposhtur është disa herë e lodhshme.
Ujori
Nëse një Ujor qëndron për shumë kohë në një lidhje përbën diçka të rrallë. Një Ujor nëse kërkon për një partner të dytë të ri, kjo është më e veçantë. Sigurohuni që partneri juaj di sesa të rëndësishëm janë për ju shokët dhe qëllimet tuaja. E keni të vështirë ti përkushtoheni vetëm një personi. Gjithashtu do të ishte ide e mirë ti prezantonit të dashurit tuaj shoqërinë dhe planet tuaja, sepse në të ardhmen do të marrë shumë kohë nga dita juaj.
Këshillë: Kushtojini të dashurit tuaj vëmendjen që i takon.
Peshqit
Pak njerëz jepen aq shpejt dhe pa komplekse sa Peshqit. Personat e tjerë tërhiqen nga natyra juaj për ti ndihmuar dhe ti kuptuar të tjerët. Ju thonë të gjitha sekretet e tyre dhe ju me të vërtet e kuptoni se çfarë po kalojnë ata. Çështja është se keni tendencën për ti kuptuar dhe ti ndihmuar të tjerët, por të tjerët mund t’ju shfrytëzojnë. Pa dyshim kur bëni çrregjistrim të lidhjes tuaj të vjetër, e shihni qartë sesa shumë keni dhënë dhe sa pak keni marrë prej tij. Është mirë për ju të gjeni një partner të ri dhe keni nevojë për kontakte të reja me të tjerët.
Këshillë: Dashuria për kafshët të mos e kapërcejë dashurinë për njerëzit dhe kryesisht atë për partnerin.