Dashi… Nervat e tij! Ilacet e tij! Dhe një taksi të ikë!!!
1. I lindur udhëheqës dhe pushtues. Një tornado energjie, merret me gjuetinë dhe fitimin e c’do gjëje që I tërheq interesin dhe vëmëndjen. Ama, shpesh humbet shpejtë interesin enthusiazmues dhe orientohet drejt pushtimeve të tjera…
2. Nuk e vuron dot rutinën e një përditshmërie. Ajo i dhëmb në mënyrë të padurueshme kur përsëritet dhe madje pa përfshirë iniciativë dhe aksion. Mizeria, qëndrueshmëria dhe mërzitja, janë situata të cilat i largon akoma dhe me hurdhra!
3. Adventurier, guximtar, novator dhe I fuqishëm, Dashi argëtohet me të renë, të paarritshmen, misteriozen, atë qëështë e vështirë për tu arritur. Sado e vështirë, aq më shumë e dëshirueshme!
4. Dashi nuk ka lidhje të mira me të kaluarën. C’farë iku iku. Jeton në të tashmen dhe për të tashmen. Endërron dhe planifikon të ardhmen e afërt, por dhe nëse nuk delëndërra nuk e humbet ëmbëlsinë e tij. Do të gjejë dicka tjetër more vlla!
5. Impulsiviteti, mendjemadhësia dhe padurimi në sjelljet e tij, e dërgojnë shpesh në gabime, ku shumë prej tyre mund të jenë dhe gabime jete… Mirë do të ishte ama të mos ja kujtojnë, sepse sikur dëgjova se Dashi është egoist, sulmues dhe tekanjoz, kështu që heshtja është flori në këtë rast.
6. E do seksin, seksin e shumtë, të vazhdueshëm, ndryshen, seksin në shumës! Paralelisht, nuk i pëlqen të ndërrojëpartnerë, pasi njëkohësisht nuk i pëlqen dhe rutina. Kështu që… rikarikoni sfidat në pjesë të ndryshme, me stacione të ndryshme, me shumëllojshmëri të brendshmesh dhe imagjinatash për ta mbajtur në shtratin tuaj (në divan, në banakun e guzhinës, në… frigorifer, etj). Nuk do mund, do mënyrë…
7. Nuk I pëlqejnë kufizimet në asnjë fushë të jetës së tij. E dashuron lirinë dhe nuk pranon jo-në si përgjigje. C’do gjë që do ta ketë, duhet ta ketë. Dashi, si një fëmijë i vogël, i shkathët dhe kërkues, do të mbizotërojnë nevojat dhe prioritetet e tij, dhe shumë herë i dërgon të tjerët në cmenduri sepse do duhet ata të rinovojnë prioritetet dhe kufizimet e tyre.
8. Xheloz, udhëheqës, egoist, por edhe bujar, social, I gatshëm, Dashi do kujdej dhe jo presion, do të jeni aty kur ai do dhe jo kur e doni ju, të ju telefonojë për të mësuar gjithcka për ju por e kundërta e nevrikos duke ndjerë se i kërcenohet pavarësia. Do jetë argëtuese, pozitive, me energji dhe volum, ngrohtësi, të qeshura dhe të marrin flakë dyshekët!
8+1. Mund të qajë, por nuk do të përplaset. Mund të ketë xhepa, por me vrima do të jenë. Mund nëse nuk gjen partnerin ideal, të kapërcejë dhe në axhendën e një mashkulli seksi! Mundet të gjitha, sepse është i lindur udhëheqës.
Demi… pak verë, pak det dhe… një racion kallamarie, oktapod të pjekur, barbunia, karkaleca, midhje të ziera, një karavidhe, kunguj të skuqur, patate me djath të grirë mbi të, keksa djathi, sallatë e stinës…sepse nuk është i uritur. Vetëm për të ngacmuar dicka dëshiron. A! dhe për në fund, një akullore Golden Opulence Sundae (sa 1000 lira angleze gota!)
1. Demi, e para shenjë tokësore e zodiakut, ka lidhje të shkëlqyer me materialet. Interesohet për akumulimin dhe mirëmbajtjen e materialeve dhe qëndrishtërinë përmes saj.
2. Kur ndihet I sigurt ekonomikisht dhe nga ana personale, Demi funksionon plotësisht në mënyrë të ngrohtë dhe sensuale. Bëhet më I ëmbël, përkëdhelës dhe partner i dhimsur por edhe prind.
3. Demi zakonisht nuk është për adventura të përkohshme dhe të pakuptimta. Beson në lidhjen thelbësore të partnerëve, në martesë dhe në familje. Dëshiron të mbrojë dhe të mbrohet përmes një qëndrueshmërie të shëndetshme.
4. Plotësohet në jetën familjare me të gjitha elementët e saj, akoma dhe me rutinën e përditshmërisë, mjafton të jeni një person korrekt të pritshmërive tuaja. Dhe sigurisht, të gatuani dhe shkëlqyeshëm…
5. Jeta e bukur, ushqimi I mirë, shoqëritë e mira, një punë e mirë dhe seksi i mirë, janë për Demin ato që kërkon dhe aspiron për tu ndjerë i plotësuar dhe i lumtur.
6. Ka shije sensuale dhe rezistenca lëkundet para një shampanje të mirë, ndjenjës se metaxës, në një restorant të mirë gurme, në një spa me program të plotë si dhuratë, por dhe një tavolinë në llogarinë tuaj…
7. Shpirt kokfortë dhe me pizmë, me ndjesinë e xhelozisë të theksuar dhe të pushtimit. Si kokëfortë ashtu dhe lakmitar. Disa herë do mundej të karakterizohej akoma dhe si vrastar, por në realitet nuk është i keq. Besojini. Të keni durim me të dhe kthejani kurajon tuaj tek forca e mendimit të tij.
8. Lëndohet më lehtë dhe më shumë sesa mundet dikush të marrë me mend, pavarësisht se tregon të tjera dhe ka vendosshmëri dhe vete-kontroll. Kërkon siguri dhe qetësi. Eshtë I durueshëm dhe korrekt. Bujar dhe zemërmadh.
8+1. Demi, nuk është dem në dyqan qelqi. Eshtë dem i shtrirë rehat në tokë pas një racioni të mirë ushqimi, duke shijuar diellin, jetën e mirë dhe disa lopa rreth tij…
Binjakët…Të shes dhe të blej dhe më pëlqen, nuk të ndërroj!
1. Karizmatik në të folur, në komunikim dhe në flirtim, Binjakët e duan të marrin pjesë në c’do gjë që u shfaqet përpara për të folur, të ndajë mendime dhe ti ngrejë vlera përpara syve dhe veshëve të atyre që po e ndjekin.
2. Person vecanërisht aktiv dhe brenda të gjithave, mjafton ato të gjitha të mos përzihen me njëra tjetrën dhe të krijojnë situata të padëshiruara.
3. Si rregull i informuar për shumë cështje dhe tema dhe vecanërisht sigurisht nëse janë të kohës. Shumicat e herëve ama, informimi I tij nuk prek dhe aq në thellësi këto tema.
4. I zgjuar, shpirtëror dhe me perceptim. Ka një mënyrëte tij mendimi që do mundej të karakterizohej- nëse jo I cuditshëm- ndryshe…
5. Binjakët si një shenjë aktive dhe sociale, dëshirojnë dhe me partnerin e tij të jetojnë një energji mendore dhe komunikim. Kënaqësia e mendjes është prioriteti I tij në një lidhje partnerësh.
6. Karakter të përshtatshëm në situate dhe lidhje njerëzore, ama mërzitet lehtë. I pëlqen të kalojë mirë me c’farë angazhohet dhe në c’farë merret.
7. Dëshiron të ndihet dhe të jetë i lirë. Presionet dhe situatat e “mbytjes” mund t’i nxjerrin një karakter kapricoz dhe të kërkojë “c’lirimin” e tij nga to.
8. Shumë e karakterizojnë dikë që bën pjesë në shenjën e Binjakëve si një person me dy fytyra, jo korrekt dhe gënjeshtar. Ama nuk është fiks kjo e vërteta. Eshtë diplomat dhe me tendenca balancimi të situatave që disa herë mund të shfaqen si me dy fytyra pa qenë ashtu.
8+1. Zakonisht persona fatlum brenda fatkeqësive të ndryshme apo pakujdesive të tyre. Zhvillohen brenda në vështirësi dhe ia arrijnë t’ja dalin nga to pa u lënduar asnjë fëmijë që fle brenda tyre.
Gaforrja… Gaforrja e ka fituar famën e grindavecit dhe të lëkundurit shpirtërisht ndërkohë qëështë më tepër se kaq.Edhe pse është krijesë e vështirë, por ajo që ka nevojë të dalë nga shtëpia e tij është dashuria, siguria dhe ngorhtësia shpirtërore.
1. Aftësia e shkëlqyeshmë intuitive që ka, do t’ju japë zgjidhje aty ku shihni errësirë. Nuk ekziston këshillues më i mirë se një Gaforre.
2. Nuk do të mërziteni kurrë, sepse humoret e tij ndryshojnë shpejtë. Shumëllojshmëri të ekzistojnë!
3. Frymëzimi I tij kalon deri në skenaret e Foskolut. Imagjinata e tij do ta udhëtojë dhe do t’i japë ngjyrë përditshmërisë tuaj.
4. Nuk gjunjëzohet para problemeve, ka fuqi dhe këmbëngulje, pavarësisht faktit se grindet.
5. Eshtë mikpritësi me i mirë. Do t’ju bëjë të ndiheni rehat dhe do t’ju trajtojë me gatimet më tëmira.
6. Nuk do të harrojë kurrë ditëlindjet, përvjetoret dhe data të tjera të rëndësishme. Eshtë besnik dhe vështirë mund të tradhëtoje.
7. Nëse ju vë ne zemrën e tij, do t’ju mbështesë, do t’ju kujdeset dhe do të qëndrojë pranë jush në c’do vështirësi.
8. Janë shumë të ndjeshëm dhe kanë frikë nga vetmia, ëndërrojnë një shtëpi të lumtur me lidhje të forta familjare!
8+1. Ekzistojnë mijëra arsyje ta adhuroni, por ne për arsyje praktike do të kufizohemi në vetëm tetë.
Luani… Luani i njohur si mbreti I zodiakut, shquhet për eksagjerimet, krenarinë por edhe nevojën për shfaqje…Ama është nga natyra e tij optimist dhe kreativ, humori dhe pasioni I tij për jetën e bëjnë të papërmbajtshëm!!!
1. Eshtë i vërtetë dhe i sinqertë, akoma dhe nëse jeton një jetë sipërfaqësore si fenomen, e bën me sinqeritet dhe vërtetësi!
2. Jetojnë për tu argëtuar! Luani është i majave dhe do t’ju cojë dhe ju atje, e mira është se të gjithë kanë një mundësi me mbretin e festive! Ndoshta është shenja më sociale.
3. Luanët janë zemërgjërë ne nivel shpirtëror, ndershmërie por edhe ekonomik. Dhe jo vetëm kur bëhet fjalë për argëtim por kur ekziston një nevojë reale do të jetë nga të parët që do të ofrohen.
4. Nëse nuk luhen flirtimet, kur dashurohen në të vërtetë, rrallë humbasin!
5. Lëvizjet e tij përcjellin fuqi, siguri, ngrohtësi dhe vendosshmëri. Pranë një Luani do të ndiheni me siguri të sigurt!
6. Ka një talent të lëvizë dhe ti ngrejë të gjithë dhe gjithcka të gjallë, enthusiazmin dhe optimizmin e tij, do t’ju bëjë të shikoni jetën me qef!
7. Eshtë dorëhapur sentimentalisht, një Luan nuk ka frikë të rrisë ndjenja dhe sigurisht t’i shprehë!
8. Pasion, fuqia lëvizëse e një Luani është pasioni, pasion për jetën, për dashuri, pasion për gjithcka!
Virgjëresha…-“C’farë shenjë je?”
-“Virgjëresha”
-“Aa.. Ok..sapo u kujtova që kam një punë. Do flasim, nëse është…”
Dhe nëse nuk “është” pothuajse kurrë!
Nëse jo personat më të keqkuptuar të rrethit zodiak, me siguri Virgjëresha është brenda në treshen e parë të keqkuptuarve. Dhe kjo është një tjetër padrejtësi e jetës!
Virgjëresha dhe kujdesi janë pothuajse fjalë identike.Virgjëresha dhe poshtë në tokëështë kusht i pamohueshëm.Virgjëresha dhe humbas në detaje është celësi dhe kyci të kësaj shenje me këmbë në tokë, llogjike, ndershme, sinqertë dhe dashurore.
Nëse kërkon dikush një njeri që jep, një vullkan erotik që zgjohet vetëm për një person dhe me besnikëri, dikë që jeton për të bërë ata që do të lumtur, atë që nuk do ta tallë kurrë, shokun dhe dashnorin bashkë, dhe mama dhe motër dhe dashuri, atëher… po, ekzistojnë disa secrete që mund të ndjekë për të fituar një Virgjëreshë tëëmbël.
1. Jepini kohë dhe hapësirë të njohë mendjen e saj. Nga aty fillon fundja gjithcka për një Virgjëreshë. Zgjuarsi, humor, njohuri, shkathtësi. Dhe të gjitha këto pa krenari dhe demonstrime!
2. Qëndroni plotësisht të sinqertë me të! Mundet t’ju falë pothuajse gjithcka, por jo gënjeshtrën dhe nënvlerësimi e mëndjes së tyre. Nëse ndodh dicka e tillë, thjesht përshëndete dhe ikni herët!
3. Bëjeni të ndjejë siguri. Ajo ndoshta është celësi kryesor për të hapur dritaret të hyjë, freskia e Majit! I dhatë siguri? Keni jetë flori! Nuk kushton, ia vlen!
4. Qetësojini siguritë e vogla të saj (kur t’ju lejojë t’i shihni) dhe përforconi vetëbesimin e vogël që ka. Ndjek perfekten për veten e saj dhe aty e humbet pak thelbin sepse perfektja nuk ekziston… nuk I mjafton ama që prek perfeksionin, duhet dhe ta ketë madje!
5. Sigurojeni hyrjen tuaj në mendjen e saj, duke patur një sjellje të përshtatshme, profil të pastër- dhe të vecantë- përgjegjësi fjalësh dhe veprash, aftësi për të paguar dhe disa nevoja patjetër për të mundur t’ju ofrojë sa më shumë të mundet. Sepse nëse nuk ofron, c’farë kuptimi ka jeta?
6. Shmangni gjuajtjet direkte të interest seksual, sepse do të trembet- pasi fillimisht ta kritikojë nga jashtë- dhe do të humbisni eksperiencën e një dashnori vullkanik me shumë imagjinata të guximshme që lehtësisht mund ti vejë në një rregull, nëse keni fituar besimin e tij dhe e ke bërë të ndihet I sigurt.
7. Injoroni sa mundeni tendencën e lehtë që ka për të vendosur gjërat apo/dhe tema, brenda në një kornizë të kufizuar, autoritare dhe disi psikologjikisht të detyrueshme. Dhe në fund, dmth, sa e keqe mund të jetë të jenëgjithcka në një rregull?
8. Lejojini të kujdeset për pothuajse gjithcka për ju. Ju mund të mos dini dhe ti bëni si duhet… Mësoni ama! Sepse as ka për t’ju munguar gjë, por një vrarje ndërgjegjie ka për t’ju përshkiuar nëse nuk ndihmoni. Vec nëse ofroheni të ndihmoni, kështu do të hyjë në fuqi shprehja “mjafton fjala e mirë”, dhe kështu as mace as dëm, sepse përsëri ju do të dilni të fituar dhe ai/ajo e lumtur që do të ketë lumturinë të kujdeset për ju dhe ti bëjë gjithcka perfekt!
8+1. Di shumë mirë të qëndrojë vetëm.Eshtë i pavarur, autonom dhe autoritar. Kështu që do duhet të jeni dicka shumë e mirë për të mundur të menaxhoni këto funksionet e tij/saj të shkëlqyera dhe t’ju falë hapësirë në mëndjen dhe zemrën tuaj.
Peshorja… Kitarist apo dramer?
Kikin apo Kokon, cilën të zgjedh?
Should i stay or should I go?
Jo, nuk janë thejsht këngë këto.Janë thjesht një telash për një Peshore, që me vendimet ka një vështirësi.Por, kjo nuk është gjithmonë e keqe nëse e sheh dikush monedhën nga ana e tij tjetër.
1. I pëlqen të pëlqehet. Elegancë, kujdes, modë dhe pak narcisizëm. Admiroje, komplimentoje, thuaji se e bën modën akoma më tërheqëse.
2. I urreni zënkat dhe tensionet, kur vecanërisht i shkaktoni ju. Për atë vetë bën një përjashtim, kur gjëndet në situatë të dalje emergjente nga veshjet e tij modern.
3. Person social që nuk e duron vetminë. Shoqëri, shaka, qeshje deri në ato nevriket. Dhe kjo ndonjëherëështë mbëtuese, kur për shëmbull fik zjarrin në debatet e të tjerëve dhe njëkohësisht tërheq dhe vëmëndjen mbi vete (1gur, 2 zogj).
4. E do flirtimin, dashurinë, lidhjet dhe partneritetin, dhe kur vështirësohet të vendosë se në cilin person t’i ofrojë të gjitha këto, zakonisht lëviz në situata paralele duke patur aftësinë e madhe për të fshehur gjurmët e tij.
5. Zakonisht është pajtues dhe kompromentues. Duket se hap rrugë në shumë situata, por e vërtetamdodhet diku në mes sepse fillimisht tema është të vendosë nëse duhet të përfshihet në zënka apo të injorojë atë që e ka besdisur derisa të vendosë, kalon ora dhe të gjithë shkojnë të shtëpitë e tyre!
6. Vështirësohet të shprehë atë që ndjen, pothuajse në të gjitha fushat. Dhe kjo nuk ka të bëjë me aftësinë e shprehimit të një Peshoreje, por sapo ta marrë vendim se c’farë ndjen dhe nëse do ta shprehi.
7. Eshtë pak përtac dhe paksa dembel. Por, nëse është për t’ju bi dur se nuk duhet të shkojë në supermarket, nuk dorëzohet të bëjë deri dhe skena të bukura!
8. Synon të jetë I drejtë por dhe të ketë gjithmonë të drejtë dhe këtë përpiqet ta arrijësa herëtë ketë nevojë të ndryshojë mendje dhe opinion derisa të vendosë c’farë mendimi të ketë për të patur të drejtë dhe të jetë i tillë (kush u ngatërrua????)
8+1. Shquhet për pavendosmërinë e tij, por nuk është fiks kështu.Thjesht i përmbahet deri në pikën e fundit të gjakut të tij, të drejtën e tij për tu konsideruar mendimi I tij si I përhershëm dhe të vazhdueshëm. Ku është gabimi do me thënë?
Akrepi… I mbivlerësuar apo i keqkuptuar një Akrep?
Me siguri ama, misterioz.
1. Nuk ka rëndësi nëse janë bojqielli, jeshile, kafe, gri apo akoma dhe kuqe(!), të vogla apo të mëdha, në formë bajame apo qershie (!), kur t’ju shohin sytë e një Akrepi, do ta ndjeni… Do ndjeni dicka t’ju përshkojë dhe t’ju thellësohet në shpirtin tuaj si urithi nën tokë. Shikim depërtues dhe ndoshta dhe hulumtues rinqethës, vecanërisht nëse jeni personi që i tërhoqët vëmëndjen.
2. Nëse nuk quhet Akrep, do mundej të quhet elefant! E tillëështë memorja e tij. Nuk harron dhe vecanërisht nëse ajo që ka ndodhur e ka ulur, ofenduar, nënvlerësuar dhe në përgjithësi është mbi të. Në momentin përkatës, kur të vijë…sepse do të vijë! Dhe nëse nuk vjen, do ta sjellë! Atëher do të kujtoheni dhe ju atë që ska harruar kurrë Akrepi, dhe do të lëndohesh.
3. Seksi dhe kush të durojë! Sensual, erotik, seksual, akoma dhe nëse nuk duket më shikim të parë… Mjafton të bëhesh synimi tij!
4. Mos prisni t’ju hapet. Mban një vend të lartë midis misterjozëve të zodiakut. Gjithashtu, mos prisni të mos u hapni ju! Tjetër njëra dhe tjetër tjetra! Si në njërën, si një tjetrën mënyrë, do duhet të “zhvisheni”, nëse doni t’i përmbaheni mendjes tuaj. Në të vetmen që mundeni të ndiheni të sigurt se do të happen është seksi.
5. Xhelozon, xhelozon dhe xhelozon shumë! Pushtues dhe xheloz mbi personin qëdo, ndoshta dhe më shumë se duhet.
6. Kërkon nga ju të njëjtin besim dhe dedikim qëështë I gatshëm të japë dhe mos mendoni të veproni ndryshe, sepse kacabunjtë e Akrepit nuk dihen…
7. Pasion, pasion, pasion dhe pasion! Në c’do gjë që do dhe nuk do, pasionohet. Me pasion do t’ju fitojë, dhe me pasion do t’ju refuzojë. Me pasion do t’ju dashurojë dhe me pasion do t’ju ngacmojë…
8. Personalitet të fortë dhe fuqishëm që nuk është I lehtë të gjëndet në situata të vështira. Akoma dhe nëse ngarkohet nga pasiguri, kujdeset të mos bëhen të kuptueshme dhe shfrytëzuese.
8+1. Konsiderohet si hakmarrësi i zodiakut dhe kjo është pjesa e tij e keqkuptuar. Nuk hakmerret, po, thjesht sistemon gjërat e lëna pezull, me një mënyrë të drejtë, në momentin e duhur dhe për arsyjet përkatëse
Shigjetari… Nëse optimizmi ishte një figurë, atëher e duhura do të ishte figura e Shigjetarit.
1. Nëse të gjithë ne rritemi ditë pas ditë, një Shigjetar do të rritet deri në shtat vitet e tij të para. Më pas, thjesht do të zgjatet! Dhe kjo me siguri nuk do të thotë se është I papjekur. Nënkupton se i përmban të gjitha cilësitë e një fëmije tëëmbël dhe argëtues, që kënaqet me shaka, qeshje, shoqëri, eksperiencat dhe kërkimin e adventurave të reja.
2. Fishkëlleni të lumtur nëse mundeni. Shikoni anën e shndritshme të jetës, suksesin e Shigjetarit. Plot energji dhe humor, përballet pothuajse me c’do situatë të përditshmërisë. Akoma dhe kur rrallë do tu bjerë psikologjia, pothuajse as nuk do ta kuptojnë të tjerët, dhe sa për vetë Shigjetarin, me njërën apo me tjetrën mënyrë, do ta kapërcejë shpejtë dhe do të vazhdojë me të njëjtin humor “lojën” e jetës.
3. Nuk i pëlqejnë presionet, akoma dhe nëse vijnë nga rrobat e tij, pasi dhe vishet pa interes për gjëra firmato apo të modës dhe preferon thjesht të jetë e rehatshme. Cilës fëmijë fundja i pëlqen? Vepron me ritme të qeta, të pavarura dhe enthusiaste.
4. I drejtë, i sinqertë, i ndershëm. Tifoz besnik i: “këtë që mendoj-ndjej-konsideroj”, do ta shprehë me plotë drejtësi, deri në nivel sa shkakton dëme! Kështu qëpasi e vërteta është e hidhët, mirë do ishte të ekzistojë në xhepin e bashkëbiseduesit të Shigjetarit, një karamele e ëmbël për të shkuar idhtirat poshtë…
5. Shpirt i lirë në të gjitha aspektet, sesi mendohen, shprehen, veprojnë. I pëlqejnë udhëtimet, eksperiencat e reja, adventurat dhe aktivitetet. Jeton si një zog I lirë dhe jo kanarinë në kafaz! Vetë-kufizohet ama, kur dashuron dhe do vërtetë, atëher është besnik ndaj dashurisë së tij.
6. Fatlum!!! Shigjetari bën pjesë në shenjën më fatlume të zodiakut. Ka borxhe kudo? Dicka do të ndodhë dhe do e gjejë anën! Bungee jumping duke u lidhur me litar elastik? Do të shpërthejë në tjetrin! Ndoshta kështu e shpërblen universin me optimizëm dhe lumturi… kush e di?
7. Joshës, atletik, me humor dhe socializim. Shok besnik, por jo me shumë të ngushtë.
8. Ndonjëherë naiv, i pakujdesur dhe i pamenduar, i paduruar, me një dozë papërgjegjshmërie dhe egocentrizmi, të paqendrueshëm dhe të matur. Dmth, pothuajse të gjitha karakteristikat e një fëmije!
8+1. Dy shprehje I përkasin një Shigjetari: a) fëmijë i cmendur, plot lumturi dhe b) nëse keni fat, merreni dhe mbarësi pacit. Dhe një Shigjetar, nuk hecën thjesht, por vrapon me atë bateri që kur të tjerët ndalojnë, ai vazhdon!
Bricjapi… Martesë e Bricjapit me Aspiratën me qëllim “Unë-n”!
1. Person me aspirata të larta. Punon fort për të plotësuar synimet dhe planet e tij. C’do mënyrë dhe mjet që shërben në plotësimin e aspiratave të tij, është e mirëpritur. Synimi fundja, justifikon mjetet.
2. Ndodhet në një lidhje të vecantë dhe të ngushtë me kohën. Lëviz me metoda dhe në kohë të duhur. Koha është para dhe nuk ka kohë për të humbur një Bricjap.
3. Nuk i pëlqejnë shpartallimet dhe harxhimet e panevojshme. Ekonomist mbi mesataren, I vendos paratë atje ku realisht konsideron se ia vlen të vendosen, për ndryshe nuk ka arsyje të largojë paratë nga portofoli apo llogaria e tij.
4. Gjërat për një Bricjap janë më të thjeshta se të thjeshta. Nëse duhet dicka të ndodhë, atëher duhet të ndodhë. Dominohet fuqishëm nga ato që duhen dhe nëse gjen arsyje për të ndodhur dicka, atëher do kujdeset të ndodhë dhe të shërbehet arsyeja.
5. Dinak me shprehimin e ndjenjave të tij, por dhe për aq sa I përket situatave të kaluarës. Nuk hapet lehtë në rrëfime dhe mban për veten e tij përjetësisë më të shumta. Pjesërisht sepse ka një doze dyshimi për njerëzit, por edhe sepse do të mbrojë vetveten nga keqëdashësit dhe shfrytëzuesit, që shpesh janë pothuajse të gjithë rreth tij…
6. Vlerë të lartë për një Bricjap përbën familja. Dhe familja nga e cila vjen, por dhe familja e cila do të krijojë kur të gjejë personin plotësisht të duhur për të.
7. Fans të një statusi të lartë ekonomiko-social, I pëlqen të ndodhet dhe të rrethohet nga persona të këtij ambjenti, por dhe të përshtatet dhe ai vetë në këtë status. Vepron reciprokisht kështu që pozicioni I tij në shoqëri të pasqyrojë një person ambicioz dhe më të lartë, me shokë dhe partner të një ragu të lartë.
8. Punëtor, racionalist, I disiplinuar, me element të theksuar konservatore dhe me një fortësi në veten e tij dhe të tjerët, Bricjapi kërkon gjithnjë më të mirën për atë dhe personat që do.
8+1. I pëlqen mos flasë shumë.I pëlqen të shohë lart… dhe atje dëshiron të arrijë. Shumë herë me cmimin e hidhët të vetmisë…
Ujori… Po ndiqni të pakapshmen?Ju pëlqen ajo e papajtueshme apo/dhe e papritura?Ndoshta keni një tendencë budallalliku dhe paranoja juaj e shfaq? Nëse po, atëher urdhëro Ujori!
1. Ndoshta nga shenjat më të vështira të zodiakut. Një kal të pathyeshëm në samarin e tij, që pothuajse kurrë nuk di askush c’farë vendi do të gjëndet.
2. Eshtë I aftë të shokojë personat rreth tij c’do moment me zgjedhjet dhe sjelljet e tij. Askush nuk e di c’farë e pret nga njëra ditë në tjetrën me një Ujor.
3. Revolucionar me c’do kusht, I pëlqen të jeotjë midis aksionit. Idealist, me synime dhe intelekt të tepruar.
4. Interesohet për cështje të rëndësishme të jetës. Një nga temat që do bisedonte në një ditë të thjeshtë i gjendur mës miqsh, do mundej të ishte shtëpia juridike të Venezuelës së djathtë shkencore në të djathtën e imigrantëve politikë bërthamorë. Qetësohuni…
5. Nga ana erotike, nuk i shfaq ndjenjat e tij, por hapet lehtësisht nëse bëhet fjalë për dicka që lidhet me botën, njeriun, florën dhe faunën.
6. Thellë beson se partneri më i mirë do duhet fillimisht të jetë shokë dhe me pas dashnor. Nuk pushtohet lehtë por as dhe me mënyra të zakonshme. Tregues i rëndësishëm për të zhvilluar një lidhje përbën mendja tjetrit dhe interesat e tij. Njësoj dhe për të qëndruar në të…
7. Joshës, me veshje të vecantë por edhe shokuese nëse dëshiron për ndonjë arsyje t’ju vendosë në një situatë paniku, social me shumë shokë, dhe gjithmonëbrenda gjithckaje të re, innovative dhe prototype.
8. Nuk shquhet për durimin e tij, por ju do duhet të shquheni ama, për të bërë bashkë me një Ujor! Eshtë i aftë t’ju zemërojë pafundësisht herëbrenda një 24-orarëshi pa e kuptuar fare!
8+1. Fluturon në qiell, nuk fluturon orën që tha, nuk qëndron në të njëjtën punë, nuk qëndron diku jeta e tij.Me rregullat dhe ritmet e tij që I kombinon me c’do mënyrë të mundshme të vecantë. Vështirë të mërzitet dikush me një Ujor!
Peshqit…- Po mirë nuk e sheh që po derdhet i gjithë uji nga tenxherja?!
-Cili ujë? Eja të shikosh hënën sesa e bukur është fshehur pas reve, dhe sa shpejtë lëkunden gjethet e pemëve dhe të brëndshmet që ishin të ndera, brenda një nate të ftohtë dhe të errët… Ja atje! Disa kanë ndezur zjarr të ngrohen! Sa e bukur dhe e madhe që duke tai zjarr…
-C’farë thua more?! Thirr zjarrfikësen shpejt! Eshtë shtëpia e komshies që po digjet!!
1. Ka herë që e kalon shumë pikën e botëkuptimit real të gjërave, dhe vecanërisht nëse ndodhet në periudhë kur ka nevojë të kapërcejë përditshmëri të mërzitshme dhe kushtet. Ka aftësinë të vetëmbrohet përmes imagjinatës së madhe dhe të krijojë një botë magjike, ku të gjtiha atje janë më të mira.
2. Shumë shpesh një Peshk mundet të shfaqet pasiv dhe frikacak, si të mos ketë fuqi të menaxhojë një vështirësi apo akoma dhe personat që e rrethojnë në mënyrë praktike, me rezultat të kapet në degët e pavendosshmërisë dhe pasivitetit.
3. Thellë i dhimbsur dhe i ndjeshëm, ngushëllues dhe i sjellshëm për ata që përballen fytyrë me fytyrë me një fatkeqësi, ama me vështirësi balancon dhe ndodhitë e tij.
4. Me parandjenjë të theksuar që rrallë dështon, kështu që nuk gënjehet lehtë për c’farë mund të marrë me mënd. Ruhuni ju që dëshironi të mashtroni një Peshk.
5. Nuk interesohet për lidhje që I mungon thellësia sentimentale. Jepet lehtë me të gjithë tërësinë e tij duke krijuar një botë të tijën që ngjan më shumë përrallore sesa reale, rrezikon shumicat e herëve të lëndohet dhe të përmbysë psikologjinë e tij.
6. I ulët dhe i turpshëm, i ëmbël dhe i kujdesshëm me shumë ndjeshmëri. Pa arrogacë dhe krenari për c’do gjë që arrin në jetën e tij.
7. Dashuria, ngorhtësia, romantizmi janë pikat që e karakterizojnë një Peshk. Adhuron kujdesin dhe ëndërron gjithmonë një botë plot ëmbëlsi dhe ylberë.
8. Nëse gjatë rrugëtimit të jetës i thyhet pjesa sentimentale (dicka që sipas rregullit ndodh pothuajse gjithmonë kur e vërteta I troket derës…), bëhet negative, i prerë dhe të vetmen që do është të mbysë dhimbjen që po I merr frymën.
8+1. “është keq të ndërtosh kështjella në rërë, era do ta shëmbë”. Ama pavarëshisht shprehjes, do ishte më e mirë bota nëse do ishte ndërtuar ashtu si e krijon një Peshk në imagjinatën e tij dhe dëshiron nga thëllësia e zemrës së tij…