C’farë shenje është martesa juaj?

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Ditën dhe orën kur realizoet rituali i martesës, përcaktohet nga astrologu horoskopi i “lindjes” së martesës, që mund të na japë elemente të qarta për rrugëtimin e tij. Madje horoskopi i ditëlindjes së martesës në krahasim me horoskopet e ciftit, mund të japë rezultate të rëndësishme në lidhje me sesa dhe ku do shërbejë ky bashkim të dy personave, që vendosën të martohen. Kështu që, praktikisht dhe martesa shprehet nga një horoskop. Por ashtu dhe tek horoskopi një personi, shenja e tij, shenja e Diellit të tij domethënë, shpreh disa tendenca dhe nuk jep imazh të plotë për personalitetin e tij, ashtu dhe këtu në ktë që do tentojmë të bëjnë më poshtë, të gjejmë domethënë nga data e martesës shenjën e saj, nuk na lejon të nxjerrin rezultate të caktuara, thejsht të keni një mendim në përgjithësi. Për të gjetur dhe ju shenjën e martesës tuaj nuk keni vec se të gjeni datën e saj dhe ta merrni si ditën e lindjes së martesës tuaj. Shenja që ka ditëlindje atë ditë është dhe shenja e martesës tuaj. Psh, u martuat në 25 Dhjetor të cilido viti… martesa juaj është Bricjap, pasi atëher kanë ditëlindje dhe Bricjapët.

 

Nëse jeni martuar nga 20/03 – 19/04 atëher martesa juaj është : Dashi

Nëse jeni bashkuar me premtimet e shenjta të martesës në periudhën kur Dielli ndodhet tek Dashi impulsive, ka shumë mundësi të jeni gjendur në shkallët e kishës (apo të bashkisë) më shpejtë sesa imagjinonit.

Dashuri me shikim të parë, shtatzani e papritur apo thjesht vendim i castit, ky bashkim, zakonisht, ka vulën e urgjencës. Fundja, si cift, nuk ju mungon enthusiazmi, as dhe energji për të shkuar bashkë një hap përpara, duke kapërcyer pengesat dhe rreziqet. Kjo mund të jetë bekim, por dhe burim problemesh, kur vendimet nuk janë rezultat të mendimeve të pjekura, por prodhim impulsiviteti. Ekziston pasion i madh në këtë lidhje. Zënkat e shpeshta përfundojnë në ribashkime të zjarrta. Rutina është armiku juaj më i keq. Do nevojiten gjetje dhe lëvizshmëri për të mbajtur gjithmonë zjarrin e ndezur. Kur erosi largohet dhe ia lë vëndin e tij dashurisë dhe ngrohtësisë duhet të zhvilloni durimin tuaj, të dipllomacisë dhe të masni egoizmin tuaj. Me këtë mënyrë do ruani balancat dhe do siguroni zgjatjen në lidhjen tuaj. Kur ndani një vision të përbashkët apo keni një qëllim, krijoni kombinim të shkëlqyer midis jush dhe jepni veten tuaj më të mirë. Eshtë ndërkohë e nevojshme, midis kësaj lidhjeje të gjeni kohë për pavarsinë tuaj personale. Kështu që kujdesuni, t’ja lini njëri tjetrit këtë hapësirë, për të marrë secili kënaqësinë e angazhimit të tij me aktivitetet e tij. E të pamenduarit dhe impulsiviteti duhet të mbahen nën kontroll në këtë martesë, në fushat e partneritetit, të përditshmërisë dhe menaxhimit ekonomik, në mënyrë që të ekzistojnë zgjajtje të lumturisë tuaj.

 

Nëse jeni amrtuar nga 20/04 – 21/05 atëher martesa juaj është : Demi

Nëse jeni martuar në periudhë Demi, vendimi për bashkimin tuaj është rezultat i një vendimi të pjekur dhe ndjenjave të qëndrueshme. Ka mundësi, ceremonia e martesës tuaj të ketë qënë e mahnitshme, e bukur dhe mbresëlënëse, të cila sa la përshtypjet më të mirë tek të ftuarit. Si cift vlerësoni bukurinë dhe gjërat e shtrenjta, kështu që nuk hezitoni të shpenzoni dicka më shumë për të siguruar cilësinë që keni nevojë. Zakonisht dini pikërisht c’farë doni, përsa ka lidhje me ambjentin tuaj material, nuk bini dakort me asgjë më pak sesa ajo që keni imagjinuar. Shtëpia e përbashkët dhe kopshti juaj janë të planimetruara me shumë kujdes nga ju dhe procedura e krijimit të tyre ju fal lumturi. Martesa juaj ka themele të qëndrueshme, të cilat janë shumë vështirë të kopjohen. I doni zakonet tuaja të vogla të përdithsme, programatizimin dhe rregullin dhe ndaj nevojiten ndryshime të vogla dhe surpriza për të mos hyrë në “rrotat e rutinës habitëse”. Keni nevojë për masë në shijimet ushqimore dhe në ëmbëlsirat që ju tundojnë për të mos u bërë mbipeshë. Mënyrat e mira, mirësjellja dhe seksi i pafund janë të domosdoshme për bashkjetesën tuaj, të cilat sigurojnë gjatësi të martesës tuaj. Eshtë shumë e rëndësihme të jeni njëri në krah të tjetrit, të mbështeteni dhe të keni qëllime dhe interesa të përbashkëta. Mirësia e Afërditës mund t’ju sigurojë një jetë të qetë dhe me kushte, nëse punoni dhe ju drejt atij drejtimi. Duhet të zhvilloni fleksibilitetin tuaj dhe të mësoni të bini dakort midis jush, për të mundur të krijoni kushtet për pajtim kur krijohen debate midis jush. Kokfortësia, sjellja pushtuese, imponimi dëshirës tuaj mund të jenë disa nga problemet që nëse shfaqen në martesën tuaj, do ju trondisin harmoninë dhe do drejtojnë në ftohje midis jush. Për kundrazi, nëse shtoni pak romanticitet dhe adventurë në përditshmërinë tuaj, do keni një mburojë stabile në martesën tuaj, që do t’ju falë dashuri, bashkim dhe fuqi.

 

Nëse jeni martuar nga 22/05 – 20/06 atëher martesa juaj është : Binjakët

Kjo martesë ka shumë nga ato që mungojnë tek shumica. Komunikim! Si bashkshortë mund të zgjidhni c’do keqkuptim midis jush, të analizoni dhe të interpretoni c’do dëshirën tuaj dhe të përmbushur c’do vendim tuajin me biseda të pafundme. Ekzistojnë shumë ngjarje që keni për të tregusar, aq të reja për të ndarë dhe aq ide për të shkëmbyer sa do keni gjithmonë rezerva dhe për ditën e ardhshme. Kjo martesë ka aftësinë të ruajë interesin e partnerit të paulur dhe në jetën e tyre plot me aktivitete të këndshme dhe lëvizje. Të dy, i adhuroni reagime tdhe udhëtimet pasi rinovojnë lidhjen tuaj dhe ju joshin. Jeni shumë social, afroheni gjithnjë nga shoqëri dhe shokë dhe nuk e neglizhoni aspak daljen nga shtëpia. Uljet- dhe ngritjet në faza të ndryshme, harrohen lehtë, sepse nuk kanë rrënjë të thella. Thjesht është rezultati lëkundjeve të humorit tuaj. Në këtë martesë, të dy bashkshortët nuk janë shumë pushtues dhe e kuptojnë nevojën, njeri të tjetrit, të flirtojë pafajsisht bredna një kornize jo të rrezikshme. Në përgjithësi, nuk pësojnë panic nëse nuk kanë partnerin e tyre pranë vazhdimisht. Ndjenja e detyrimeve dhe detyrave nuk u pëlqen në këtë martesë. Ky cift e do lirinë e tij, ajrin e freskët dhe e urren kufizimet e përcaktimet e saj. Kushdo nga të dy imponon përgjegjësi të thella, ka shumë mundësi së shpejti të fillojë të kërkojnë dhe daljen e rrezikut! Kur jeta tregon anën e saj të ashpër, të dy ndihen të ndjeshëm. Kanë nevojë për mbështetje, qëndrim pranë dhe kurajo, nevojën, të cilën ama nuk e shprehin lehtë. Ndani dëshirat tuaja personale dhe përpiquni të ruani identitetin tuaj. Dashuria do jetë fituesi sigurt.

 

Nëse jeni martuar nga 21/06 – 22/07 atëher martesa juaj është : Gaforrja

Martesa që ndodh tek Gaforrja do mund të karakterizohet idealja, pasi përmbyshet me dashuri dhe ngrohtësi, e cila ju lidh me premtimet e forta, të shenjta ciftin. Familja do të thotë gjithcka për të dy dhe duan ta mbajnë të bashkuar, të lumtur dhe mbrojtur. Ky cift është i sigurt kur e ndjen njëri tjetrin pranë. E duan shtëpinë e tyre dhe kalojnë më shumë orë brenda saj. E transformojnë si një fole të bukur- mburojë, me atmosferë të ngrohtë, e pajisin me të gjitha lehtësitë që janë të nevojshme për tu relaksuar dhe të argëtohen. Eshtë shumë e lehtë të harrohen të dy në këtë parasjën e tyre dhe avash avash të vecohen nga ambjenti jashtëm- shokë, të afërm, etj. Do duhet të bëjnë përpjekje të kuptueshme për të mos rënë në këtë kurth. Shoqërimet sociale janë ajri freskët që të gjithë e keni nevojë dhe sigurisht shokët janë të cmuar. Për shkak se ky cift zhvillon një sjellje pushtuese midis tij duhet të mësojë të kërkojë, njëri nga tjetri, hapësirë për t’ja dhënë në aktivitete personale dhe hobi. Për ndryshe, monotonia mund të krijojë atmosferë mbytëse në shtëpi. Eshtë gjithashtu shumë e rëndësihme dhe të dy të guxojnë të shprehin pakënaqësinë e tyre dhe të kërkojnë ndihmë kur e kanë nevojë. Energjia e grumbulluar mund të shpërthejë, nëse nuk e bëjnë dhe ti drejtojë në situata të shpërndara të pakëndshme. Duhet të kontrollojnë qëndrimet e “errta” dhe socializimin e tyre, për të shijuar castet e tyre të bukura, pasi shumicën e herve shkaku i melankolisë nuk mbështetet në shkaqë reale, por në imagjinatën e tyre. Dashuria tyre është e fortë dhe fuqia e saj e qetë, i drejton të dy në plotësimin sentimental dhe fizik.

 

Nëse jeni martuar nga 23/07 – 23/08 atëher martesa juaj është : Luani

Martesa më mbretërore e zodiakut, e pajis ciftin me joshte, stabilitet dhe dashuri. Mundësisht, ceremonia e martesës së tij është shumë e shkëlqyeshme, planifikuar në mënyrë që “njerzit e zakonshëm” të ftuar të ndjekin me frikë bashkimine ciftit, duke krijuar një kujtim që do e mbajnë mend për shumë kohë më pas. Si bashkshortë duhen dhe e respektojnë shumë njeri tjetrin dhe edukata në sjellje nuk ndryshon nga familjariteti që ndjejnë midis tyre. E duan të dy të kalojnë mirë dhe argëtimet dhe harxhojnë para haptazi, për të kënaqur maninë e tyre harxhuese. Më korrekt nga të dy partnerët do duhet të marrë menaxhimin “logjistik” të familjes, për të mos arritur në pikë kur të harxhojnë më shumë sesa fitojnë. Njëri nga të dy gjithashtu, do duhet të bëjë një hap pas dhe të tolerojë, pasi kjo lidhje mbyshet me kokfortësi dhe egoizëm. Secili nga të dy tenton të dojë të bëhen gjërat me mënyrën e tij. të këndshëm, shpirtërorë dhe me humor, nuk e braktisin kurrë shkëlqimin që i rrethon. Këtë shkëlqim do duhet ta kenë të dy, me mundësi të barabarta për ta treguar në shoqëritë sociale të tyre. Romanticiteti nuk duhet të ungojë nga jeta tyre dhe në c’do rast, do duhet darka, përvjetore, dhe festa të festohen me mbrëmje, lule dhe shampanjë. Nuk eshtë e vështirë, fundja të ruajë pasionin në këtë martesë. Erotizmi është i përhapurdhe termometri ngrehet në maja kur shtyhen në apartamentet e tyre të vecanta. Cështja e xhelozisë është pikë e dobët. Krenaria dhe egoizmi i të dë partnerëve nuk përputhet me asgjë më pas sesa plotësimi tradicional i njërit tek tjetri, trup e shpirt. Duhet të bëhen pak tolerantë, të pranojnë gabimet e tyre dhe të kërkojnë falje. Kanë të gjitha gjërat për të gëzuar një martesë të qëndrueshme, plot dashuri që fal lumturi.

 

Nëse jeni martuar nga 24/08 – 22/09 atëher martesa juaj është : Virgjëresha

Të dy personat, në ciftin e kësaj martese, ndjejnë mirkuptim njeri për ankthet dhe ndjeshmëritë e tjetrit dhe mbështeten thelbësisht dhe me vetë-flijim. Nevoja e këtij cifti të sigurojë nga ana materiale dhe të jetojë në një ambjent të organizuar është e madhe, ndaj nuk toleron aspak në c’do gjë që ka të bëjë me rregullin dhe metodat. Respekti, sinqeriteti dhe humori i dy partnerëve të pranojnë midis tyre të metat e tyre, qeveris në lidhjen e tyre dhe ofrojnë hapësirën e nevojshme që e ka nevojë secili prej tyre. Pavarsisht mirkuptimit që kanë për dobësitë e natyrës njerëzore dhe të metat e njerzve, dashuria tyre për perfeksionin, organizimin dhe fiksimin në detaje, mund të krijojë orë të pafundme zënkash. Disa herë, për tu marrë një vendim bëhen biseda maratonë që më shumë lodhin sesa shërbejnë. Në përpjekjen e tyre të korigjojnë njeri element nga karakteri i tjetrit, mund ta bombardojë me hamendësime, të cilat nuk kanë gjithnjë rezultatin e dëshiruar. Në këtë martesë nuk e duan vecanërisht rrezikun dhe e panjohura më shumë i tremb sesa i eksiton. Kështu që ekzistojnë rreziqe të mos dorëzohen në adventurë dhe të paparashikueshmen dhe të jetojnë një përditshmëri pak apo shumë të përsëritur. Detyra dhe puna sado që thjeshtësohen aq më shumë kohë marrin nga argëtimi dhe udhëtimet dhe kjo, tenton ta harrojë këtë cift. Por është shumë thelbësor ama, të gëzojmë jetën, përkundrazi nuk do keni nga askund për të marrë kurajo. Pas duerve të mbyllura, kënaqësia që i japing njëri tjetrit, është e madhe dhe pasioni tyre mund të surprizojë sa i konsiderojnë të përmbajtur dhe “normal”.  Nëse përpiqet cifti të përqëndrojë elemente pozitive të martesës së tij në vënd që të theksojë të metat e saj, vëren se hecën një hap më pranë lumturisë së tij.

 

Nëse jeni martuar nga 23/09- 23/10 atëher martesa juaj është : Peshorja

Do mundej të karakterizohej martesa perfekte, për derisa funksionon e dhëna se të dy personat e ciftit janë të sigurt për ndjenjat e tyre. Ky cift ka dëshirën për të realizuar ëndrrat e tij dhe martesa tyre i jep mundësinë ta bëjnë. Janë idealist dhe adhurues të harmonisë. Transferojnë vlerat e tyre në jetën martesore me rezultat të jetojnë me ndershmëri, drejtësi dhe njerëzllëk, aq sa me partnerin e tyre, sad he me vetë veten brenda lidhjes. E duan jetën sociale, e vlerësojnë bukurinë dhe adhurojnë dialogët shpirtëror midis tyre, por dhe me rrethin e tyre social. Cift elegant që e gëzon jetën e tij, ai që është martuar nën ndikimin e Peshores, e shijon shumë cilësinë e arteve të bukura, di ti dallojë midis shumë zgjedhjesh dhe vlerëson gjërat e shtrenjta dhe luksoze. Janë të gatshëm të durojnë shumë midis tyre, për të mos e thyer balancën e harmonisë së bashkjetesës së tyre. Kjo nuk ka gjithnjë fitimet e pritshme në lidhje, pasi asnjëri nga të dy nuk është plotësisht i kënaqur. Ai që duron, nuk e shpreh dhe vjen në kufinjtë e durimit të tij dhe tjetri nuk ka ide c’farë ndodh dhe pranon vetëm rezultatin e një shpërthimi nga zemërimi mbledhur. Do duhet të jeni më të hapur midis jush, më shprehës në ndjenjat tuaja dhe në nevoja dhe të mos keni turp ta reflektoni. E njëjta pikërisht vlen dhe për profilin e tyre social. Japin shumë rëndësi në imazhin e tyre dhe në bashkimet sociale që mund të presionohen nga gjëra të ndryshme, për të mos u ekspozuar në sy të botës. Por kur balancohen dhe i japing rëndësi thelbit të gjërave, bëhen më të lehtë dhe të dashur. Si të dashur romantik, ndajnë gjithcka sa u kënaq. Balanca dhe dashuria tyre si cift e bën c’do njeri midis tyre më të mirë, me rezultat të përjetojnë plotësim midis tyre më fortë.

 

Nëse jeni martuar nga 24/10- 22/11 atëher martesa juaj është : Akrepi

Nëj martesë që mund të karakterizohet karmike: cifti ndjen se është lidhur nga fati, pasi ndjenjat që përjeton kapërcejnë akoma dhe vetë atë, në tension dhe thelb. Pasioni dhe dëshira seksuale bëhen boshtet udhëheqëse të jetës së këtij cifti të martuarm që tashmë ndjen nevojën për të udhëhequr, njëri mbi tjetrin plotësisht. Shpërthimet e xhelozisë janë mitike dhe tensionet e vazhdueshme derisa cifti të zbulojë balancën e tij. Pasioni i pakontrolluar është elementi që hyn pengesë në qetësinë dhe familjaritet, kështu që misteri dhe zjarri erotik do ekzistojnë gjithmonë në këtë martesë. Dashuria sigurisht mund të transformohet në urrejtje nëse cifti nuk kujdeset të zbusë sjelljet e ashpra dhe të vërë llogjikën të punojë bashkë me ndjenjën e tij. Asnjëri nga të dy nuk do të kontrollohet nga tjetri dhe është një cift, i të cilit kujtimet nuk shterojnë kurrë. Pritet c’do moment ose të gëzohen ose të hakmerren njeri me tjetrin, për një ckujdesi të tij. Liria dhe falja janë dy pika që do duhet të përpunojnë në këtë martesë. Ndërkohë intuita është shumë e zhvilluar midis tyre. Secili kupton menjëherë qëndrimet e tjetrit dhe përpiqet të sjellë në dritë ndjenjat e tij, të ndajë ankthet dhe kështu bën pjesë akoma më shumë në jetëgjatësinë e martesës. Ky cift ka tendencën të…  harrohet mbi krevatit dhe të vecohet nga ambjenti tij shoqëror. Shokët në këtë lidhje “Akrepi” funksionojnë si bravë sigurie. Vlera e kësaj martese është se i jep martesës mundësinë të zhvillohet shpirtërisht dhe personalisht secili ndarazi por edhe bashkë. Qëndrueshmëria, fuqia dhe dëshira që pranojnë si ndikim nga Akrepi mund të ndryshojë jetët dhe personalitetet e tyre, mjafton ato që jenë të gatshme për tu zhvilluar.

 

Nëse jeni martuar nga 23/11- 21/12 atëher martesa juaj është: Shigjetari

Eshtë martesa më optimiste e zodiakut, por edhe më gjallërore. Cifti argëtohet vazhdimisht dhe gëzohet kur udhëton, duke pasuruar eksperiencat e tij nga qasja e tij në botë. Edhe pse e do secili pavarsinë e tij, janë realisht të lumtur duke hecun njëri në krah të tjetrit në jetën e tyre. Madje kur ndajnë të njëjtat vizione dhe qëllime, dashuria e tyre stimulohet në vazhdim dhe rrugëtimi bëhet akoma më interesant. Lidhja është plot sentimentalizëm dhe energji dhe nuk lodhen kurrë. Të dy bashkshortët kanë për të zgjedhur nga një gamë të shumllojshme interesash dhe njohin sesi të rinovojnë lidhjen e tyre dhe të ruajnë flakën e dashurisë së ndezur. Rutina dhe përsëritja e lodhin ciftin, por dhe të gjitha detajet e mërzitshme të menaxhimit familjar. Detyrat e jetës nga ana praktike, do duhet të ndajnë të dy, madje që relativisht herët në lidhje për të mos u përballur me debate mids tyre. Për ndryshe, do duhet t’ja lënë këtë detyrë ndonjë ndihmëse familjare, për të siguruar kohën më të vlefshme të lirë që do t’ju lejojë të merren me angazhime më thelbësore dhe personale. Do duhet të zhvillojnë bashkim ekonomik dhe të mësojnë të investojnë në të ardhmen. E vërteta është se sado të shpenzojnë për të shijuar të tashmne, fati i favorizon gjithnjë dhe i ofron të mirat atje nga ku se presin. Më e rëndësishmja është ama të mos ndjejë ndonjë nga të dy izolim në martesë. Eshtë e sigurt se do përpiqet të “arratiset” me c’do mënyrë.

 

Nëse jeni martuar nga 22/12 – 19/01 atëher martesa juaj është : Bricjapi

Serjoziteti, vlerësimi reciprok dhe respekti janë karakteristikat kryesore të kësaj martese. Cifti drejtohet në lidhje jo nga pasioni i cmendur erotik ( ekanë tashmë konsumuar para së të ngjiten në shkallët e kishës), por më pas mendimit të kujdesshëm dhe vlerësimin e të gjithave rrethanave. Shpesh, kjo martesë shërben ekonomikisht apo socialisht partnerët, të cilët  e marrin serjozisht mendimin e tyre tek treguesi i sigurisë praktike. Janë të gatshëm të punojnë fortë, për të siguruaar një jetë të rehatshme me c’do gjë që nënkupton kjo. Me të njëjtin vrull kërkojnë respect dhe duan shumë njerëz të ketë mendim të mirë për ta. Duhët të përpiqen të relaksohen nga “mali” i detyrimeve dhe të krijojnë hapësirë për psikologjinë e tyre. Jeta nuk është vetëm punë dhe duhet të kujdesen për shpirtin dhe shplodhjen e tyre. Seksualiteti tyre është i theksuar, ashtu si dhe ndjesia e ofrimit dhe mbështetjes midis tyre. Shpesh zhvillojnë aktivitete të përbashkta profesionale, ndërkohë kujdesen të veprojnë në mënyrë mbështetëse dhe të marrin pjesë praktikisht në mbulimin e nevojave të partnerit të tyre. Duhet të shmangin kurthin e tij për të kufizuar veprimet e tyre në bashkime sociale. Zëri i zemrës është këshilluesi më i mirë në veprimet tona dhe jo ato që duhen në shoqëri. Aq më tepër kur këto verime kanë të bëjnë me martesën dhe mënyrën e jetës të një cifti. Cilësia e kësaj lidhjeje pas martese, përmirësohet me kohën si një verë e mirë që zhvillohet ngadalë. Ka shumë mundësi, bregu kësaj jete martesore të vijë në vitet e pjekurisë. Ndoshta ndërtimi i të ardhmes bëhet fiksim në këtë cift dhe përpjekja e vazhdueshme të sigurisë ekonomike dhe rezultate praktike, të personave familjarë, ti lodhin. Bashkimi me premtimet e shenjta të martesës dhe dëshira për sukses brenda saj, arrihet kur midis dy partnerëve ekziston durim dhe qetësi.

 

Nëse jeni martuar nga 20/01- 18/02 atëher martesa juaj është : Ujori

Sado pasion të kenë të dy partnerët e ciftit, është më pak nga shoqëria e thellë që ndjejnë midis tyre dhe ndoshta ajo është që e krijon më shumë dëshirën e partneritetit që drejton në martesë. Ka shumë mundësi të ketë ekzistuar një lidhje e gjatë para se të drejtohen të dy në kishë. Eshtë gjithashtu e mundshme të dy të mos kishin mendime të qarta bashjetese për premtimet e martesës dhe të sillen me një mënyrë të ndryshëm sa ai që pritet normalisht. Bashkshortët gëzohen shumë midis tyre për komunikimin e tyre të mirë dhe të hapur, ndajnë të njëjtat ide dhe ndjejnë respekt për njëri tjetrin, brenda në një martesë jo konvencionale. Kanë nevojë për hapësirën e nevojshme për të zhvilluar interesat e tyre të ndryshme dhe të njohin madhështinë e pavarsisë së jashtme. Ndjenja e drejtësisë, në përgjithësi, shtyn për të bërë përpjekje të mirkuptojnë këndvështrimin e partnerit të tyre, akoma dhe kur ndihen të pakënaqur. Zakonisht i zgjidhin debatet e tyre në mënyrë të kulturuar, pa zënka dhe zëra të lartë. Akoma dhe nëse dialogu drejton në udhëkryqe, është shumë e vështirë të shfaqet një përplasje. Kjo vjen vetëm kur dy anët ndodhen në kufinjtë e tyre. Në përgjithësi nuk është e lehtë të shprehin ndjenjat e tyre, ose negative ose pozitive. Kjo mund të bëhet problem kur njëri pret paqëllim nga tjetri një bisedë të ëmbël, të ngrohtë, e cila nuk vjen kurrë. Duhet të zhvillojnë shprehimin e tyre dhe të mos mbështeten vetëm tek gjuha e trupit. Nëse kujdesen të joshin ndonjëher, njëri tjetrin dhe të mbajë mend dy fjalë dashurie për ti ofruar së bashku me një ledhatim, lidhja bëhet për tu patur zili me themelet e forta dhe karakteristikat “përrallore”.

 

Nëse jeni martuar nga 19/02- 19/03 atëher martesa juaj është : Peshqit

Kjo është një martesë me përmasa përrallore pasi kalon midis realitetit dhe ëndrrës. Eshtë e bazuar në ndjenja, instikte, por edhe shumë imagjinata. Partnerët ndihen të gatshëm të dorëzohen pa kufinj në këtë bashkim fetar. Ekziston një erotizëm shumë i thellë midis tyre dhe instiktet seksuale- dhe jo vetëm- luajnë rol qëndror. Si cift është i gatshëm të sakrifikojë shumë nga gjërat e jetës së përbashkët. Ofrimi i njërit tek tjetri është i vazhdueshëm dhe pa asnjë synim. “Antenat” e ndjeshme të këtij bashkimi martesor i bën të dy partnerët të ftohin situatat, të kuptojnë me intuitë se c’farë po ndodh rreth ambjentit të tyre, sesa të mësojnë me informacione. Kjo është dhe arsyeja që komunikimi midis tyre nuk është i sqaruar dhe nuk mbështetet në llogjikë. Duhet të vendosen kufinj dhe masë midis dy njerzve dhe në lidhje me përrethin e tyre, pasi nuk munden të vendosin në një rregull përparësie prioritetet e tyre. Gjithcka janë të një vlere të barabartë për to. Si cift ka tendencën të ndrihmojë të afërm dhe shokë që ndodhen në nevojën e tyre dhe mund të përfundojnë në viktima shfrytëzimi, nëse bëhen mbështetje e vazhdueshme dhe butoni të tjerve. Eshtë shumë e rëndësishme të krijojnë një bazë të qëndrueshme ekonomike, e cila fal siguri dhe lehtësi. Vendimet rëndojnë me llogjikun nga të dy. Fundja në c’do rast nuk duhet të ndikohen nga persona të tretë. Siguria dhe qëndrueshmëria është vështirë të arrihen në këtë martesë. Pasi ndikimi i Peshqëve në martesë është shumë romantik, shpesh ky cift mjaftohet në dashurinë e tij për të jetuar mirë dhe ju më mirë!

 

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla

www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla

pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë

www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu

Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…

Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale

Ju presim…

 

Shiko gjithashtu