Afërdita në gjashtkëndësh me Uranin... Dashuria ritroket!

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Nga data 10 deri në 15 Qershor, Afërdita tek Gaforrja e ndjeshme do ndodhet në gjashtkëndësh me Uranin, një kënd favorizues për Demët, Gaforret, Virgjëreshat, Bricjapët dhe Peshqit që kanë lindur në dhjetditëshin e dytë dhe për ata që kanë Horoskop apo/dhe planet personal (Hëna, Merkuri, Afërdita dhe Marsi) nga grada e 9 deri në të 15 të shenjave të mësipërme.

Këto ditë ndjeni nevojën të shoqëroheni me persona që ju rrethojnë, me këndin e Afërditës (dashuria, jeta sentimentale, financa) dhe të Uranit (ndryshime të papritura, e ardhmja, zhvillimet). C’farë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se bëni një hap pas nga sentimentaliteti eksagjerues (Gaforrja) dhe dramat, nxirrni sa ndjeni në mikroskop dhe përdorni llogjikën (Urani tek Demi) për ti analizuar. Zakonisht tentojmë të konsiderojmë se ndjenja dhe llogjika janë dy gjëra përplasëse, po këtë periudhë bashkpunojnë vecanërisht mirë.

Por nëse ndodheni në një lidhje me një person shumë kontrollues, që ju xhelozon dhe do të dijë vazhdimisht c’do lëvizjen tuaj, atëher Urani reagues ju bën të revoltoheni përpara c’do lloj presioni dhe në përgjithësi këto ditë doni të merrni disa distancime nga personi që ju intereson, me plot kuptimin e fjalës apo metaforikisht, për të parë ku hecni. Por shoqëritë tuaja janë ato që kanë celsin dhe personat e rrethit tuaj shoqëror bëhen guri mbi të cilin mbështeteni për të biseduar sa ju shqetësojnë në lidhje. Ashtu si gur është për ty dhe astrologu juaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale  .

Duke mbyllur, Afërdita, planeti që lidhet dhe me paranë dhe të ardhurat, sjell mundësi të papritura për të ardhura, falë ndihmës së Uranit të papritur, vecanërisht nëse horoskopi juaj bashkpunon në këtë. Kështu që tani dilni të fituar nga tentative inovative që përfundimisht përforcojnë xhepin dhe portofolin tuaj. Merkuri ama qëndron… në vijë të kundërt!

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla

www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla

pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë

www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu

Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…

Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale

Ju presim…

Shiko gjithashtu