Cilat aftësi duhet të huazoni nga shenja të tjera të zodiakut

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Shumë herë qëllon të xhelozojmë karakteristikat e një shenje dhe do donim t’i birësonim, dhe të tjera të mos duam të ngjajmë për asnjë arsyje me ndonjë shenjë. C’do njeri është unik, por ekzistojnë disa karakteristika shenjash që do donim të gjithë të kemi, sepse dicka na mungon. Le ti shohim se cilat janë pikat e forta të shenjës tuaj që do donte dikush të ketë, por dhe për cilën arsyje nuk do donte aspak t’ju ngjajë!

Dashi

Në përgjithësi Dashi është një shenjë që e do shumë veten e tij dhe shikon se cili është interesi që ka. Ndoshta kjo është mbrojtja që ka për të mos u lënduar. Ju atë që do të merrni prej tij është guximi që ka për të rrezikuar në situata që i tejkalojnë limitet njerëzore, me energji unike dhe besim.

Demi

Demi e adhuron të shndërrojë mundin e ti në… para, të cilën do ta kursejë në një kasafortë të madhe, që kurrë nuk do të boshatiset. Por ju, mundeni të merrni prej tij fuqinë e brëndshme, kurajon për të zgjidhur cështje të vështira dhe këmbënguljen e tmerrshmë në jetë.

Binjakët

Binjakët janë të njohur se merren shumë me cështje personale të tjerëve dhe i kushtojnë shumë rëndësi cështjeve, që nuk i takojnë. Sikur pot hemi se hyn në toka të huaja. Ndërkohë, ju mundeni të xhelozoni mëndjen e tij, që është gjithmonë në punë dhe të mësoni më tepër nga vrulli i tij.

Gaforrja

Gaforrja i qëndron besnik të kaluarës dhe c’do gjëje që ka lidhje me të. Por mund të shkaktojë ai vetë dhimbje në jetën e tij nga asgjë dhe të kalojë në fazë… qarje. Ka ama një mënyrë për tu kujdesur për gjithcka dhe të gjithë, dhe ti mbrojë brenda degëve të tij, këtë të mbani ju.

Luani

Fuqia dhe vetëbesimi që ka rreth tij dhe për ka i përket jetës së tij, disa herë mundet t’ju bëjnë të ndiheni si qënia njerëzore më egoiste në botë, por e di shumë mirë ku shkon. Në vënd se ta kritikoni, përpiquni të mbani vetebesimin tuaj, por dhe mënyrën që ka për ti parë të gjitha përfekte!

Virgjëresha

 Virgjëresha është një shenjë me shumë gjëra të cuditshme, që ua përcjell dhe personave që i rrethon. Nuk ka ide të hapura, qëndron i fiksuar në besimet e tyre, ndërkohë që shumë herë në xhepat e saj ka gurë. Dicka ama shkëlqen në të: Mbështetja që u tregon të tjerëve, guximi dhe shpirti i tij i pastër.

Peshorja

Për të vendosur të bëjë dicka një Peshore, do duhet të rretullojë shumë herë tokën rreth vetes. Dhe akoma do të jetë në pritje. Por kjo pavendoshmëria e tij, i lejon të mos bëjë lëvizje të nxituara dhe gabime. Përse të mos e ndiqni dhe ju këtë?

Akrepi

Shenjë erotike, që shumë herë ndërhyn akoma dhe në limitet e vetes së tij dhe i lë të tjerët prapa. Prioriteti i tij më i madh është se një cast rënieje për të, mund të bëhet lehtë një pikë rilindjeje dhe suksesi. Ndiqeni pasionin e tij me sy mbyll.

Shigjetari

Nuk i merr lehtë përgjegjësitë e tij përsipër dhe ua hedh të tjerëve. Nuk rrezikon kurrë dhe nëse e bën, do të ketë arsyje shumë të rëndësishme. Ndjek gjithmonë instiktin e tij. Nëse e kërkoni më shumë, do të zbuloni se ka një shpirt liberal, që e ndihmon të zbulojë ide të reja dhe të hyjë në eksperienca të reja. Bëni dhe jut ë njëjtën gjë!

Bricjapi

Bricjapit i përshtaten mbiemra si i largët, pa ndjenja dhe i ftohtë. Por nëse e kërkoni më shumë, do të zbuloni se mundeni të merrni prej tij dëshirën e madhe për të punuar që ka dhe anën e palodhur, që e bëjnë gjithnjë të lumtur.

Ujori

Për Ujorin thonë se është një egoist që do gjithnjë të dalë e tija. Nuk shpreh lehtë ndjenjat e tij dhe reagon në gjithcka dhe të gjithë. Por nëse shohim anën e tij pozitive, do të kuptojmë se nevoja e tij për të ndryshuar botën, është e vërtetë dhe lufton për ktë. Kjo është fuqi.

Peshqit

Jeton në një botë që e ka krijuar ai vetë, përpiqet të mbijetojë brënda situatave jashtë realiteti dhe bie përtokë pa asgjë arsyje. Pavarësisht të gjithë cmendurisë, mundet ti braktisi të gjitha dhe të vrapojë tek kushdo që e ka nevojë. Cilado qoftë ora. Dedikimi I tij në personat që do, është unik!

Shiko gjithashtu